Skip to main content

Pyetje të shpeshta

Platforma digitale Raiffeisen ON është shërbimi elektronik bankar i ofruar nga RaiffeisenBank, përmes të cilit ju mund të bëheni klient i bankës, kryeni veprime të ndryshme bankare duke përdorur kompjuterin, tabletin ose telefonin tuaj celular. Ju mund të kontrolloni llogaritë, fondet e investimit dhe kreditë në kohë reale, ose të transferoni para kundrejt llogarive në Raiffeisen Bank, në bankat e tjera në Shqipëri ose jashtë vendit: transferta, pagesa të faturave utilitare, rimbushje e numrit të telefonit, pagesa/ rimbushja e kartës se kreditit dhe më shumë.

Për të marrë këtë shërbim ju duhet:

1. Të dispononi të paktën një llogari rrjedhëse pranë Bankës sonë

2. Të aplikoni online ose të paraqiteni pranë një dege të Bankës për këtë shërbim

Për t’u regjistruar në aplikacionin mobile Raiffeisen ON ndiqni hapat:

1. Klikoni në butonin “Regjistrohu”

2. Plotësoni të dhënat personale të deklaruara në bankë (emër, mbiemër, nr personal/ID, nr celular, e-mail).

3. Vendosni numrin 6 shifror që ju vjen me SMS në telefon.

4. Krijoni Emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin

5. Krijoni PIN 4 shifror që do ju duhet për tu hyrë ne aplikacion dhe për të konfirmuar pagesat.

6. Klikoni butonin Aktivizo

Po, cdo individ mund të bëhet klient i bankës Raiffeisen Bank duke celur një llogari online nëpërmjet aplikacionit Raiffeisen ON.

Ju mund të aplikoni për Kredi personale ne aplikacionin Raiffeisen ON në cdo moment 24/7. Akseso menunë "Apliko për Produkte" për të kryer aplikimin tuaj.

Ju duhet të jeni shtetas Shqiptar, me banim dhe punësim brenda territorit të Shqipërisë.
Ju duhet të keni të ardhura nga paga, të cilat duhet të jenë të siguruara.
Nëse jeni te punësuar në institucion shtetëror, mjafton një pagë e plotë e kredituar në llogarinë tuaj (në Raiffeisen apo bankë tjetër)
Nëse jeni te punësuar në institucion privat, mjafton të keni minimalisht 6 paga të siguara (të kredituara në bankë ose jo)

Nëse jeni një pagamarrës në bankën Raiffeisen ju nevojitet vetëm Certifikata familjare e muajit të fundit, e cila duhet të jetë e shkarkuar nga E-Albania.
Nëse nuk e merrni pagën në bankën Raiffeisen, dokumentat e kërkuar jane:,- Certifikatë familjare, - Deklaratë të ardhurash, të cilat duhet të jenë shkarkuara nga E-Albania në muajin e fundit, -Kartë identiteti e vlefshme.
Akseso tani aplikacionin Raiffeisen ON - Apliko për produkte dhe kryeni aplikimin tuaj.

Aplikimi për Kredi në Aplikacionin Raiffeisen ON ështe tërësisht online. Pasi ju të keni kryer aplikimin tuaj, ju do të Regjistroheni për të firmosur dokumentat e Kredisë Online.
Në momentin që Kredia do të jetë aprovuar, ju do të mund të firmosni online të gjitha dokumentat përkatëse të kredisë.

Në menunë "Apliko për Produkte" ju mund të shikoni statusin e aplikimit tuaj në kohë reale.
Nëse keni paqartësi për statusin e aplikimit tuaj, apo ju nevojitet support për përfundimin e tij, mund të kontaktoni me telefon në numrin: +355 4 2 381 381 ose me e-mail në adresën: digital@raiffeisen.al; Info@raiffeisen.al

Klient I bankës online mund të bëheni nëpërmjet aplikacionit Raiffeisen ON dhe duke ndjekur hapat më poshtë:

1. Shkarkoni aplikacionin Raiffeisen ON nga app/play store

2. Hapni aplikacionin dhe klikoni mbi “Regjistrohu”

3. Plotësoni të dhënat tuaja personale me kujdes dhe vendosni kodin e aktivizimit që ju vjen me SMS.

4. Nëse kodi nuk ju ka ardhur ridërgojeni duke klikuar "Ridërgo kodin".

5. Krijoni kodin PIN për të hyrë në Raiffeisen ON. Dhe vazhdojmë me regjistrimin ne Evrotrust               

       If you do not have a profile in Evrotrust, create it now. Read and accept the Terms and Conditions and click Continue.
       Create the password, which you can use in cases when you forget the PIN  code at Evrotrust.
       Scan the identification document, check and make the necessary  corrections if the data is not correct.
      Now it's time for 'selfie' :) make your face identification. Position the phone's camera in the right place and angle

6. Aplikacioni u aktivizua me sukses. Vendosni kodin PIN që krijuat dhe nënshkruani formën online për të konfirmuar të dhënat tuaja personale.

7. Përfundoni rregjistrimin duke plotësuar disa të dhëna të tjera për te ardhurat dhe vendbanimin

8. Zgjidhni shërbimet të cilat doni të përdorni dhe plotësoni të dhënat për taksat dhe shtetësinë.

9. Tani mund të zgjidhni paketën që është më e përshtatshme për ju dhe vazhdojmë.

10.Përfundoni rregjistrimin duke kontrolluar dhe firmosur të gjithë dokumentat për hapjen e llogarisë tuaj.

11.Mirë se erdhe në Raiffeisen Bank. Përdorim të këndshëm të Raiffeisen ON.

Për t’ju ndihmuar në përdorimin e platformës dixhitale Raiffeisen ON, Raiffeisen Bank ju ofron:

1. Demo/tutoriale që do ju informojnë mbi karakteristika dhe funksionalitete të ndryshme të shërbimit;

2. Shërbimi Teknik me telefon në numrin: +355 4 2 381 3813.

3. Shërbimi Teknik me email ne adresën: digital@raiffeisen.al

Nëse ju i jeni bashkuar shërbimit Raiffeisen ON, aksesi mundësohet në:

1. faqen web: https://24.raiffeisen.al nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit që keni krijuar gjatë procesit të aktivizimit online.

2. në aplikacionin mobile për Android ose iOS (të cilët mund të shkarkohen përkatesisht në Play dhe App Store) nëpërmjet një kodi 4-shifror të krijuar nga ju gjate aktivizimit të mobile.

3. Nëse ju nuk i jeni bashkuar ende shërbimit Raiffeisen ON, ne ju ftojmë të kryeni vetë regjistrimin online ose të paraqiteni në degët tona për t’u regjistruar.

Aksesi në platformë bllokohet për 24 orë. Ju mund të prisni të kalojë kjo kohë dhe të ritentoni të aksesoni me të njëjtat kredenciale, nëse i mbani mend. Ose mund të kryeni nga fillimi procesin e regjistrimit online, duke krijuar kredenciale të reja. Cdo herë që kryeni këtë proces online, të drejtat tuaja do të kthehen “të kufizuara”, dmth ju nuk mund të kryeni pagesa ndaj të tretëve. Për të marrë të drejta të plota, do të duhet të paraqiteni në një degë të Bankës.

Ky error tregon që ju keni të drejta të kufizuara sepse keni kryer regjistrim online ose keni rikrijuar kredencialet tuaja online. Për të marrë të drejta të plota për pagesat ju duhet të kryeni procesin “UPGRADE” brënda në platfomë me ndihmën e kartës së debitit ose të paraqiteni pranë një dege të Bankës.

1. Logohuni në web

2. Klikoni butonin lart në të djathtë ngjitur me butonin log out

3. Pasi ta klikoni do t’ju kërkohet qe të shkruani fjalëkalimin ekzistues

4. Shkruani fjalëkalimin e ri

5. Rikonfirmoni fjalëkalimin e ri

6. Një SMS do t'ju vijë në telefonin tuaj, ju do të vendosni kodin dhe klikoni butonin konfirmo

7. Paswordi i ri tashmë është aktiv

1. Logohuni në platformë

2. klikoni mbi pyetjen “Keni harruar emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin?”

3. Automatikisht do shkoni tek faqja e regjistrimit

4. Duhet të kryeni dhe njëhere procesin e regjistrimit nga e para për të krijuar një emër përdoruesi” apo “fjalëkalim” të ri

*Shënim : Cdo herë që kryeni këtë proces online, të drejtat tuaja do të kthehen “të kufizuara”, dmth ju nuk mund të kryeni pagesa ndaj të tretëve.

Për të aktivizuar aplikacionin mobile Raiffeisen ON ka dy mënyra:
E para: Klikoni në butonin “Regjistrohu” dhe ndiqni hapat:

1. Plotësoni të dhënat personale të deklaruara në bankë (emër, mbiemër, nr personal/ID, nr celular, e-mail).

2. Vendosni numrin 6 shifror që ju vjen me SMS në telefon

3. Krijoni Emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin

4. Krijoni PIN 4 shifror që do ju duhet për tu hyrë ne aplikacion dhe për të konfirmuar pagesat.

5. Klikoni butonin Aktivizo

 

E dyta: Duhet të jeni të regjistruar për shërbimin web (online ose në degë) dhe ndiqni hapat:

1. Logohuni në web

2. Klikoni menunë majtas

3. Klikoni “Aplikacioni Mobile”

4. Klikoni butonin “Aktivizo Mobile”

5. Në telefon do t’ju vijë një kod me sms, të cilin duhet ta vendosni në dritaren e hapur në web

6. Klikoni butonin Konfirmo

7. Në ekranin e kompjuterit do ju shfaqet nje imazh QR (bardh e zi) të cilin do duhet ta skanoni nëpërmjet telefonit tuaj

8. Hapni aplikacionin (tashmë të shkarkuar) në telefon

9. Shkoni tek menuja “Mobile”

10. Përzgjedhni “Aktivizo Mobile”

11. Në këtë moment do hapet kamera e celularit tuaj dhe do e drejtoni tek imazhi QR (bardh e zi) në ekranin e kompjuterit për ta skanuar

12. Krijoni një pin 4-shifror të cilin do e përdorni për të hyrë në aplikacion nga telefoni në cdo moment, në cdo kohë dhe në cdo vend.

Nëse kodi PIN/OTP është vendosur gabim 5 herë, aksesi në platformë bllokohet për 60 minuta. Pas kalimit të kësaj kohe user mund të riaktivizohet me logim të saktë (duke përdorur PIN e saktë). Nëse përseri vendoset PIN i gabuar user do të bllokohet sërish për 60 min dukedhënë një mundësi të dytë për t’u riaktivizuar me logimin me PIN të saktë. Nëse edhe tentativën e dytë dështon elementi i sigurisë bllokohet dhe duhet të paraqiteni në degë për aktivizimin e tij. Nëse nuk e mbani mend PIN dhe tentativa e parë e zhbllokimit dështon, mbas kohës së pritjes sugjerohet të bëhet riaktivizim i mobile app që të mos shkoni ne bllokimin e elementit të sigurisë.

Shërbimi Raiffeisen ON është i disponueshëm 24 orë në ditë për 7 ditë të javës dhe është i aksesueshëm nga cdo vend i botës.

Platforma nuk ka limite për pagesat:

1.  midis llogarive

2. pagesat e Utiliteteve/ Thesarit

Platforma ka limite për pagesat me të tretët në varësi të kanalit në të cilit kryhet pagesa dhe elementit të sigurisë që përdoret, sipas skemës më poshtë:

user profile                  security element                   limit/txn (eur)                daily limit (eur)              channel                 payment signing

 

retail PI                          sms otp                                  3,000                               3,000                                  web                         sms otp

retail PI                         mobile token                          5,000                               7,000                                  web                         mobile token

retail PI                         mobile cronto                        15,000                              20,000                               web                         mobile cronto

retail PI                         HW cronto                              50,000                             75,000                                web                         HW cronto > 15,000 , MB Cronto <=15,000

retail PI                         mobile token                         3,000                                3,000                                 mobile                     mobile token

Platforma dixhitale Raiffeisen On nuk ka komision aplikimi apo përdorimi mujor. Komisioni do të paguhet vetëm nëse klienti do të kërkojë të pajiset me elementë sigurie më të avancuara dhe ky komision është vetëm një herë.

 

Elementi i Sigurisë                          Komisioni

Mobile Token                                    ZERO

Mobile Cronto                                  500 ALL (vetëm nje herë)

HW Cronto                                        8.000 ALL (vetëm nje herë)

Po ju mund të dërgoni numrin e llogarisë / IBAN nga celulari juaj.

1. Logohuni me PIN

2. Klikoni tek menuja në të majtë

3. Zgjidhni Llogaritë në menunë majtas

4. Përzgjidhni llogarinë që dëshironi

5. Klikoni butonin e verdhë poshtë djathtas me shenjën e PLUS +

6. klikoni opsionin “Shpërndaj” dhe IBAN i llogarisë përkatëse do ti dërgohet përfituesit që ju dëshironi (nëpërmjet E-mail; Whatsappp; Viber; Mesazh etj.)

Po, nëpërmjet Raiffeisen ON do mund të kryen pagesa/transferta 24 orë në ditë per 7 ditë të javës.

Për transfertat midis llogarive brenda Bankës, mund të përdoren vetëm monedhat e llogarive urdhëruese dhe përfituese. Për transfertat kundrejt llogarive jashtë bankës apo jashtë vendit, mund të perdoren të gjitha llojet e monedhave të huaja. Në keto raste, lista e plotë e monedhave do shfaqet nëse klikohet tek “monedha” e shumës që do transferohet gjatë plotësimit të transfertës.

Historiku i transaksioneve mund të shfaqet për një periudhë 1 vjecare tek historiku i llogarisë.

Balanca e llogarisë përditësohet në moment pasi bëni një tërheqje nga bankomati.

Përvec mesazhit që do t’ju shfaqet në ekran se “pagesa është kryer me sukses”, ju mund ta gjeni në web dhe mobile vërtetimin e debitimit duke ndjekur këto hapa :

1. Klikoni tek menuja “Pagesat"

2. Klikoni tek "Pagesat e Kryera”

3. Në krah të pagesës do klikoni opsionin “vërtetim debitimi ” dhe do të gjenerohet një dokument ku do shfaqen të gjithë detajet e pagesës së kryer.

Për sigurinë tuaj, është mirë që menjëherë të bëni bllokimin e aplikacionit mobile në një nga mënyrat e mëposhtme:

Mënyra e parë:

1 - Hyni në platformën web

2 - Klikoni në menunë majtas

3 - Klikoni “Aplikacioni Mobile”

4 - Zgjidhni opsionin “Blloko”


Mënyra e dytë:

1 - Telefononi në numrin e vënë në dispozicion nga Banka +355 4 2 381 3813 dhe kërkoni bllokimin e aplikacionit mobile.

2 - Paraqituni pranë një degë të Bankës dhe kërkoni bllokimin e aplikacionit mobile.


Mënyra e tretë:

1 - Paraqituni pranë një degë të Bankës dhe kërkoni bllokimin e aplikacionit mobile.

Në të tre format, aksesi në platformën tuaj mobile do bllokohet dhe askush nuk mund të keqpërdorë llogarinë tuaj. Për të riaktivizuar aplikacionin mobile do të kryeni nga fillimi procesin e aktivizimit në celularin që dëshironi pasi të keni shkarkuar aplikacionin nga App/ Play Store.

Per te marre informacion mbi sigurine e platformes , kliko ketu: https://www.raiffeisen.al/alb/page/siguria-e-transaksioneve-online

Kushtet e punës mund ti shikoni ose shkarkoni në faqen e internetit https://24.raiffeisen.al

1. Hyni në mobile app ose web

2. Sigurohuni të keni të aktivizuar opsionin e vendodhjes

3. Klikoni tek menuja ATM/Degë dhe do t’ju shfaqet harta e ATM/Degëve në Shqipëri

4. Selektoni ATM/Degën në hartë dhe do t’ju shfaqen të dhënat për këtë degë ose ATM

5. Ju mund të selektoni dhe opsionin “Direction” në mënyrë që sistemi t’ju paraqesë drejtimin si të arrini në ATM/Degën e dëshiruar

Jo, si për përdorimin e versionit web ashtu edhe për aplikacionin mobile ju nuk do paguani asnjë komision aplikimi apo mujor.

Dëshirojmë t’ju njoftojmë që për arsye të disa kufizimeve në vend të shkronjave “ë” dhe “ç” përdorni gërmat “e” dhe “c” gjatë procesit të aktivizimit online. Shembull në vend të Ndriçim shkruani Ndricim ose në vend të Engjëll shkruani Engjell.