Skip to main content

Termat dhe kushtet e punës për Bono Thesari

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E KUJDESTARIT

  • Raiffeisen Bank vepron si ndërmjetës/kujdestar dhe mban për dhe në emer të Klientit, një llogari për kryerjen e pagesave dhe arkëtimeve përkatëse të veprimeve me letrat me vlerë të qeverisë. Raiffiesen mban me vete dhe një llogarie të letrave me vlerë të qeverisë në Regjistrin e letrave me vlerë të administruar nga vetë Raifefeisen Bank për transaksionet e kryera në lidhje me këto letra me vlerë.
  • Raiffeisen Bank do të pasqyrojë të gjitha veprimet në regjistrin përkatës lidhur me të gjitha veprimet e bëra në llogarinë e Klientit dhe do të mbajë një evidencë të lëvizjeve nga llogaria e letrave me vlerë të qeverisë të Klientit, si dhe të bilancit të tij në bazë të veprimeve të kryera nga Klienti dhe të dokumentave parësore që i përkasin veprimeve në tregun me pakicë të letrave me vlerë. 
  • Raiffeisen Bank debiton llogarinë e Klientit me shumat që ky i detyrohet, për blerjet e bonove të thesarit sipas llogaritjes bazuar tek vlera nominale e investimit, ditët deri në maturim dhe yield i shitjes së bonos se thesarit në ditën e investimit. 
  • Raiffeisen Bank do të kryejë veprimet në emër të Klientit vetëm në kufirin e shumave ekzistuese në llogaritë e këtij të fundit, duke mos u angazhuar në asnjë rast me fondet e tij personale në llogari të tjera.
  • Raiffeisen Bank nuk aplikon asnjë komision në shitjen e bonove në tregun me pakicë, klientit i aplikohet yield përkatës në varësi të normave të interesit në treg, me të cilin banka shet bonon ku klienti investon. 
  • Klientit i gjenerohet një çertifikatë digjitale në përfundim të kryerjes së transaksionit  të investimit në platformën RON. Certifikata fizike e nënshkruar nga banka, për të njëjtin investim, është e gatshme dhe vihet në dizpozicion me kerkesë të klientit. Certifikata fizike mund të tërhiqet prej klientit në çdo moment, në një nga degët e Bankës Raiffeisen. 
  • Raiffeisen Bank njofton pa vonesë klientin për çdo transaksion tregtar për porosinë e tij, edhe kur kjo nuk i kërkohet nga klienti.
  • Banka Raiffeisen mund të anullojë dhe refuzojë udhëzimet e marra nga ana e Klientit të cilat nuk përmbushin kushtet e përmbajtjes dhe të formës së përcaktuar nga aktet në fuqi.

TE DREJTAT DHE DETYRIMET E KLIENTIT

  • Pronesia dhe te drejtat qe rrjedhin nga letrat me vlere te Qeverise i kalojne klientit  ne castin e regjistrimit të tyre në  llogarine e mbajtur nga Banka si kujdestare  për kryerjen e pagesave dhe arkëtimeve të veprimeve ne emer dhe per llogari te klientit. E drejta e pronesise mbi titujt eshte e transferueshme dhe e trashegueshme.
  • Klienti kupton dhe pranon faktin që letrat me vlerë të qeverisë janë të emetuara në formë të pamaterializuar dhe nuk mund të përfitohen në formë fizike.
  • Për të investuar në bono thesari klienti duhet të ketë në llogaritë e hapura tek Banka Raiffeisen shumën e nevojshme për kryerjen e blerjes së bonos së thesarit dhe që plotëson kushtet për investim (shuma më e madhe s 300,000 lekë, shuma më e vogël ose e barabartë me shumën e nxjerrë nga banka Raiffeisen për shitje në tregun me pakicë, shuma të jetë më e vogël ose e barabartë se fondet e disponueshme që klienti ka në llogari dhe shuma të jetë shumëfish i 10,000 lekë)
  • Klienti ka të drejtë të shesë bonon e tij me kushtin që të ketë të paktën më shumë se një ditë maturim të mbetur
  • Klienti detyrohet t’i paguajë në tërësi dhe në kohë Bankës Raiffeisen shumat e nevojshme për çdo veprim me letrat me vlerë të qeverisë të kryera në platformën digjitale Raiffeisen ON në llogarinë e Klientit.
  • Për këtë qëllim, Klienti autorizon Bankën Raiffeisen debitimin e parevokueshëm të llogarise së tij/saj në Raiffeisen Bank për shumën e investuar ne bono thesari. Klienti është në dijeni të afateve dhe kushteve të investimit dhe do t’u përmbahet atyre.
  • Klienti ka detyrimin të verifikojë të gjitha konfirmimet, ose cfarëdolloj mesazhi të marrë gjatë blerjes online të bonove të thesarit në platformën dhe aplikacionin digjital Raiffeisen ON. Pas përfundimit të këtij proçesi dhe gjenerimit të çertifikates, të dhënat konsiderohen të pranuara nga Klienti.
  • Nëse çdonjëra nga palët nuk ekzekuton apo ekzekuton josaktësisht detyrimet e ndërmarra, pala tjetër mund të kërkojë anullimin e veprimit dhe pagesën e dëmeve të shkaktuara brenda të njëjtës datë valutë deri në orën 15:30.
  • Klienti duhet të ndërmarrë hapa të arsyeshëm për të ruajtur sigurinë e elementeve të sigurisë dhe fshehtesinë e fjalëkalimeve / device lock si dhe për të përdour shërbimin në një mënyrë të sigurtë. Veçanerisht, Klienti duhet të marrë të gjitha masat parandaluese të nevojshme, duke perfshirë, por jo domosdoshmërisht duke u kufizuar në to:
  • Te mos ia perhapë të dhënat personale të tilla si: informacioni mbi leternjoftimin ose pasaportën, adresat ose llogaritë bankare asnjë personi i cili nuk e provon identitetin e tij ose ndonjë faqeje interneti të dyshimtë. 
  • Të mos shkruajë ose regjistrojë fjalekalimin pa e mbuluar më parë atë. 
  • Të mos lërë elementet e sigurisë pa mbikqyrje.

NJOFTIMET

  • Çdo njoftim konsiderohet i kryer në momentin e komunikimit dhe ndëveprimit në platformën / aplikacionin digjital Raiffeisen ON.

MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

  • Banka e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje shumë të rëndësishme dhe është e përkushtuar të zbatojë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet, Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008 'Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale', i ndryshuar si dhe aktet e tjera nënligjore në zbatim të tyre, si dhe Rregulloren Europiane per Mbrojtjen e te Dhenave Personale. 
  • Informacion i detajuar për kategorinë e të dhënave që përpunohen, qellimet, kriteret e perpunimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale nga Banka, gjenden në faqen e internetit të Bankes https://www.raiffeisen.al/alb/ menuja “mbrojtja e të dhënave personale” në linkun  https://www.raiffeisen.al/alb/about/pages/mbrojtja-e-te-dhenave/

JURIDIKSIONI

  • Këto Kushte pune rregullohen nga legjislacioni shqiptar. Të gjitha veprimet e kryera me bono thesari do të respektojnë dispozitat e akteve ligjore në fuqi lidhur me veprimet me letrat me vlerë të Qeverisë. Per cdo mosmarreveshje qe mund te linde mes klientit dhe Bankes,ata bien dakord ta zgjidhin me mirekuptim mes tyre dëhe ne rast se nuk e zgjidhin me mirekuptim, mund t’i drejtohen Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane si organi kompetent per zgjidhjen perfundimtare te konfliktit te lindur.

 

BONO THESARI

Informacion mbi Bonot e Thesarit

Të përgjithshme:

Bonot e Thesarit janë letra me vlerë të borxhit të emetuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave në formë regjistrimi.

Bonot e Thesarit janë letra me vlerë afatshkurtër me afat maturimi deri në 1 vit. Aktualisht në Shqipëri emetohen Bono Thesari me afat maturimi 3, 6 dhe 12 mujore. Afati i maturimit është diferenca në kohë midis datës së investimit dhe datës së kthimit të investimit.

Bonot e Thesarit emetohen në formë regjistri në llogari, që do të thotë se nuk kanë një formë fizike, por investitorit i jepet një vërtetim pronësie, apo vërtetim për transaksionin që bën me to. Regjistri i pronësisë së bonove të Thesarit për individët mbahet pranë Bankës së Shqipërisë, apo një banke tjetër të licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për këtë qëllim.

Llogaritja e interesit të fituar nga Bonot e Thesarit

Bonot e Thesarit shiten me zbritje ndaj vlerës së tyre nominale. Diferenca mes çmimit të blerjes dhe vlerës nominale përfaqëson interesin e fituar nga bonot. Investitori në datën e blerjes paguan vetëm çmimin e blerjes në përputhje me vlerën nominale dhe normën e zbritjes (Yield).

Shembull: Vlera nominale : LEK 300,000.00 Yield : 1.50% Ditët deri në maturim : 364 Çb = 300,000 / (1+ 1.50%/365 * 364) = 295,578.47 Interesi = Vn – Çb = 300,000.00 – 295,578.47 = 4,421.53 Në datën e maturimit, paguhet vlera nominale ose Bonot e Thesarit mund të riinvestohen.

Emetimi i Bonove të Thesarit

Bonot e Thesarit emetohen për herë të parë në tregun primar. Emetimi i Bonove të Thesarit bëhet  nëpërmjet shitjes me ankand në tregun primar të organizuara nga Banka e Shqipërisë në periudha kohë  të rregullta. Ankandet për emetimin e bonove të thesarit kryhen sipas kalendarit perkatës. Ankandet  normalisht zhvillohen ditën e martë, ndërsa emetimi i letrës bëhet dy ditë më vonë, ditën e enjte. Zhvillimi i ankandit njoftohet paraprakisht nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë nëpërmjet publikimit të informacionit në faqet respektive të internetit.

Tregtimi i Bonove të Thesarit (Tregu me pakice)

Bonot e Thesarit janë lirisht të tregtueshme, ato mund të shiten dhe blihen para afatit të maturimit në sportelet e bankave të nivelit të dytë. Tregëtimi i Bonove të Thesarit pas emetimit të tyre bëhet në tregun sekondar.

Tregëtimi mund të bëhet me subjektet e licensuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ku bëjnë pjesë edhe bankat tregtare.

Tregëtimi i Bonos së Thesarit mund të bëhet deri në 1 ditë para maturimit. Interesi i fituar nga Bonot tërhiqet në çdo kohë, duke filluar nga data e investimit deri në datën e maturimit. 

Raiffeisen Bank tregton Bono Thesari me afate maturimi të ndryshme nga portofoli i vetë, i tregtueshëm nëpërmjet të gjitha sporteleve duke ofruar informacion në çdo degë dhe në faqen e internetit për çmimet e Bonove të Thesarit të tregtueshme.

a. Për blerjen e Bonove të Thesarit nga portofoli i tregtueshëm i bankës, nuk aplikohet asnjë komision. Në këtë rast klienti do të paguajë shumën në bazë të çmimit të kuotuar për ditët e mbetura deri në maturim. 

b. Për shitjen e Bonove të Thesarit para datës së maturimit pranë sporteleve të bankës nuk aplikohet asnjë komision. Në këtë rast klientit i llogaritet çmimi në bazë të yield-it të blerjes nga banka dhe ditëve të mbetura deri në maturim. 

Çmimet/kuotimet e Bonove të Thesarit luhaten në varësi të situatës së likuiditetit në treg.

Tatimi Interesi nga Bonot e Thesarit është objekt i tatimit mbi të ardhurat. Tatimi mbahet në datën e maturimit. 

Informimi Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni shërbimin e klientelës në të gjitha degët e Raiffeisen Bank si dhe në formë elektronike në adresën: www.raiffeisen.al