Skip to main content

Termat dhe Kushtet e përgjithshme të Shërbimeve Dixhitale Bankare

I. Hyrje

Keto terma dhe kushte te pergjithshme rregullojne te drejtat, detyrimet dhe rregullat e perdorimit te platformes se sherbimeve bankare dixhitale te cilen, banka ia ofron çdo Klienti qe ka te pakten nje llogari aktive me banken.

Perkufizime:

Termat e veçante te perdorur ne keto Terma dhe Kushte te Pergjithshme kane kuptimin si me poshte vijon:
"Banka dixhitale " eshte platforma e sherbimeve elektronike bankare qe garanton akses ne llogarite bankare te Klientit si dhe ne produktet e tjera duke perdorur faqen web te internetit dhe/ose aplikacionin e shkarkuar ne aparatin celular, ketu e ne vijim referuar si Sherbimet bankare nepermjet internetit dhe celularit (Internet dhe Mobile Banking). Sherbimet bankare dixhitale perfshijne sherbime te tilla si: informacion ne lidhje me gjendjen e llogarise, detaje referuar transaksioneve ne llogari (te), gjendje te llogarise, transferimin e fondeve, pagesen e faturave dhe çfaredo sherbimi tjeter qe Raiffeisen Bank Sh.A mund te vendose te ofroje kohe pas kohe nepermjet platformes se sherbimeve bankare dixhitale.

“Banka dixhitale Internet (web)” i referohet sherbimeve bankare dixhitale te ofruara nga Raiffeisen Bank Sh.a ne favor te Klientit me qellim dhenien e aksesit ne llogarine (te)/produktet nepermjet sherbimit te internetit.

“Banka dixhitale nepermjet celularit (mobile)" nenkupton sherbimet bankare dixhitale te ofruara nga Raiffeisen Banks Sh.a kundrejt Klientit duke i dhene akses ne llogarine (te)/produktet nepermjet aplikacionit te shkarkuar ne aparatin celular te sherbimit bankar.

“Klient” i referohet çdo klienti te Raiffiesen Bank Sh.a i cili ka te pakten nje llogari aktive me Banken dhe ka aplikuar rregullisht per te perftuar nga Sherbimet Bankare Dixhitale.

“Dite pune” nenkupton çdo dite (me perjashtim te te shtunave dhe te dielave) gjate se ciles bankat jane hapur per bizneset qe operojne ne Republiken e Shqiperise. Festat zyrtare nuk perfshihen.

“Pajisja e Klientit" nenkupton te gjitha aparaturat dhe pajisjet e pershtatshme, programet kompjuterike software (duke perfshire te gjitha programet e shkarkuara), kanalet e komunikimit (duke perfshire kanalet publike te komunikimit) dhe pajisjet e aparatit celular te cilat mund te perdorin sistemet operative Android te Google dhe IOS te Apple.

“Sisteme te Pershtatshme Operative” do te konsiderohen te gjitha programet te cilat Perdoruesi detyrohet t’i instaloje ne kompiuterin ose celularin e tij duke perdorur sherbimet bankare dixhitale nepermjet sistemeve operative te licencuara, te perditesuara dhe rregullisht te konfiguruara. Sistemet mbeshtetese operative dhe shfletuesit e programeve te internetit renditen si vijon: IE 9+, Chrome, Mozilla, Opera, Microsoft edge. Aplikacioni i sherbimit celular mbeshtetet ne sistemin Android versioni 7+ dhe IOS versioni 10+.

“Pajisje te zhbllokuara” (Rooted Device) i referohet aparateve celulare me sistem operativ te kompromentuar ose vulnerabel.
“Aplikacione keqdashese” (Malicious Applications) I referohet aplikacioneve te cilet marrin aksese, modifikojne, mbledhin informacione nga aparati celulare i Perdoruesit apo aplikacione te instaluara ne aparatin celular te Perdoruesit.
“Elementet e sigurise“ nenkupton fjalekalimin njeperdorimesh nepermjet mesazhit SMS OTP, kodin PIN, Mobile Token, Mobile Cronto ose Pajisjen fizike Hardware Cronto;

Mobile Cron aplikacioni i autentifikimit i integruar me aplikacionin e sherbimit dixhital bankar te shkarkuar ne celular. Pas aktivizimit, ky element i shkarkuar ne celular mund te perdoret per te autentifikuar perdoruesit dhe per te autorizuar transaksionet nepermjet skanimit te nje imazhi (cronto) me ngjyre ose duke gjeneruar fjalekalimin njeperdorimesh ( OTP).
Hardware Cronto  pajisja fizike jashte pajisjeve te autenifikimit, ku perdoruesi mund te aktivizoje licencen perkatese te sigurise. Pas aktivizimit, ky element i shkarkuar ne celular mund te perdoret per te autentifikuar perdoruesit dhe per te autorizuar transaksionet nepermjet skanimit te nje imazhi (cronto) me ngjyre.

Mobile Token aplikacioni i autentifikimit i integruar me aplikacionin e sherbimit dixhital bankar te shkarkuar ne celular. Pas aktivizimit, ky element i shkarkuar ne celular mund te perdoret per te autentifikuar perdoruesit dhe per te autorizuar transaksionet nepermjet skanimit te nje imazhi (cronto) me ngjyre ose duke gjeneruar fjalekalimin njeperdorimesh ( OTP).
“SMS OTP” (Fjalekalimi njeperdorimesh i derguar me mesazh) nenkupton numrin e fshehte njeperdorimesh qe i shfaqet Klientit ne numrin e regjistruar te celularit, per te cilin Banka prezumon se ka akses dhe dijeni vetem Klienti. Fjalekalimi njeperdorimesh i derguar me mesazh SMS OTP do te perdoret per te identifikuar Klientin dhe do te jete pjese e procesit te regjistrimit dhe aktivizimit te elementeve te tjere te sigurise, si mobile Cronto dhe pajisja fizike Hardware Cronto si dhe per autorizimin e pageses ne faqen web.

“Kodi PIN” kombinimi i te pakten 4 (kater) numrave te percaktuar gjate aktivizimit te aplikacionit ne aparatin celular ose ne pajisjen fizike. PIN –i perdoret me qellim autentifikimin e zhbllokimit te aplikacioneve te celularit dhe te elementeve te sigurise si dhe per autorizimin e pagesave vetem nepermjet celularit.

“Kufizimet ditore” nenkupton volumin e pagesave te urdheruara brenda nje dite (nga ora 00.00 deri ne oren 23.59) qe Klienti lejohet te ekzekutoje nepermjet shebimit bankar dixhital.

“Kufizimet e transaksionit”, nenkupton shumen maksimale te pageses se lejuar per çdo transaksion.

II. Dispozitat e Pergjithshme

2.1 Sherbimet bankare dixhitale mund te perdoren nga çdo Klient i cili ka te hapur nje llogari aktive me banken Raiffeisen Bank Sh.A.

2.2 Me pranimin dhe nenshkrimin e ketyre termave dhe kushteve, Klienti deklaron se Banka e ka pajisur ate me te gjithe informacionin e duhur referuar sherbimeve bankare dixhitale dhe deklaron gjithashtu se eshte pajisur me te gjithe dokumentacionin qe i bashkengjitet kesaj Marreveshjeje. Nenshkrimi i formulareve te aplikimit nenkupton dhenien e aprovimit te Klientit se kupton dhe eshte dakord me te gjitha te drejtat dhe detyrimet qe burojne prej kesaj Marreveshjeje.

2.3 Nepermjet platformes se sherbimeve dixhitale bankare ofrohet nje game e caktuar sherbimesh per te cilat Banka gezon te drejten per t’i ndryshuar ato ne çdo kohe pa ndonje miratim specifik paraprak nga ana e Klientit. Çdo ndryshim apo shtojce e bere ndaj sherbimeve dixhitale bankare te dakordesuara, si dhe sherbimet e reja te ndermarra ose disponueshmeria/mungesa e sherbimeve te veçanta do t’i komunikohen Klientit nepermjet postes elektronike, publikimit ne faqen zyrtare te Bankes dhe nepermjet vete Platformes ose postes direkte, sipas diskrecionit te vete Bankes.

2.4 Me nenshkrimin e ketyre termave dhe kushteve te pergjithshme, Klienti i jep Bankes pelqimin e tij te pakushtezuar si dhe autorizimin e parevokueshem dhe Banka, sipas diskrecionit te saj, per shkak te permiresimeve te metejshme, masave te sigurise ose ndryshimeve ne legjislacionin aktual ne fuqi, mund te revokoje ose ndryshoje transaksionin dhe kufizimet ditore per pagesat e dakordesuara me Banken qe do te ekzekutohen nepermjet sherbimeve bankare dixhitale. Banka do te njoftoje paraprakisht Klientin, te pakten 15 (pesembedhjete) dite perpara, lidhur me çdo revokim apo ndryshim te transaksionit dhe te kufizimeve ditore te vendosura nga Banka nepermjet nje njoftimi me ane te sherbimit bankar dixhital te cilit i referohet kufizimi ditor perkates, nese nje sherbim i tille reflektohet tek kjo menyre specifike e te njoftuarit. Ne te kundert, Klienti do te njoftohet ne adresen e postes elektronike te zgjedhur prej tij ne formularet e aplikimit.

2.5 Nder te tjera, Klienti bie dakord se Banka ka te drejte te vendose kufizime per realizimin e operacioneve nepermjet platformes se sherbimeve bankare dixhitale ne varesi te kerkesave te legjislacionit te zbatueshem, rregulloreve te brendshme te Bankes, ketyre kushteve te pergjithshme si dhe kerkesave per mirembajtjen e sigurise se duhur te vete sistemeve te Bankes.

2.6 Nese Banka vendos te akordoje privilegje per sherbimin e kembimit valutor, Klienti mund te ekzekutoje transaksione me kurs kembimi preferencial brenda llogarive te tij personale. Klienti do te kete ne dispozicion 60 (gjashtedhjete) sekonda per te konfirmuar ose refuzuar kursin e kembimit preferencial te dhene nga Banka. Duke konfirmuar kursin e kembimit te ofruar, Klienti do te jape autorizimin qe llogaria e zgjedhur prej tij te debitohet per ekuivalencen e shumes perkatese te monedhes se huaj te blere ose e anasjellta.

2.7 Transaksionet e kryera nepermjet sherbimeve bankare dixhitale ne favor te llogarive te te treteve (duke perjashtuar pagesat e parashikuara ne nenin 2.8 si me poshte) kerkojne elementet e sigurise dhe Banka nuk do te kryeje urdherxhirime nepermjet sherbimit bankar dixhital ne rast se Klienti nuk permbush kerkesat e autorizimit.

2.8 Transfertat ndermjet llogarive personale ne Raiffeisen Bank Sh.a, ne drejtim te llogarive te Enteve te Sherbimeve Publike dhe Thesarit te Shtetit autorizohen pa ndonje element sigurie.

2.9 Gjate ekzekutimit te ndonje pagese nepermjet sistemit te sherbimeve bankare dixhitale, Banka krediton llogarine/kodin IBAN te dhene nga vete Klienti dhe ne kete kontekst, Banka nuk mban ndonje pergjegjesi e as do te konsiderohet pergjegjese per te rikontrolluar te dhenat e vendosura nese ato perputhen me emrin e perfituesit te plotesuar paraprakisht nga Klienti gjate autorizimit te pageses.

2.10 Banka nuk do te konsiderohet pergjegjese per ndonje dem te mundshem qe rezulton ose ka te beje me gabimet ne transaksion, defektet teknike te çfaredo lloji apo natyre, nderprerjet e linjes, papajtueshmerite me lehtesirat e sanksionuara dhe te administruara nga te tretet, duke perfshire por pa u kufizuar ne to: operatoret e sherbimeve celulare apo dhe furnizuesit private te rrjetit. Klienti do te vishet me pergjegjesi referuar rrezikut te defekteve ne pajisjet fizike hardware ose programet kompiuterike software te vete Klientit apo dhe nga keqperdorimi i elementeve identifikues.
III. Regjistrimi ne sherbimin bankar dixhital

3.1 Klienti mund te filloje procesin e regjistrimit per sherbimet bankare dixhitale nepermjet sherbimit te internetit online ose fizikisht ne Degen e Bankes.

III.i) Regjistrimi ne Dege

Kur regjistrimi behet ne Dege, Klientit i njihen te drejta te plota per te kryer pagesa kundrejt paleve te treta.

III.ii) Regjistrimi Online

Nese Klienti vendos te regjistrohet online, ai duhet te plotesoje te dhenat/informacionin e kerkuar dhe te sigurohet se keto te dhena/informacione perputhen me ato qe ka te regjistruara ne Banke. Ne rast mosperputhjeje te ndonje prej ketyre te dhenave/informacioneve, procesi i regjistrimit online nuk do te perfundoje dhe Klienti duhet te paraqitet ne Degen e Bankes per te perditesuar te dhenat e tij vetjake me qellim qe te regjistrohet korrektesisht ne kete sherbim.
Klienti i regjistruar online do te kete kufizime ne ushtrimin e te drejtave te paracaktuara dhe per te perftuar te drejta te plota duhet realizuar faza e nje autentifikimi shtese. Procesi i marrjes se te drejtave te plota behet duke u paraqitur fizikisht ne Degen e Bankes ose duke kryer nje transaksion me karte debiti nepermjet sherbimit bankar dixhital.

3.2 Ne rast se Klienti ka harruar kredencialet e tij (emrin e perdoruesit/fjalekalimin) per t’u regjistruar ne faqen web te sherbimeve bankare dixhitale, ai mund ti ndryshoje ato duke kryer procesin e regjistrimit online nga fillimi.

IV. Perdorimi i elementeve te sigurise

4.1 Banka do t’i siguroje Klientit SMS OTP (Fjalekalimin njeperdorimesh te derguar me mesazh), nje program kompjuterik i integruar me aplikacionin e shkarkuar ne aparatin celular (Mobile Token dheMobile Cronto) dhe/ose nje pajisje fizike hardware ( Hardware Cronto) per identifikimin dhe autorizimin. Fjalekalimi njeperdorimesh nepermjet mesazhit SMS OTP do te merret ne numrin e telefonit qe Klienti i ka dhene Bankes. Elementet e sigurise Mobile Token, Mobile Cronto dhepajisja fizike Hardware Cronto do te jene te aksesueshme me ane te kodit PIN i cili do vendoset nga vete Klienti/Klientja. Mobile Token, Mobile Cronto si dhe pajisja fizike Hardware Cronto perdoren per autorizimin e transaksioneve.

4.2 Çfaredo apo te gjitha demet e mundshme financiare, humbja e reputacionit apo emrit te mire si rezultat i veprimeve mashtruese dhe/ose sjelljes neglizhente te Klientit gjate kryerjes se sherbimit dixhital bankar, do te perballohen ekskluzivisht dhe vetem nga ky i fundit. Ne kete aspekt, Klienti kupton se kjo pergjegjesi nuk do te kufizohet as ne ato raste kur elementet e sigurise i jane bere me dije te treteve per shkak se Klienti deshton ne ruajtjen e elementeve te caktuar te sigurise sipas udhezimeve te meposhtme te Bankes:

a) Banka keshillon se duhen shmangur kombinimet e thjeshta te fjalekalimeve dhe/ose kodit PIN dhe/ose informacionit personal te tilla si: numrat e telefonit, data e lindjes, ose nje pjese e njohur e emrit te Klientit apo inicialet e tij.

b) Fjalekalimet dhe/ose kodi PIN i perdorur per sherbimin nuk duhen perdorur per te hyre ne sherbime te tjera (per shembull, lidhja me internetin ose hyrja ne faqe te tjera te internetit, ose kodi PIN per kartat).

c) Klienti duhet te ndermarre hapa te arsyeshem per te ruajtur sigurine e elementeve te sigurise dhe fshehtesine e fjalekalimeve/kodeve PIN si dhe per te perdour sherbimin ne nje menyre te sigurte me qellim parandalimin e mashtrimit ose abuzimit. Veçanerisht, Klienti duhet te marre te gjitha masat parandaluese te nevojshme, duke perfshire, por jo domosdoshmerisht duke u kufizuar ne to:

i) Te mos lejoje askend te perdore fjalekalimin ose kodin PIN ose t’ia beje me dije fjalekalimin e tij te treteve, perfshire ketu personelin e Bankes, Policise ose autoriteteve te tjera. Personeli i Bankes nuk duhet ta kerkoje asnjehere fjalekalimin e Klientit. Ne rast dyshimi, Klienti duhet te kontaktoje menjehere Banken ne adresen e dhene ne Nenin 8.2. si me poshte;

ii) Te mos shkruaje asnjehere fjalekalimin dhe kodin PIN lidhur me elementet e sigurise ne asnje akt te mbajtur me te ose qe ka lidhje me te;

iii) Te mos shkruaje ose regjistroje fjalekalimin pa e mbuluar me pare ate;

iv) Te mos ia perhape te dhenat personale te tilla si: informacioni mbi leternjoftimin ose pasaporten, adresat ose llogarite bankare asnje personi i cili nuk e provon identitetin e tij ose ndonje faqeje interneti te dyshimte;

v) Te mos lere elementet e sigurise pa mbikeqyrje. Per fjalekalimin njeperdorimesh te derguar me mesazh SMS OTP, Mobile Token dhe Mobile Cronto pajisjet e perdorura jane perkatesisht aparatet celulare ne te cilin eshte aktivizuar numri i celularit te deklaruar ne Banke si dhe aparatet smart phone ne te cilin eshte aktivizuar aplikacioni i shkarkuar nga celulari dhe per pajisjen fizike Hardware Cronto eshte pajisja fizike perkatese e dhene nga Banka.

4.3 Ne rast se elementet e autentifikimit humbasin ose nese ka dyshime te arsyeshme per te hamendesuar se nje person i paautorizuar mund te kete dijeni per kete proces, Klienti do te vijoje me bllokimin e elementeve te tij te sigurise. Bllokimi mund te behet nga vete Klienti ne faqen e internetit ose ai mund te informoje menjehere Banken ne menyre qe Banka te procedoje per bllokimin e elementeve te autentifikimit dhe per pasoje, hyrja ne platformen e sherbimeve bankare dixhitale nga ana e Klientit, kredencialet e te cilit kane humbur, do te bllokohet. Hyrja do te bllokohet automatikisht ne rast perseritjeje te perpjekjeve per te hyre ne sherbim duke perdorur elementet e pasakte te autentifikimit.

4.4 Ne rast se Klienti konsideron se kredencialet ose elementet e sigurise jane kompromentuar, Klienti gezon mundesine per te ndryshuar emrin e perdoruesit/fjalekalimin, te ndryshoje kodin PIN, te bllokoje Mobile Token ose te fshije aplikacionin Mobile Cronto.

4.5 Rendimenti i pajisjes fizike hardware Cronto garantohet nga Banka per nje periudhe deri ne 18 (tetembedhjete) muaj duke filluar nga dita qe e ka marre Klienti. Ne rast se kjo pajisje shfaq defekte brenda periudhes kohore te siperpermendur, duke perjashtuar çfaredolloj demi fizik, mekanik, klimaterik ose deme qe rezultojne nga perdorimi i parregullt, Klienti do te plotesoje nje kerkese me shkrim te cilen do t’ia drejtoje Bankes me ane te se ciles do t’i kerkoje asaj nje pajisje te re. Nese Banka konsideron se kjo kerkese e Klientit eshte ne pajtim me normat e sigurise, ajo e pajis Klientin me nje pajisje te re Cronto.

4.6 Nese nje pajisje fizike Cronto humbet/eshte vjedhur/peson demtime te pambuluara sipas pikes 3.5, Banka ve ne dispozicion te Klientit nje pajisje te re fizike Hardware Cronto kundrejt pageses se nje komisioni te caktuar ne perputhje me tarifat e miratuara te Bankes.

4.7 Pasi shkruhet ne menyre te pasakte 3 (tri) here rradhazi emri i perdoruesit/fjalekalimi hyres, platforma do te mbyllet vetevetiu per 24 (njezetekater) ore. Klienti detyrohet te prese 24 (njezetekater) ore per zhbllokimin e llogarise ose te filloje serish procesin e hyrjes.

4.8 Pasi shkruhet ne menyre te pasakte 3 (tri) here rradhazi ndonje nga elementet hyres te sigurise (Kodi PIN, fjalekalimi njeperdorimesh i derguar me mesazh SMS OTP, Kodi Token/ Cronto), elementi i sigurise do te bllokohet.

4.9 Klienti mund te zhbllokoje platformen e tij te sherbimeve bankare dixhitale (nepermjet Internetit dhe celularit) personalisht, duke ndjekur udhezimet e Bankes ose duke u paraqitur fizikisht ne nje nga Deget e Bankes.

4.10 Klienti mban pergjegjesi per numrin e celularit qe ka deklaruar ne Banke. Ky numer do te perdoret per te derguar me mesazh fjalekalimin njeperdorimesh SMS OTP i cili perdoret si element sigurie per procesin e regjistrimit dhe ndryshimin e kredencialeve (emri i perdoruesit/fjalekalimi).

4.11 Klienti i pranon elementet e sigurise (fjalekalimi njeperdorimesh i derguar me mesazh SMS OTP, Mobile Cronto, pajisja fizike Hardware Cronto) si nje prove ekskluzive e identitetit te tij gjate perdorimit te sherbimeve dixhitale bankare, pa pasur te drejten qe t’i mohoje ato ne te ardhmen. Me perdorimin e elementeve te sigurise, mundesia e perfaqesimit te rreme nuk ekziston, çka nenkupton se eshte garantuar autentifikimi i besueshem i Klientit.

V. Autorizimi i urdherpagesave

5.1 Pas plotesimit te procedures se autentifikimit/autorizimit (Emri i perdoruesit/fjalekalimi/kodi PIN/ fjalekalimi njeperdorimesh i derguar me mesazh SMS OTP/ imazhi Cronto) dhe plotesimit te te dhenave te detyrueshme te urdherpageses, Banka do te shfaqe nje mesazh me statusin e pageses (Ne proces/Ne pritje te aprovimit nga dega e thesarit/E paperfunduar/Refuzuar).

5.2 Çdo urdherpagese e autorizuar me Banke nepermjet platformes se sherbimeve bankare dixhitale duke perdorur elementet e autentifikimit qe legjitimojne/autentifikojne personin si nje perdorues te vlefshem te kesaj platforme, do te konsiderohet si nje urdherpagese e rregullt, e autorizuar ne emer e per llogari te Klientit nga vete ai. Ne kete kuader, Klienti njeh dhe pranon ne menyre te parevokueshme se do te jete pergjegjes per ruajtjen dhe mosperhapjen e elementeve te dhene te autentifikimit.

5.3 Klienti kupton se duhet te kete fonde te mjaftueshme ne llogarine/llogarite e tij ne Banke per te mbuluar te gjitha detyrimet e tij kundrejt Bankes si dhe per te transferuar pagesat e realizuara nepermjet sherbimit bankar dixhital. Nese fondet ne llogarine/llogarite nuk jane te mjaftueshme per te realizuar urdherpagesen e autorizuar, Banka do te refuzoje ekzekutimin e transaksionit. Transaksioni i refuzuar do te marre statusin “I anuluar”, i cili do te konsiderohet si nje njoftim nga Banka se pagesa nuk do te ekzekutohet. Banka gezon te drejten per te nderprere ose anuluar sherbimin bankar dixhital duke bllokuar kryerjen e urdherpagesave te autorizuara ne rast se llogarite e Klientit nuk jane aktive, jane te bllokuara ose nuk kane gjendje per shkak te detyrimeve te pashlyera te Klientit kundrejt Bankes.

5.4 Klienti mund te autorizoje pagesa ne monedhe te huaj jashte Shqiperise vetem ne pajtim me Rregulloren e Bankes se Shqiperise mbi veprimtarine e kembimit valutor dhe ai duhet ta pajise Banken me dokumentacionin justifikues brenda 5 (pese) diteve pune nga data e ekzekutimit te pageses duke bashkelidhur dokumentat ne sherbimin bankar dixhital. Ne rast te mungeses se dokumentacionit justifikues brenda periudhes se paracaktuar, Banka nuk do te ekzekutoje ne vijim asnje. Banka ka te drejte te akordoje privilegje per sherbimin e pagesave me jashte vendit, ku perdoruesi duhet te verfikoje kushtet e procesimit ne baze te Shtojces 1 te publikuar ne faqen zyrtare te Bankes sipas linkut https://www.raiffeisen.al/images/uploads/default/Raiffeisen_On_Oraret_e_pagesave.pdf

5.5 Banka do te ekzekutoje urdherpagesat e autorizuara ne perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi.

5.6 Urdherpagesat ose transaksionet dhe çfaredo dokumenti tjeter elektronik i derguar nga Klienti nepermjet sherbimit bankar dixhital do te konsiderohen dokumenta te autorizuara e te autentifikuara.

VI. TE DREJTAT DHE DETYRIMET E BANKES

6.1 Banka ka te drejte te bej ndryshime ne keto terma dhe kushte te pergjithshme ne cdo kohe, duke njoftuar klientet, te pakten 15 dite perpara se keto ndryshime te behen te aplikueshme.

6.2 Banka nuk do te mbaje pergjegjesi per ndonje çrregullim ose nderprerje te rrjetit te telekomunikacionit dhe per pasoje, te pavlefshmerise se sherbimit bankar dixhital qe mund te shkaktoje. Banka ka te drejten te mirembaje rregullisht sherbimin bankar dixhital. Klienti do te njoftohet paraprakisht per daten dhe oren e mirembjatjes nga ana e Bankes. Gjate mirembajtjes se zakonshme, sherbimi bankar dixhital do te jete i pavlefshem per Klientin.

6.3 Banka nuk do te mbaje pergjegjesi per ndonje dem ose humbje financiare te drejteperdrejte apo te terthorte qe peson Klienti si pasoje e papajtueshmerise me ndonje prej ketyre Termave dhe Kushteve nga ana e Klientit.

6.4 Banka gezon te drejten per te refuzuar kerkesen e Klientit per kontraktimin e sherbimeve bankare dixhitale ose te heqe kete sherbimi ne çdo kohe, nese Klienti nuk vepron ose ka vepruar ne pajtim me dispozitat Bankare ose ato rregullatore.

6.5 Banka gezon te drejten per te pezulluar ose anuluar sherbimin bankar dixhital duke bllokuar kryerjen e urdherpagesave te autorizuara ne rast se llogarite e Klientit nuk jane aktive, jane te bllokuara ose nuk kane gjendje per shkak te detyrimeve te pashlyera te Klientit kundrejt Bankes.

6.6 Banka gezon te drejten per te zgjidhur ne menyre te njeanshme sherbimin bankar dixhital te ofruar ne rastet si me poshte vijon:

· Kur Klienti nuk i zbaton keto terma dhe kushte si dhe udhezimet e Bankes siç mund t’i kete komunikuar Banka here pas here.
· Ne rast te mbylljes se te gjitha llogarive bankare te Klientit.
· Ne rast se sherbimi nuk eshte perdorur nga Klienti per nje periudhe 6 (gjashte) mujore.

6.7 Pavaresisht sa me siper evidentuar, Banka gezon te drejten te bllokoje menjehere perdorimin e sherbimit ne rast te dyshimit te arsyeshem se kredencialet e Klientit, elementet e sigurise jane kompromentuar ose ne rast te njoftimit te hyrjes se paautorizuar ne llogarine e sherbimit bankar dixhital te Klientit.

6.8 Banka detyrohet te pezulloje perkohesisht ose te mbylle sherbimin, nese Klienti paraqet nje kerkese me shkrim per kete qellim.

6.9 Raiffeisen në mbrotje të sigurisë së klientëve rezervon të drejtën në çdo kohë për të ndërmarrë veprime për të mbrojtur sistemet dhe informacionin e saj nga dëmtimi ose kompromisi i integritetit, sigurisë, reputacionit ose funksionimit. Prandaj, Banka ka të drejtë të kryejë ndryshime në çdo kohë në drejtim të ofrimit të shërbimit, në përputhje me zhvillimet teknike ose në lidhje me masat e sigurisë të zbatuara, të ndryshojë, modifikojë, ose pezullojë Shërbimin e ofruar për një afat deri në 24 ore nëse sipas gjykimit tonë, besojmë se një ndryshim i tillë është i nevojshëm për të mbrojtur klientin ne radhë te parë dhe sigurinë e sistemeve tona. Ndërprerjet e Shërbimit për afate më të gjata se 24 orë, apo në rastet kur lind nevoja e përditësimeve dhe konfigurimeve referuar sigurisë në sistemet e Bankës, klientët e prekur do të njoftohen paraprakisht nga Banka

VII MBROJTJA E TE DHENAVE PERSONALE

7.1 Banka e konsideron mbrojtjen e privatesise dhe te te dhenave tuaja personale si çeshtje shume te rendesishme dhe eshte e perkushtuar te zbatoje kuadrin ligjor ne mbrojtje dhe respektim te tyre, ashtu siç edhe percaktohet ne Ligji Nr. 9887 date 10.03.2008 'Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale', i ndryshuar, si dhe aktet e tjera nenligjore ne zbatim te tyre, dhe Rregulloren Europiane per Mbrojtjen e te Dhenave Personale.Informacion i detajuar per kategorine e te dhenave qe perpunohen, qellimet, kriteret e perpunimit dhe mbrojtjen e te dhenave personale, gjenden ne faqen zyrtare te Bankes, menuja “Mbrojtja e te dhenave personale” ne adresen https://www.raiffeisen.al/alb/about/pages/mbrojtja-e-te-dhenave/

7.2 Perhapja e te dhenave personale te te tretetTe dhenat tuaja do te transferohen prane NF INNOVA. Beograd, regjistruar ne Republiken e Serbise, me adrese ne “Zorana Đindica 64A, 11070 Beograd” ne cilesine e subjektit te kontraktuar nga Banka per krijimin dhe mirembajtjen e aplikacionit

VIII. TARIFAT

8.1 Klienti do te paguaje tarifat per elementet e sigurise ne perputhje me Termat dhe Kushtet ne fuqi te Bankes dhe ne perputhje me elementet e sigurise te dakordesuara nga palet.

8.2 Sherbimi bankar dixhital i kontraktuar aktivizohet vetem pas pageses se tarifave te elementeve te sigurise nga ana e Klienit. Nese Klienti nuk garanton fonde te mjaftueshme ne llogarine e percaktuar te tij per te shlyer pagesen e tarifave te elementeve te sigurise, Banka gezon te drejten te debitoje llogarine per shumen perkatese te papaguar.

8.3 Pavareisht parashikimeve te siperperpermendura, nese Klienti nuk i paguan tarifat e dakordesuara, Banka gezon te drejten te zgjidhe ne menyre te njeanshme Marreveshjen dhe per Klientet e pajisur me kete element sigurie, kerkon kthimin e pajisjes fizike Hardware Cronto.

IX. ASISTENCA NDAJ KLIENTIT/ PRETENDIMET

9.1 Klienti duhet te raportoje çdo çeshtje qe ka te beje me mosfunksionimin e platformes se sherbimeve banakre dixhitale menjehere pas konstatimit te mosfunksionimit ne rastin konkret. Raportimi duhet te paraqitet me shkrim prane zyrave te Bankes dhe nepermjet postes elektronike. Banka eshte e detyruar te pergjigjet dhe te zgjidhe çeshtjen brenda nje kohe te arsyeshme dhe gjithashtu, te informoje Klientin per rastin e zgjidhur ne fjale.
Sherbimi ndaj Klientit

9.2 Ne rast se Klientit i lind nevoja per asistence ose ndihme gjate perdorimit te platformes se sherbimeve bankare dixhitale, ai mund ta kontaktoje Banken me ane te nje prej menyrave te meposhtme:
a. Duke derguar nje email ne adresen e postes elektronike te shebimit dixhital bankar: digital@raiffeisen.al
b. Duke telefonuar ne numrin e bankes: +355 4 381 381
c. Duke i shkruar Bankes ne adresen zyrtare te saj: Raiffeisen Bank Sh.a, European Trade Center, Bulevardi “Bajram Curri”, Tirane, Shqiperi

X. Juridiksioni

10.1 Keto Terma dhe Kushte do te rregullohen nga legjislacioni shqiptar. Perveçse kur parashikohet ndryshe, do te zbatohen Termat dhe Kushtet e Pergjithshme te Raiffeisen Bank Sh.A. Çdo mosmarreveshje qe do te linde mes paleve ne lidhje me kete Marreveshje, palet bien dakord ta zgjidhin me mirekuptim mes tyre dhe ne rast se nuk e zgjidhin me mirekuptim, do t’i drejtohen Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane si organi kompetent per zgjidhjen perfundimtare te konfliktit te lindur.