Skip to main content

Kartat: Përdor kartat e tua Raiffeisen kudo që shkon!

Këshilla për përdorimin e kartave jashtë Shqipërisë.

Merr kartat e tua Raiffeisen kudo me vete!

  • Ju mund të përdorni lehtësisht kartën tuaj të Debititi dhe Kreditit kur udhëtoni jashtë vendit, në dyqane, bare, restorante dhe bankomatë.
  • Monitoroni të gjithë transaksionet e kryera.
  • Shmangni përdorimin e cash-it.

Disa udhëzime për të pasur parasysh gjatë udhëtimeve tuaja:

  • Konsideroni ndryshimin e valutës për transaksionet e kryera në valutë të ndryshme nga ajo e kartës tuaj.
  • Nëse ju ofrohet opsioni, konsideroni të paguani në monedhën vendase sepse në shumicën e rasteve do të merrni një kurs shumë më të mirë të këmbimit dhe do të shmangni tarifat e ndryshimeve dinamike të valutës.
  • Për të lehtësuar pagesat, ju mund te pajiseni me aksesorët inovativë si Sticker dhe Payband si edhe të përdorni portofolin digjital Paipay, duke mos pasur nevojë të mbani me vete kartën tuaj kryesore. 
  • Nëpërmjet kartës se Debitit ju mund të tërhiqni para nga Bankomatët dhe të kryeni pagesa. Kini në vemendje komisionet që aplikohen për tërheqjet në Bankomatët jashtë Shqipërisë. Ju do të bëheni me dije për këto komisione nëpërmjet një njoftimi në ekranin e Bankomatit. 
  • Kartat e Kreditit ofrojnë 0% komision për pagesat në Pikat e Shtitjes (POS) brenda dhe jashtë vendit.
  • Kini parasysh limitet e shpenzimit, komisionet e tërheqjes të cash-it dhe komisionet e blerjeve në Pikat e Shitjes (POS), që lidhen me kartën tuaj. Limitin e shpenzimit në POS dhe ATM për kartën tuaj të Debitit mund ta kontrolloni lehtesisht në aplikacionin Raiffeisen On, duke parë detajet e kartës.  Ju mund te perdorni deri në 100% të limitit të kartës së Kreditit.  

Për më shumë informacion, klikoni këtu për t’u informuar për komisionet që aplikohen për përdorimin e kartave jashtë vendit. 

  • Përfitoni nga avantazhi që ofron opsioni i Pagesave pa Kontakt (Contactless), për kartën e Debitit dhe Kreditit, me qëllim shmangien e vendosjes të PIN.
  • Mbani të aktivizuara njoftimet në aplikacionin Raiffeisen On, për të qëndruar të informuar në kohë reale për aktivitetin e kartave tuaja. Për cdo veprim te kryer me kartat tuaja jashtë vendit, Banka ju njofton nëpërmjet nje mesazhi SMS në numrin tuaj të celularit. 
  • Ruani kontaktet e bankës për të patur asistencë sa më të shpejtë në rast të humbjes apo vjedhjes të kartës tuaj.
  • Në rast vjedhje ose humbje të kartës tuaj, ju lutemi te njoftoni bankën menjëherë për të iniciuar bllokimin e kartës. Ju gjithashtu mund të bllokoni kartat tuaja nëpërmjet Raiffeisen ON dhe portofolit digjital RaiPay.

Për më shumë informacion lidhur me sigurinë e kartave dhe suport të mëtejshëm, klikoni këtu.

  • Sigurim udhëtimi
  • FALAS planin e paketës 5 x 1GB (3 ditë) për roaming jashtë vendit nëpërmjet Flexiroam
  • Akses në më shumë se 1,200 Business Lounge të aeroporteve në të gjithë botën

Për më shumë informacion klikoni këtu