Raiffeisen Bank & VISA Përjeto 2026 EuroLeague Final Four direkt nga fusha
Kryej minimalisht 5 transaksione me kartat Visa nga Raiffeisen Bank, me vlerë totale jo më pak se 5,000 lekë dhe kualifikohu për të fituar një përvojë të paharrueshme në finalen e 2026 EuroLeague Final Four në Athinë.
Përveç biletës së ndeshjes, fituesin e pret një eksperiencë e plotë, e kuruar në detaje; Udhëtimi, akomodimi dhe shpenzimet ditore janë të gjitha të përfshira!
Detaje rreth shorteut
Çdo pagesë e kryer me kartat Visa nga Raiffeisen Bank, ju sjell një hap më afër pjesëmarrjes në finalen e 2026 EuroLeague Final Four në Athinë.
Kohëzgjatja
1 Shkurt 2026 - 31 Mars 2026
Si të bëhesh pjesë?
Kryej minimalisht 5 transaksione me vlerë totale jo më pak se 5,000 lekë me kartat e debitit Visa nga Raiffeisen Bank
Transaksionet
Përfshihen transaksionet e kryera me kartat e debitit Visa brenda dhe jashtë vendit (POS fizik & online)
Çmimi i madh
Paketa e ofruar për fituesin mbulon të gjitha shpenzimet, duke përfshirë:
- 2 bileta në hyrje për publikun e përgjithshëm (General Admission) ndeshje e lojës finale Euroleague
- Akomodim për 3 netë në hotel me 4/5 yje
- Kupona për pije
- Dhurata dhe artikuj promocional të branduara
- Kartë turistike e qytetit me aktivitete të përfshira (City pass)
- Kartë për të përdorur transportin publik
- Transferta private nga/ tek aeroporti
- Tranferimi në grup drejt ndeshjeve
Shpenzime të tjera:
- Bileta e udhëtimit Tiranë-Athinë
- Para për shpenzime ditore
Si do të zgjidhen fituesit?
Pas përfundimit të promocionit do të gjenerohet një listë me klientët individë që kanë përdorur kartat debit Visa dhe kanë përmbushur kushtet e pjesëmarrjes; informacioni do të përpunohet nga 01 Shkurt deri në 31 Mars 2026. Shorteu do të zhvillohet më 15 Prill 2026 në zyrat qendrore të Raiffeisen Bank dhe fituesit do të përzgjidhen nëpërmjet një programi kompjuterik. Për më shumë informacion lidhur me detajet e këtij shorteu, ju ftojmë të lexoni rregulloren e shorteut.
Nuk ke ende një kartë debiti Raiffeisen?
Apliko online për të marrë një kartë debiti Visa nga Raiffeisen dhe merr pjesë në këtë shorte.