Në këtë kuadër, kontributi i Raiffeisen Bank në fushën e arsimit ka qenë i konsiderueshëm dhe konsistent gjatë gjithë vitit duke mbështetur projekte arsimore për shkollat e mesme në vend ashtu edhe për universitetet. Ky kontribut ka qenë pajisje me kompjutera apo mbështetje e aktiviteteve të ndryshme, të cilat synojnë zhvillimin dhe përmirësimin e njohurive të nxënësve si dhe ndihmojnë në zhvillimin e një proçesi mësimor cilësor. Projekte të rëndësishme në këtë fushë kanë qenë “Dita e Hapur” me Universitetin e Filologjisë apo Konferenca e Financës me Fakultetin e Ekonomisë, etj.