Cili është roli ynë në ekonomi, shoqëri dhe mjedis?

Veprimet tona ndikojnë jo vetëm në ekonomi, por në shoqëri dhe në mjedis gjithashtu. Matrica jonë e qëndrueshmërisë identifikon veprimet kryesore në këto tri fusha. Ne punojmë për zbatimin e tyre për të përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme faktorët e qëndrueshmërisë në të gjitha fushat e aktivitetit.

 

 

 Bankier i Përgjegjshëm

Ne jemi një grup i përgjegjshëm bankar, gjë që reflektohet edhe në produktet, shërbimet dhe proceset tona. Biznesi është leva më efektive për zhvillimin e qëndrueshëm, ndaj ne besojmë që kredidhënia dhe fondet e investimeve përfaqësojnë një përgjegjësi parësore dhe fushat më të rëndësishme të veprimit për krijimin e një biznesi të qëndrueshëm e të suksesshëm. Në të gjitha linjat tona të biznesit dhe nëpërmjet produkteve tona, ne përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie biznesi fitimprurëse në afatgjatë, duke shmangur rreziqet sociale dhe mjedisore, e duke përqafuar njëkohësisht mundësitë për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit dhe në rritjen e standardeve sociale.

 

Partner i Drejtë

Ne i trajtojmë palët e interesit (punonjësit, klientët, aksionerët, etj.) si partnerë të drejtë biznesi dhe dialogu. Brenda kuadrit të praktikave tona të biznesit dhe të operimit, ne i kushtojmë shumë rëndësi përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë dhe e konsiderojmë veten partner i cili ka ndërveprime të drejta dhe të vlefshme me të gjithë aktorët. Gjithashtu banka Raiffeisen nxit dhe promovon dialog të hapur dhe konstruktiv me palët e interesit. Ne duam të kuptojmë pritshmëritë e aktorëve tanë më të rëndësishëm dhe të ndryshojmë oportunitetet tona në përputhje me këto rrethana.

 

Qytetar i Angazhuar

Ne e konsiderojmë veten një qytetar të angazhuar. Si të tillë, ne jemi aktivisht të përfshirë në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë sonë. Angazhimi ynë shtrihet përtej biznesit tonë të përditshëm, me qëllim adresimin e problemeve sociale, promovimin e biznesit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe mbështetjen e jetës kulturore dhe të një shoqërie civile të hapur. Diversiteti, toleranca dhe fokusi i vecantë te njerëzit janë shtyllat kryesore të përpjekjeve tona për të sjellë zhvillime përparimtare në shoqëri.