Transformohemi nepermjet inovacionit

Transformimi adaptiv është një proces i përshtatjes të formës ose natyrës së një organizate gradualisht në atë që është në gjëndje të përqafojë dhe lulëzojë në një mjedis fleksibël, bashkëpunues, vetë-organizues, me ndryshime të shpejta, i aftë të kapërcejë çdo faktor përçarës pa ndikim në performancën e tij drejt shërbimeve dhe produkteve.

Transformimi ynë përqafon katër parime:

Përshtatja e organizatës

Në Raiffeisen Bank, të gjithë punonjësit inkurajohen dhe mirëpriten për të udhëhequr dhe drejtuar transformimin. Ne po transformojmë strukturën tonë duke akomoduar aktivitetet drejtuese dhe ato inovative në ekipe ndër-funksionale, autonome dhe të fuqizuara. Kjo mënyrë e re e punës krijon një komunikim më transparent dhe të hapur, pa pengesa.

Vlera jonë e transformimit

Vlera përçohet përmes klientëve dhe punonjësve. Mënyra se si ne krijojmë vlerë për klientët dhe punonjësit është duke kuptuar: nevojat, dëshirat dhe arsyet e tyre përse na drejtohen ne për t’i zgjidhur ato. Ne përdorim eksperiencën e klientëve dhe punonjësve si mënyra më e mirë për të krijuar një mjedis me vlera të shtuara.

Teknologjitë moderne

Përdorimi i teknologjisë inovative për produktet dhe shërbimet tona po transformon marrëdhënien me klientin në një eksperiencë të vazhdueshme, unike, shumë të sigurt dhe çfarë është më e rëndësishme, është më e shpejtë dhe e automatizuar në çdo hallkë të saj.

Zhvillimi profesional i individëve në fokus

Ne po zhvillojmë vazhdimisht punonjësit tanë përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe aktiviteteve të zhvillimit personal. Ato janë përshtatur bazuar në matricën e aftësive dhe janë zgjeruar më tej në mënyrë që t'i shërbejnë aftësive të shumëfishta që iu nevojiten ekipeve tona. Ndër to, programet e inovacionit, të cilat janë pjesë thelbësore e menaxhimit të talenteve.