Ne veprojmë në një mënyrë të përgjegjshme shoqërore, duke nxitur mirëqenien afatgjatë të njerëzve dhe bizneseve në tregjet tona
Raiffeisen Bank ka qënë gjithmonë e fokusuar tek kapitali njerëzor dhe vizioni i saj i ri e përforcon edhe më tej këtë ide. Me Vizionin 2025 që prezantuam në vitin 2019 – “Të jemi grupi bankar më i rekomanduar për shërbimet financiare” – Raiffeisen Bank po shpreh qartë synimin për të qenë më shumë sesa thjeshtë një bankë për klientët e saj. Iniciativat tona të ndryshme si një qytetar i angazhuar ndihmojnë për të siguruar që aktivitetet bankare të shkojnë përtej biznesit tonë kryesor. Për ta bërë realitet këtë vizion, misioni i RBAL-së është formuluar si vijon:
“Ne transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët.” Kjo është e lidhur me premtimin ndaj publikut të gjerë për të “vepruar në një mënyrë të përgjegjshme shoqërore, duke nxitur mirëqenien afatgjatë të njerëzve dhe bizneseve në tregun tonë“. Ky premtim u bë kështu deklarata e misionit të RBAL-së në fushën e Qëndrueshmërisë.
Thelbi i strategjisë sonë aktuale të qëndrueshmërisë është: "Ne krijojmë vlerë të qëndrueshme". Strategjia parashtron qëllimet tona afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata në formën e nëntë fushave kryesore strategjike dhe operacionale.
Ne fokusohemi në veprimet që kanë një potencial të madh për një zhvillim efektiv të qëndrueshëm dhe që konsiderohen të rëndësishme nga ne si dhe nga palët tona të interesit.
Strategjia është ndërtuar mbi vlerat e grupit Raiffeisen dhe përcakton një rrugë të qartë për pasqyrimin e këtyre vlerave në të gjitha fushat e veprimit të organizatës. Për të krijuar vlerë të qëndrueshme për palët tona të interesit në kohë ndërvarësie globale dhe kushte shumë të ndryshueshme të kornizës sociale, ekologjike dhe ekonomike, ne fokusohemi në tre çështje kyçe, të cilat i kemi formuluar si kontributin tonë për zhvillimin e qëndrueshëm: krijimi i vlerës, besimi dhe transformimi.