Mjedisi

Gjatë vitit 2020 ishte e rëndësishme për ne që të mos shpërqendroheshim nga objektivat afatgjatë të bankës sonë, por edhe të gjithë Grupit RBI, për një Zhvillim të Qëndrueshëm të shoqërisë dhe një Banking të Përgjegjshëm duke respektuar parimet globale për një botë më të mirë.

Prandaj gjatë këtij viti mbështetem aktivitete që sollën një impakt pozitiv në lidhje me përmirësimin e kushteve shëndetësore në disa zona të vendit, mbrojtjen e mjedisit, promovimin e arsimit, mbështetjen ndaj shtresave te margjinalizuara, edukimin e brezave nëpërmjet artit, mbështetëm projekte dhe praktika që synojnë përmirësimin e jetesës dhe promovimin e një shoqërie te qëndrueshme.

Raiffeisen Bank edhe për këtë vit përfaqëson një nga shoqëritë me angazhimin më të madh në përgjegjësinë sociale të korporatës duke mbështetur 90 projekte, 74% e të cilave përputhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (SDGs)

Mbrojtja e mjedisit dhe luftimi i ndryshimeve klimatike është gjithashtu një nga Objektivat e Zhvillimit te Qëndrueshëm të OKB (SGD) në të cilën Raiffeisen Bank ka dhënë kontribut të vyer që nga fillimet e saj. Raiffeisen Bank promovon dhe mbështet pastrimin e zonave bregdetare duke mundësuar që nëpërmjet iniciativave të veçanta dhe vullnetare të pastrohen 10 km bregdet gjatë këtij viti. Gjithashtu, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me Bashkinë e Tiranës kemi mbështetur nismën e saj për shtimin e hapësirave të gjelbër-ta në Tiranë duke mundësuar mbjelljen e 250 pemëve. Kjo iniciativë u shtri edhe ne disa qytete të tjera si Durrës, Krujë dhe Këlcyrë.

Projekte të tjera të rëndësishme që u përkrahën në fusha të ndryshme të cilat vlen t’i sjellim në vëmendje janë: mbështetja e inovacionit nëpërmjet konkursit mbarëkombëtar të teknologjisë “ICT Awards”, nxitja e sportit me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar shqiptar për fazën përgatitorë të sportistëve për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Tokyo 2020, mbështetja e Muzeut Kombëtar ku Banka Raiffeisen bëri të mundur krijimin e aplikacionit Smart-Audio Guide. Ndërsa për shtresat e margjinalizuara veçojmë projektin unik të Qendrës “Visium” për digjitalizimin e librave për të verbërit, projektin “Babagjyshi sekret” i cili gjatë festave të fund vitit mundësoi dhurata për fëmijët e varfër apo iniciativa “Skuadra e elfëve të verdhë”, me anë të së cilës u ndihmuan 10 familje në nevojë në qytete Elbasan, Shkodër, Krujë dhe Lushnje, me ushqime dhe veshmbathje vullnetarisht nga vetë stafi i bankës.

Raiffeisen Bank në Shqipëri e konsideron shumë të rëndësishme Përgjegjësinë Sociale të Korporatës dhe si e tillë do të fuqizojë orientimin strategjik me qëllimin për tu bërë pioniere e Zhvillimit te Qëndrueshëm të shoqërisë e vendin tonë.