Mjedisi

Gjatë vitit 2019, Përgjegjësia Sociale e Korporatës ka vijuar të jetë në fokus të veçantë të veprimtarisë së Bankës Raiffeisen, duke dëshmuar edhe njëherë që përfaqësojmë një shoqëri që operojmë në mënyrë të qëndrueshme dhe etike. Ne mbajmë në konsideratë dhe i kushtojmë vëmendje zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit në të cilin veprojmë, zhvillimeve sociale dhe mjedisore si edhe respektimin e të drejtave të njeriut duke mbështetur projekte dhe praktika që synojnë në përmirësimin e jetesës dhe promovimin e një shoqërie të qëndrueshme. Banka Raiffeisen edhe për këtë vit është një nga shoqëritë bankare me angazhimin më të madh në përgjegjësinë sociale të korporatës duke dhënë një ndikim të dallueshëm në shoqëri, në disa fusha veprimi me mbështetjet e dhëna në 98 projekte përgjatë vitit 2019.

Mbrojtja e mjedisit është gjithashtu një nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, (SGD) për të cilin Banka Raiffeisen ka dhënë kontribut të vyer që nga fillimet e saj. Prej më shumë se 11 vitesh, Banka Raiffeisen promovon dhe mbështet pastrimin e zonave bregdetare, duke organizuar fushata sensibilizimi lidhur me mbajtjen pastër të mjedisit ku nuk mungoi dhe kontributi vullnetari i stafit të bankës. Gjithashtu, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me Bashkinë e Tiranës kemi mbështetur nismën e saj për pyllëzimin e Tiranës, duke bëre të mundur mbjelljen e 500 pemëve përgjatë rrugës dytësore në autostradën Tiranë Durrës. Më tej Raiffeisen Bank mbështeti Universitetin Bujqësor të Tiranës duke bërë të mundur rehabilitim e plotë të kopshtit botanik në këtë Universitet.

Banka Raiffeisen në Shqipëri e konsideron shumë të rëndësishme Përgjegjësinë Sociale të Korporatës dhe me këtë fokus do të mbetet e përkushtuar për të dhënë kontributin e saj në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e kushteve sociale, shëndetësore dhe mjedisore të komunitetit në Shqipëri.