Së bashku për nje të ardhme të qëndrueshme 

Qëndrueshmëria dhe faktorët ESG janë shumë të rëndësishme për rrjetin tonë bankar. Veprimet tona, si një aktor i rëndësishëm në treg ndikojnë jo vetëm në ekonomi, por në shoqëri dhe mjedis gjithashtu. Strategjia e RBAL-së për Qëndrueshmërinë identifikon pikërisht veprimet kryesore të cilat lidhen dhe ndikojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të këtyre tre aspekteve.

 

Për këtë arsye, Raiffeisen Bank në Shqipëri ndërmerr hapa në mënyrë të vazhdueshme për të ofruar produkte të qëndrueshme dhe për të ofruar këshillim në lidhje me produktet ESG për klientët. Nëpërmjet të qenit një “Bankier i Përgjegjshëm” ne synojmë që përgjegjshmërinë si grup bankar ta reflektojmë gjithashtu nëpërmjet produkteve, shërbimeve dhe procesve tona.

 

Biznesi ynë kryesor është leva më efektive që kemi për Zhvillimin e Qëndrueshëm, ndaj besojmë se kredidhënia dhe fondet e investimit përfaqësojnë një përgjegjësi parësore dhe fushën më të rëndësishme të veprimit për krijimin e një modeli ekonomik të suksesshëm e të qëndrueshëm në kohë. Ndaj në të gjitha linjat tona të biznesit dhe nëpërmjet produkteve, ne përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie biznesi fitimprurese afatgjatë, jo vetëm duke shmangur rreziqet sociale dhe mjedisore, por njëkohesisht duke u perpjekur për t’i përmirësuar të dy këto aspekte.