Programi Elevator lab

Elevator Lab është një ndër programet e akselerimit më të rëndësishëm  në vendet e Evropës Qëndore dhe Lindore, i mundësuar nga Raiffeisen Bank International.

Qëllimi

Ky program fokusohet në invoacion dhe tek partneritetet midis bankës Raiffeisen me fintechs dhe startups, duke i kërkuar dhe afruar këto aktorë të ekosistemit së bashku per të zhvilluar me tej biznesin bankar të së ardhmes.

Të qenit pjesë e Elevator Lab i jep mundësinë startup-eve dhe fintechs të përshkallëzojnë më tej produktet dhe shërbimet e tyre inovative në të gjithë rajonin ku operojnë bankat e rrjetit Raiffeisen

Struktura

Elevator Lab është i strukturuar në formën e një konkursi. Çdo vit, Elevator Lab publikon fushat e interesit si dhe tematikat për aplikim nga fintechs dhe startups. Në hapat e para të programit, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë me idenë e tyre, qoftë kjo ide në hapat e para të zhvillimit ose në faza inkubimi. Nisur dhe nga eksperienca e programeve të organizuara vitet e kaluara, bëhet një përzgjedhje dhe vlerësim i të gjitha aplikimeve nga një juri e përbërë nga ekspertë të fushave të interesit. Konkurentët e përzgjedhur për fazën e dytë, kanë mundësi të prezantojnë idetë e tyre perpara jurisë, e cila realizon një vlerësim dhe përzgjedhje për fazën finale të programit.

Konkurentët mund te prezantojnë idenë dhe një prototip të idesë dhe produktit të tyre perballë jurisë dhe një audience më të gjerë përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme brenda dhe jashtë sistemit bankar.

Përfitimet

Të gjithë konkurentët kanë mundësinë të konkurojnë për çmimet finale të vëna në dispozicion nga programi dhe Raiffeisen Bank. Gjithashtu, të gjithë konkurentët kanë mundësinë të prezantojnë idenë/produktin tek Banka Raiffeisen dhe mundesinë e bashkëpunimit dhe partneritetit me bankën.

Konkurentët mund të përfitojnë gjithashtu mundësinë e një periudhe prove dhe testimi (e quajtur PoC) të produktit të tyre me Bankën Raiffeisen.

Vlerësimi

Programi Elevator Lab vlerëson:

  • Inovacionin - unikaliteti që përcjellin këto ide, produkte dhe shërbime konkrete;
  • Përshkallëzimi – mundësia e përshtatjes së idesë/produktit jo vetëm për Bankën Raiffeisen në Shqipëri, por edhe në rrjetin e Bankës Raiffeisen;
  • Modelin  e biznesit si dhe mundësinë e gjenerimit të të ardhurave dhe kostot për zhvillimin e saj;
  • Ekipin themelues - Anëtarët e skuadrës dhe aftësitë e secilit prej tyre për të zhvilluar dhe implementuar më tej idenë, produktin, shërbimin.

Për informacione të mëtejshme si dhe për të rejat më të fundit mbi programin Elevator Lab, mund të na kontaktoni në seksionin “Na kontaktoni” ose duke klikuar këtu.