Programi i Praktikës

RBAL prej disa vitesh tashme ka krijuar nje tradite te Programit te Praktikes. Objektivi i saj eshte te terheqim studentet me rezultate me te larta, te cilet tregojne nje nivel te larte motivimi, deshire dhe interes per te punuar ne mjedisin financiar.

Ne jemi te perkushtuar ndaj Pergjegjesise Sociale te Korporates dhe programi i praktikes eshte nje element i rendesishem i saj. Ne ju hapim dyert studenteve te rinj, qe te mund te mesojne ne praktike se si funksionon nje banke dhe t’i ndihmojme te pergatiten sa me mire per tregun e punes.

Programi yne bazohet ne marreveshjet e lidhura me Universitetet me prestigjoze te vendit.

Ne gjithashtu mirepresim edhe studentet nga universitetet nderkombetare, duke ju ofruar mundesine e praktikes gjate vitit, ne baze te programit te tyre akademik.

Studentet mund te aplikojne nepermjet kordinatoreve te praktikes ne universitete, ose duke dorezuar dokumentet perkatese dhe ne baze te kritereve te poshte permendura.

Programi yne perbehet nga dy faza:

Faza 1 - zgjat nje muaj dhe eshte pjese e programit akademik te universiteteve. Studentet mund te perfitojne njohuri te pergjithshme mbi aktivitetin e bankes. Gjithashtu, gjate kesaj faze, te quajtur edhe “trajnim ne hije”, studentet kane mundesi te vezhgojne dhe mesojne proceset e punes.

Ne fund te muajit te pare, studentet bejne nje test, i cili i kualifikon ata per fazen e dyte.

Faza 2 - Ne baze te rezultateve te testit, perzgjidhen 20 - 30 studentet me te mire, te cilet do te kene mundesi te punojne per nje periudhe 3 - 4 mujore prane Degeve apo Departamenteve te Drejtorise se Pergjithshme, sipas nevojave te Bankes.

Secilit student i caktohet nje mentor i cili i udhezon, mbikqyr dhe ndan me ta njohurite dhe eksperiencen e tij. Ne fund te kesaj periudhe, studentet vleresohen per performancen e tyre nga mentori perkates.

Ne fund te fazes se dyte, krijohet nje grup me praktikantet potencial per rekrutim, per cdo vend vakant qe mund te krijohet.

Si te aplikoj?
 

  1. Ne rast aplikimi permes universitetit, lista e studenteve dhe rezultateve te tyre dorezohet nepermjet kordinatoreve te praktikes.
  2. Ne rast aplikimi individual, studentet duhet te dorezojne dokumentat e meposhtem tek Divizioni i Burimeve Njerezore dhe Trajnimit ose ne adresen e postes elektronike; [email protected]:
    1. Curriculum Vitae;
    2. Leter interesi (Perse deshiron ai/ajo te kryeje praktiken ne Raiffeisen Bank);
    3. Lista e notave;
    4. Referenca nga nje lektor/profesor te universitetit.

Cilat jane kriteret e perzgjedhjes?

  • Student i vitit te trete/katert ne universitet;
  • Mesatarja e listes se notave mbi 8;
  • Aftesi shume te mira komunikimi dhe nderpersonale;
  • Aftesi te mira te punes ne grup;
  • Njohje shume e mire e gjuhes angleze.