Rreth Nesh

Raiffeisen Bank Shqipëri është nje nga bankat më te mëdha në vend. Totali i aseteve të saj është afro 2 miliardë Euro. Raiffeisen Bank International bleu Banken e Kursimeve në Shqipëri në 2004 dhe gjatë 14 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me shërbime të plota që i shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Banka ofron një gamë produktesh, procesesh, sistemesh dhe infrastrukturë degësh që krahasohen me standardet Evropiane të shekullit 21-te. Raiffeisen Bank ofron nje gamë të gjerë produktesh dhe sherbimesh në 4 pikat kyce të biznesit që operon - klientët individë, bizneset mikro, ndermarrjet e vogla (SE) dhe korporatat dhe ju shërben më shumë se 800,000 klientë.

Raiffeisen Bank Shqipëri është lider i tregut, me rrjetin më të madh të degëve në Shqipëri, me 76 degë/agjenci të shpërndara në shumicën e qyteteve të vendit, veçanërisht në 44 qytete. Raiffeisen Bank Shqipëri ka aktualisht 177 Bankomate, në të gjithë vendin dhe është lider i tregut për Bankomatet. Një prezencë e tillë siguron që klientët të kenë qasje në një nga bankomatët tanë në pjesë të ndryshme të vendit, madje edhe në zona të caktuara që mund të konsiderohen të largëta ose të thella.

Në kuadrin e transformimit të vazhdueshëm dixhital, Raiffeisen Bank ka lancuar Platformën Dixhitale "Raiffeisen ON". Kjo platformë e cila është projektuar për klientet individe dhe bizneset ofron shërbime bankare të shpejta dhe të sigurta nëpërmjet teknologjisë së saj të përparuar. Duke qenë platforma më inovative bankare në treg Raiffeisen ON ka më shumë se 70,000 përdorues aktivë si në sektorin e shitjes retail ashtu dhe në biznes.

Qëllimi ynë është që të bëjmë bankingun për klientët një eksperiencë më të kënaqshme dhe ne besojmë fuqimisht se shërbimet e klientit janë ndërtuar përmes përvojës së vazhdueshme pozitive të klientit. Kjo përfshin zhvillimin e produktit bazuar në kërkesat e tyre, proceset e shpejta dhe të thjeshta, mbledhja e zërit dhe qasja proaktive ndaj nevojave të tyre.

Përgjegjësia Sociale e Korporatës është shumë e rëndësishme për Raiffeisen Bank. Është pjesë e kulturës se korporates, prandaj përmes sponsorizimit banka ka mbështetur një numër të madh projektesh, të cilat synojnë përmirësimin e kushteve sociale, shëndetësore dhe mjedisore të komunitetit në Shqipëri.