Ne krijojmë vlerë të qëndrueshme
Synimi ynë afatgjatë është krijimi i vlerave të qëndrueshme për bankën, shoqërinë dhe mjedisin. Ne jemi të ndërgjegjshëm që ky synim kërkon një strategji të mirëmenduar, të cilën ne tashmë e kemi hartuar dhe e kemi vënë në zbatim. Ne investojmë shumë mund dhe kohë në çështjet tona kryesore të krijimit të vlerës, ndërtimit të besimit dhe arritjes së transformimit.

Krijimi i Vlerave
Krijimi i vlerave nënkupton që Raiffeisen Bank ka për qëllim të sigurojë sukses afatgjatë nëpërmjet krijimit të vlerave të qëndrueshmë, dhe të inkurajojë njëkohësisht aftësinë konkurruese dhe inovatore të kompanvie, organizatave të ndryshme dhe institucioneve publike.

Besimi
Për ne, besimi është një parakusht i rëndësishëm për një bankë të suksesshme. Raiffeisen Bank mund të ndërtojë mbi besimin ekzistues të klientëve, punonjësve dhe palëve të tjera të interesit, megjithatë kjo nuk është garanci e përhershme. Për të ruajtur besimin duhen përpjekje të vazhdueshme. Ndaj ne mbështetemi te menaxhimi i qëndrueshëm, te praktikat e drejta dhe transparente të biznesit, si dhe në përfshirjen e të gjitha palëve të interesit në zhvillimin e qëndrueshëm, duke i konsideruar si blloqet kryesore të ndërtimit në këtë drejtim.

Transformimi
Transformim do të thotë që ne duam të luajmë një rol aktiv në adresimin e sfidave të mëdha shoqërore, veçanërisht aty ku vërtetë mund të jemi pjesë e ndryshimit. Roli ynë në aspektin social do të thotë të mundësojmë dhe ruajmë qëndrueshmërinë dhe mirëqenien në shoqëri sa më mirë që të jetë e mundur. Nëpërmjet angazhimit tonë për qëndrueshmërinë si një biznes me përgjegjësi shoqërore, ne duam të kontribuojmë në zhvillimin e një shoqërie miqësore kundrejtë mjedisit dhe një shoqërie civile të mbështetur nga sipërmarrja e qëndrueshme.
Ne operojmë në të gjitha fushat e biznesit me synimin për të qenë një bankier i përgjegjshëm, një partner i drejtë dhe një qytetar i angazhuar.