Planifiko udhëtimin surprizë në çdo moment
Apliko për kredi personale plotësisht online dhe përfito:
- Normë interesi fiks 6.5% për 5 vitet e paratë kredisë nëse aplikon jashtë orarit zyrtar
- Normë interesi fiks 8.5% për 5 vitet e para të kredisë nëse aplikon gjatë orarit zyrtar
Oferta është e vlefshme deri më 15 mars 2026.
Kujdes! Sigurohu që kredia jote të jetë filluar dhe përfunduar plotësisht në kanalin digjital jashtë orarit zyrtar (orari zyrtar është 08:00-17:00 nga e hëna në të premte) për të përfituar interesin 6.5% për 5 vitet e para të kredisë dhe më pas interesin standard sipas segmentit të klientit.
Në rast se aplikimi kryhet online gjatë orarit zyrtar, norma e interesit do të jetë 8.5% fiks për 5 vite dhe më pas interesi standard sipas segmentit të klientit.
Në rast se aplikimi kryhet në degët e bankës, norma e interesit do të jetë interesi standard sipas segmentit të klientit.
Huamarrja e parave kushton para. Informohu plotësisht para se të vendosësh.
Apliko plotësisht online, në Raiffeisen ON, ose në degë
Kanali i Aplikimit | Aplikimet në kanalin digjital | Aplikimet në degët e bankës | ||||
Segmenti i Klientit | Klientë pagamarrës Individë | Klientë pagamarrës Premium | Klientë jo-pagamarrës | Klientë pagamarrës Individë | Klientë pagamarrës Premium | Klientë jo-pagamarrës |
Shuma maksimale | 2.5 milionë Lekë | 3 milionë Lekë | 1 milionë Lekë | 3 milionë Lekë | 3 milionë Lekë | 2.5 milionë Lekë |
Afati maksimal | 10 vite | 10 vite | 7 vite | 10 vite | 10 vite | 10 vite |
Sigurim i primit të kredisë në dy paketa:
Standart
2.5% e shumës së kredisë
Ekstra
3% e shumës së kredisë (vetëm për limit maksimal deri në 1.5 milionë lekë dhe afat kredie deri në 84 muaj)
- E vlefshme vetëm për kreditë personale në monedhën Lekë!
Shembull
Shuma e kredisë: 1,000,000 lekë
Afat kredie: 10 vite
Interesi: 6.5% për 5 vitet e para me NEI 7.49%
Kësti i kredisë për 5 vitet e para është 11,354.8 lekë për t’u paguar çdo muaj (përfshin kryegjë + interes)
Nëse klienti merr pagën në Bankën Raiffeisen, pas 5 viteve të para interesi do të jetë Bono Thesari 12-mujore e ndryshueshme çdo vit + 8.4%
Nëse supozojmë se vlera e Bonos së Thesarit do të jetë sa është aktualisht, atëherë interesi për kredinë do të jetë: 2.444% + 8.4% = 10.844% Kësti i kredisë llogaritur me këtë interes, për vitet në vijim do të jetë 12,572.65 lekë.
Shuma totale e pagueshme për kredinë në vlerë 1,000,000 Lekë është 1,435,646.91 Lekë.
Kjo shumë totale mund të ndryshojë në varësi të ndryshimeve të Interesi i Bonove te Thesari 12-mujore dhe minimumit të interesit të aplikuar për kredinë e kërkuar.
Kredimarrja në një monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën gjenerohen të ardhurat shoqërohet me rreziqe të konsiderueshme. Për shembull, nese te ardhurat tuaja jane ne leke dhe merrni kredi ne euro rritja e kursit te kembimit te euro do të shkaktonte vështirësi në aftësinë tuaj për të shlyer kredinë pasi do te rritet vlera e kestit. Këto vështirësi mund të çonin në dështimin për të shlyer kredinë dhe perkeqsimin e statusit ne “me probleme” e deri ne fillimin e procedurave për ekzekutimin e detyrueshem nga ana e bankës.
Për më shumë informacion, shkarkoni Informacionin Parakontraktor për Kredinë Personale të Pasiguruar.
Çfarë kushtesh duhen plotësuar?
Për t'u kualifikuar për një kredi personale ju duhet të:
- Jeni rezident në Shqipëri.
- Të keni të ardhura të verifikueshme dhe të jeni të punësuar pranë një institucioni shtetëror apo privat, brenda Shqipërisë.
Çfarë dokumentash duhen për të aplikuar?
- Kartë identiteti
- Çertifikatë familjare
- Deklaratë të ardhurash
*Banka rezervon të drejtën të kërkojë dokumente shtesë në raste të veçanta.