Gjërat e mira vijnë natyrshëm
Apliko për kredi personale:
• Afat shlyerje deri në 10 vite
• Deri në 2.5 milion lekë
Shuma dhe afati maksimal për kredinë personale ofrohet në bazë të segmentit të klientit, kanalit të aplikimit dhe vlerësimit të rrezikuttë klientit.
Kujdes! Huamarrja e parave kushton para. Informohu plotësisht përpara se të vendosësh.
Apliko plotësisht online, në Raiffeisen ON, ose në degë
Kanali i Aplikimit  | Aplikimet në kanalin digjital  | Aplikimet në degët e bankës  | ||||
Segmenti i Klientit  | Klientë pagamarrës standart  | Klientë pagamarrës Premium  | Klientë jo-pagamarrës  | Klientë pagamarrës standart  | Klientë pagamarrës Premium  | Klientë jo-pagamarrës  | 
Shuma maksimale  | 2.5 milionë Lekë  | 3 milionë Lekë  | 1 milionë Lekë  | 2.5 milionë Lekë  | 3 milionë Lekë  | 2.5 milionë Lekë  | 
Afati maksimal  | 10 vite  | 10 vite  | 7 vite  | 10 vite  | 10 vite  | 10 vite  | 
Sigurim i primit të kredisë në dy paketa:
Standart
2.5% e shumës së kredisë
Ekstra
3% e shumës së kredisë (vetëm për limit maksimal deri në 1.5 milionë lekë dhe afat kredie deri në 84 muaj)
- E vlefshme vetëm për kreditë personale në monedhën Lekë!
 
            Shembull
Shuma e kredisë: 2,500,000 lekë
Afat kredie: 10 vite
Interesi: Norma e interesit të kredisë ofrohet në bazë të segmentit të klientit dhe vlerësimit të rrezikut të klientit. Nëse klienti merr pagën në Bankën Raiffeisen, interesi do të jetë Bono Thesari 12-mujore e ndryshueshme çdo vit + 10.4%, jo më pak se 9%. Nëse supozojmë se vlera e Bonos së Thesarit do të jetë sa është aktualisht, atëherë interesi për vitin e parë të kredisë do të jetë: 2.5% + 10.4% = 12.9%, me NEI 14.02%. Për çdo vit pasardhës të kredisë, do të rishikohet norma e interesit bazë të Interes i Bonove të Thesarit 12-mujore më të fundit të publikuar nga Banka e Shqiperisë në datën e pagesës së këstit të 12-t.
Kësti i kredisë: për vitin e parë është 37,180.37 lekë për t’u paguar çdo muaj (përfshin kryegjë + interes). Për çdo vit pasardhës të kredisë, përllogaritja e këstit sipas interesit të ri, do të filloje në ditën pasardhëse të punës pas datës së pagesës së këstit të 12-t dhe mbaron me plotësimin e një periudhe të re 12 mujore. I njëjti proces përllogaritjeje do të perseritet në periudha të njëjta, deri në datën e maturimit të kredisë.
Shuma totale e pagueshme për kredinë në vlerë 2,500,000 Lekë është 4,461,644.86 Lekë.
Kjo shumë totale mund të ndryshojë në varësi të ndryshimeve të Interesi i Bonove te Thesari 12-mujore dhe minimumit të interesit të aplikuar për kredinë e kërkuar.
Kredimarrja në një monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën gjenerohen të ardhurat shoqërohet me rreziqe të konsiderueshme. Për shembull, nese te ardhurat tuaja jane ne leke dhe merrni kredi ne euro rritja e kursit te kembimit te euro do të shkaktonte vështirësi në aftësinë tuaj për të shlyer kredinë pasi do te rritet vlera e kestit. Këto vështirësi mund të çonin në dështimin për të shlyer kredinë dhe perkeqsimin e statusit ne “me probleme” e deri ne fillimin e procedurave për ekzekutimin e detyrueshem nga ana e bankës.
Për më shumë informacion, shkarkoni Informacionin Parakontraktor për Kredinë Personale të Pasiguruar.
Çfarë kushtesh duhen plotësuar?
Për t'u kualifikuar për një kredi personale ju duhet të:
- Jeni rezident në Shqipëri.
 - Të keni të ardhura të verifikueshme dhe të jeni të punësuar pranë një institucioni shtetëror apo privat, brenda Shqipërisë.
 
Çfarë dokumentash duhen për të aplikuar?
- Kartë identiteti
 - Çertifikatë familjare
 - Deklaratë të ardhurash
*Banka rezervon të drejtën të kërkojë dokumente shtesë në raste të veçanta.