Ambjentet tona

Mjedis ku punohet me dëshirë!

 

Mendon që sistemi bankar është i mërzitshëm? Mendoje edhe një herë!

Në Raiffeisen Bank do të gjeni një mjedis pune që ju inkurajon të jeni krijues, të shkathët dhe novator. Do të punoni me disa nga mendjet më të shkëlqyera në industrinë bankare dhe do të jeni pjesë aktive në transformimin tonë.

Objektivi ynë është të krijojmë një vend pune ku të gjithë të ndihen mirë për punën e tyre, ku mund të përparojnë dhe të ndërtojnë në mënyrë proaktive rrugëtimin e tyre të karrierës.

Vendi ynë i punës është gjithëpërfshirës dhe përshtatet sipas grupeve të punës. Kemi një forcë punëtore të larmishme me nevoja, kërkesa pune dhe preferenca të ndryshme. Synimi ynë është të arrijmë një mentalitet sa më dinamik në të gjithë bankën.

Historia jonë e gjatë dhe njohja e thellë e tregut bankar na bëjnë një nga institucionet më të qëndrueshëm. Ne synojmë të jemi punëdhënësi më i rekomanduar në Shqipëri.