Je gati?

Ji Vetvetja!

 

Po kërkoni një karrierë ku kontributi yt sjell ndryshimin?

Dërgoni kërkesën tuaj! Për t’ju ardhur në ndihmë kemi renditur disa këshilla për ju. 

Bëhuni kurioz!

Është e rëndësishme që të hulumtoni dhe të jeni të përgatitur rreth pozicionit ku po aplikoni. Në faqen tonë të internetit mund të gjeni gjithë informacionet e nevojshme rreth bankës . Gjithashtu mund të klikoni FAQ, nëse po kërkoni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.

Aplikimi

Lexoni me kujdes përshkrimin e punës për t'u siguruar që përputhet me kualifikimet tuaja.

Rishikoni CV-në tuaj dhe nëse është e nevojshme, përshtateni atë me pozicionin që po aplikoni. Theksoni pse jeni i përshtatshëm për atë pozicion.

CV-ja duhet të përshkruajë aftësitë dhe përvojën tuaj në mënyrë të qartë dhe koncize.

Çfarë ndodh më pas?

Pas marrjes së aplikimit tuaj, ne do t'ju dërgojmë një e-mail konfirmimi.

Nëse jeni përzgjedhur, rekrutuesit tanë do t'ju kontaktojnë me e-mail ose telefon.

Intervista

Përgatituni për pyetje si: Pse duhet t’ju punësojmë ju? Pse dëshironi të punoni për Raiffeisen Bank? Si e shihni të ardhmen tuaj me ne? Çfarë vlere të shtuar do të sillni ju në grup?

Mendoni për pyetje që dëshironi të na bëni. Mos harroni, intervista nuk shërben vetëm për t’ju njohur ju, është edhe një mundësi që ju të mësoni rreth nesh dhe rolin për të cilin jeni duke u intervistuar.

Relaksohuni, jini vetvetja dhe jini të sinqertë. Intervistuesit tanë do të jenë të hapur dhe të komunikueshëm dhe dëshirojnë t’ju njohin.

Të gjithë kanë dobësi - mos kini frikë të pranoni tuajën. Për ne është më e rëndësishme të kuptojmë si përpiqeni të përmirësoheni dhe zhvilloheni.

Kujdesuni për veshjen, por përpiquni të jeni komod.