Raiffeisen Young

Bashkohuni me komunitetin tonë të të rinjve!

 

Digjitalizimi i ka bërë klientët tanë më kërkues. Ata duan produkte të personalizuara dhe shërbimi të shkëlqyer. Si bankë, ne duhet të kemi aftësinë të ofrojmë shërbimin që klientët tanë meritojnë.

Jeni gati të sfidoheni? Oferta jonë për ju është programi Raiffeisen Young ku ju mund të shfrytëzoni mundësinë për të mësuar dhe praktikuar nga përvoja jonë e shërbimit për individët.

Një alternativë ndaj praktikës tradicionale, në këtë program do të mësoni duke u praktikuar. Përvoja juaj do të fillojë nga teknikat e shitjeve, tek informacioni për shërbimin. Duke kuptuar nevojat e klientit, ju mund të bëheni një bankier personal dhe të ofroni zgjidhje nga gama jonë e gjerë e portofolit të produkteve.

Kohëzgjatja e programit është nga tre deri në gjashtë muaj. Trajnimet në klasë, orari fleksibël dhe komisionet stimuluese për arritjet personale janë disa nga përfitimet e programit. Në fund të programit do pajiseni me një çertifikatë trajnimi të lëshuar nga Raiffeisen Bank.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për tu bërë pjesë e stafit të Raiffeisen Bank duke treguar motivim, përkushtim dhe përshtatshmëri me kulturën e bankës.

Aplikoni tani përmes zyrës së karrierës në universitetin tuaj, ose duke aplikuar këtu.