Vienë, 14 Mars 2018
- Të ardhurat neto nga interesi rriten me 0.3 përqind në 3,208 milion euro nga viti në vit (2016:3,197 milion euro)
- Të ardhurat operacionale rriten 2.3 përqind në 5,228 milion euro ( 2016: 5,112 milion euro)
- Shpenzimet e përgjithshme administrative ulen 1.2 përqind në 3,104 milion euro (2016: 758 milion euro)
- Fitimi para tatimit rritet 70.4 përqind në 1,612 milion euro (2016: 946 milion euro)
- Fitimi mbas tatimit rritet 95.8 përqind në 1,246 milion euro (2016: 636 milion euro)
- Fitimi i konsoliduar rritet 114.6 përqind në 1,116 milion euro ( 2016: 520 milion euro)
- Raporti i kredive te keqija ulet 3.0 pikë përqind në 5.7 përqind krahasuar me fundvitin 2016
- Fitimi për aksion perj 3.34 euro (2016: 1.58 euro)
Të gjitha të dhënat janë sipas Standartit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar (IFRS).
Në 2017 Raiffesien Bank International AG (RBI) gjeneroi një fitim të konsoliduar prej 1,116 milion euro.
“Ne jemi shumë të kënaqur me të dhënat financiare të vitit të kaluar. Kemi arritur një nga rezultatet më të mira në historine e kompanisë tonë dhe gjithashtu kemi mbyllur me sukses projekte të rëndësishme siç ishte bashkimi me RZB-në” – tha Johann Strobl, Drejtori i Pergjithshem i RBI-së.
Pwr kwtw arsye do të propozohet që në Takimin e Përgjithshëm Vjetor të aprovohet shpërndarja e dividentit prej 0.62 euro për aksion. Kjo pwrkon me një maksimum dividenti prej 204 milion euro dhe një raport pagese prej 18 përqind.
“Ne jemi të lumtur që jemi përsëri në gjendje të paguajmë dividentë dhe të propozojmë dividentë prej 62 cent për aksion për 2017. Ne synojmë të arrijmë një raport pagimi midis 20 dhe 50 përqind” tha Strobl.
Të ardhurat neto nga interesi mbetën kryesisht te qwndrushme, me një rritje nga 11 milion euro në 3,208 milion euro.
Një rritje në të ardhurat neto nga interesi në Rusi (deri ne 84 milion euro), kryesisht i atribuohet efektit të monedhës, u kompesua nga një rënie e të ardhurave nga interesi në tregjet e tjera si rezultat i rënies së vazhdueshme të nivelit normave të interesit.
Pavarësisht efekteve nga vlerësimi i monedhës, shpenzimet e përgjithshme administrative të Grupit ranë me 1 përqind nga viti në vit, ose 37 milionë euro, në 3,104 milionë euro. Në veçanti, norma mesatare e këmbimit të rubla Ruse vlerësoi 12 përqind nga viti në vit. Raporti kosto / të ardhura u përmirësua 2.1 pikë përqindjeje në 59.4 përqind, gjithashtu për shkak të të ardhurave më të larta operacionale.
Provigjionet neto për humbjet nga zhvlerësimi janë ulur dukshëm
Provigjionet neto për humbjet nga zhvlerësimi u ulën 62 përqind nga viti në vit, ose 471 milionë euro, në 287 milionë euro.
Raporti i kredive të këqija ra me 3.0 pikë përqindje nga viti në vit në 5.7 për qind.
Vështrim i përgjithshëm
“Ne kemi perseri shumë plane për këtë vit. Duam të rritemi në disa vende dhe të vazhdojmë transformimin dixhital të RBI-së. Vitin e kaluar prezantuam Elevator Lab, programin Fintech më të madh në EQL. Në maj do të fillojmë raundin e dytë” tha Strobl.
RBI do të vazhdoj rritjen e kredisë me një rritje mesatare vjetore të interesave.
Duke ndjekur kostot me nivele të ulta risku në 2017 (287 milion euro), banka pret që humbjet nga zhvlerësimi i aktiveve financiare në vitin 2018 të jenë mbi nivelin e 2017.
RBI parashikon që raporti kredive të këqija do të reduktohet më tej në periudhën afatmesme.
Banka synon të arrijë një raport kosto / të ardhurash nën 55 përqind në afat-mesëm.
RBI synon një kthim të konsoliduar të kapitalit prej rreth 11 përqind në periudhën afatmesme.
Banka synon një raport të CET1 (perfundimtar) prej rreth 13 përqind pas dividendit në periudhën afatmesme.
Bazuar në këtë objektiv, RBI synon të shpërndajë midis 20 dhe 50 përqind (raporti i pagimit të dividentëve) të fitimit të konsoliduar.
Objektivat në këtë pikëpamje përfshijnë ndikimin nga SNRF 9 dhe FINREP.
****
Ju mund të aksesoni versionin online të raportit vjetor në linkun: http://ar2017.rbinternational.com. Version Gjerman është i disponueshëm në linkun http://gb2017.rbinternational.com. Versioni per print mund porositet here.
*****
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit, përveç kësaj grupi ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e lizing-ut, menaxhimit të aseteve, bashkimet dhe blerjet.
Në total, rreth 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.5 milion klientëve nëpërmjet 2,400 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. Bankat Raiffesien në rajon zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve pjesa tjetër është e lirë. Brenda Grupit Bankar Raiffeisen, RBI është institucioni qendror i Bankave Raiffeisen në Rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion.
Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]),ose
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, [email protected])
http://www.rbinternational.com