5 Profesione futuristike në financë


6.7.2020

Kur mendoni për një karrierë në financë, me siguri ju vijnë në mendje makina llogaritëse, grumbuj me letra, veshje të mërzitshme dhe nje punë për të gjithë jetën.

Por kjo i përket së shkuarës. Ashtu si në industritë e tjera, AI dhe mësimi i makinerive po hyjnë në skenë duke shkaktuar një ndryshim të madh në atë që dikur ishte një nga zgjedhjet më të qëndrueshme në karrierë.

Ndërsa revolucioni dixhital përparon, bankat dhe institucionet e tjera financiare do të jenë në kërkim të njerëzve me një grup aftësish të evoluara, persona të specializuar në aplikacione si realiteti virtual, algoritme parashikuese dhe “bashkëbisedime” me klientët.

Bazuar në trendet që po shohim sot; kemi dalë me një listë të punëve që parashikojmë se do të jenë thelbësore në industrinë financiare të së ardhmes.

  1. Rekrutues dhe ndëmjetës për Fintech

Start Up-et e Fintech, mikrokredituesit dhe neo-bankat janë duke “bezdisur” industrinë e financave dhe duke ndikuar tashmë që lojtarët më të mëdhenj të rishikojnë mënyrën e tyre të ofertimit dhe të vendosin inovacionin në xhiro të shpejta - duke sjellë ndryshime të rëndësishme në industri. Për këtë arsye bankat kanë filluar të blejnë, partnerizojnë dhe fillojnë Start-Up të tyre të brendshëm.

  1. Parashikues për CryptoCurrency

Disa banka të mëdha kanë filluar të hulumtojnë dhe testojnë rolin që mund të luanin në këtë fushë në rritje, por për shumë njerëz, mungesa e rregullatorëve e bën atë shumë të rrezikshme.

Në të vërtetë, bota e cryptocurrency është ende një zonë shumë e panjohur për investitorët dhe ata që krijojnë procedurat , duke e bërë atë një “wild west”. Megjithatë, profesionistët e financave që kuptojnë tregjet tradicionale mund të jenë në gjendje të zhvillojnë aftësi të ngjashme.

  1. Dizenjues i ndërfaqeve të bisedave virtuale

Është një aftësi në zhvillim për të na ndihmuar të përfitojmë më së miri nga bisedat me zë dhe tekst me klientët dhe një aftësi që vetëm do t’i rritet rëndësia pasi teknologjia bëhet më e zakonshme. Chatbots tashmë përdoren në banka për t'iu përgjigjur pyetjeve të thjeshta dhe për të mbledhur informacion.

  1. Këshillues klienti universal

Ndarja midis mjediseve të shërbimit dixhital, fizik dhe në distancë po bie. Në çdo moment një klient mund të dëshirojë të shërbehet në një degë, përmes aplikacionit chat, me zë, ose në mjedis virtual. Ndërsa realiteti miks bëhet ndërfaqja kryesore midis njerëzve dhe makinerive, aftësitë kritike që duhet të ketë një këshillues i klientit në të ardhmen janë një kombinim i njohurive të produktit, njohuri të thelluar ne fusha të caktuara me komunikim të shkëlqyeshëm dhe empati.

  1. Kordinues sigurie kibernetike

Me evolucionin e vazhdueshëm të sigurisë në internet, të gjithë kompanitë, nga korporatat deri tek startupet, po e kuptojnë që siguria nuk mund të lihet më në baza individuale. Në botën tonë të ndërlidhur, na duhet bashkëpunim më i madh për të shmangur natyrën evoluese të sulmeve në internet.