Raiffeisen Bank në bashkëpunim me Postën Shqiptare shton numrin e zyrave postare ku mund të depozitohet cash
Pas finalizimit me sukses të fazës së parë të projektit pilot në 9 zyra postare, tashmë shërbimi i ofruar nga Posta Shqiptare për klientët e Raiffeisen Bank, për depozitimet cash është shtuar edhe me 21 zyra postare të reja, duke e çuar në 30 në total numrin e zyrave që e ofrojnë këtë shërbim.
Tashmë, klientëve të Raiffeisen Bank u ofrohet mundësia për të kryer transaksione për depozitime cash në llogari të klientëve të bankës apo në llogaritë e personave të tretë (individë dhe biznese të vogla), nëpërmjet zyrave të Postës Shqiptare, në zonat e poshtëshënuara të pa mbuluara më parë nga rrjeti i saj i degëve.
Raiffeisen Bank vlerëson se kjo është një vlerë e shtuar për klientët e bankës dhe do të zgjidhë edhe kërkesat e vazhdueshme të komuniteteve, të cilat kërkojnë prezencën e një dege banke në zonën e tyre.
Të gjithë klientët e rinj të cilët nuk kanë një llogari bankare, mund të paraqiten pranë degëve tona për hapjen e një llogarie bankare në mënyrë që në vazhdim të mund të shërbehen pranë zyrave postare në zonat e tyre. Ndërkohë, hapja e llogarive bankare mundëson edhe përdorimin e platformës digjitale “Raiffeisen ON”, nëpërmjet së cilës mund të kryhen edhe veprime të tjera bankare, si pagesa, transferta, etj.
Limitet e transaksioneve janë deri në vlerën <=999,999 lekë dhe ekuivalenti në Euro. Monedhat në të cilat kryhen veprimet janë Lekë dhe Euro.
Lista e zyrave postare është si më poshtë:
- Zyra Postare Qendër Memaliaj
- Zyra Postare Këlcyrë
- Zyra Postare Poliçan
- Zyra Postare Fushë-Arrëz
- Zyra Postare Shëngjin
- Zyra Postare Rrogozhinë
- Zyra Postare Qendër Maliq
- Zyra Postare Belsh
- Zyra Postare Delvinë
- Zyra Postare Selenicë
- Zyra Postare Orikum
- Zyra Postare Plazh (Durrës)
- Zyra Postare Sukth
- Zyra Postare Voskopojë
- Zyra Postare Leskovik
- Zyra Postare Ksamil
- Zyra Postare Konispol
- Zyra Postare Finiq
- Zyra Postare Libohovë
- Zyra Postare Levan
- Zyra Postare Pezë
- Zyra Postare Prezë
- Zyra Postare Vorë
- Zyra Postare Petrelë
- Zyra Postare Ndroq
- Zyra Postare Vau Dejës
- Zyra Postare Bushat
- Zyra Postare Rubik
- Zyra Postare Milot
- Zyra Postare Fierzë