Rama dhe Wright në familjen Balliu, i dorëzojnë çekun vogëlushes Dea
Bashkia e Tiranës ka nënshkruar akt-marrëveshjen me Bankën “Raiffeisenâ€, e cila do të kryejë shpërndarjen e fondit prej 5 000 lekësh që Bashkia jep për të gjithë fëmijët e lindur dhe të regjistruar gjatë vitit 2008.
Kryebashkiaku Edi Rama dhe përfaqësuesi i Bankës “Raiffeisenâ€, Robert Wright, bënë një vizitë në banesën e Marjeta e Gëzim Balliut që së fundmi janë gëzuar me ardhjen në jetë këtë vit të një fëmije tjetër, i cili përfiton nga nisma e Bashkisë së Tiranës.
Anetari i Bordit per Klientet Individe ne “Raiffeisen Bank†Robert Wright u shpreh: “Ky është një shembull i shkëlqyer ku “Raiffeisen†punon me komunitetin dhe me Bashkinë e Tiranës dhe shkon në të njëjtën linjë me strategjinë tonë për të ndihmuar fëmijët e të gjitha moshave, jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Për çdo llogari të hapur nga Bashkia me 5 000 lekë, e cila do te kaloje ne depozite ne do të shtojmë 5 00 lekë dhe gjithashtu do të japim nga një dhuratë simbolike për të gjithë fëmijët. Në këtë mënyrë, Bashkia po e financon të ardhmen e këtyre fëmijëve, kurse ne po e garantojmë atëâ€.
Gjatë vizitës në shtëpinë e te sapolindurit, Kryebashkiaku Rama u shpreh mes të tjerash:
“Bashkia e Tiranës ka vendosur të japë nga një shumë prej 5 000 lekësh për të gjithë të sapolindurit, të cilat kalojnë te Banka “Raiffeisenâ€. Qëllimi ynë është që kjo shumë të jetë në dispozicion të fëmijës dhe që prindërit të krijojnë një depozitë më shumë e pastaj herë pas here të afërmit po të duan të kontribuojnë, me qëllim që kur fëmija të arrijë në moshën e shkollës të ketë një bazë mbështetjeje, jo thjesht nga familja, por nga komuniteti, nga të afërmit etj. Sigurisht që shuma mund të tërhiqet edhe menjëherë, por qëllimi është që të krijojmë një depozitë që është quajtur “Mjelma†dhe për të cilën Banka vë në dispozicion kushte të veçanta, me interesa të veçanta.
Ne jemi shumë të kënaqur edhe me Bankën “Raiffeisen†sepse kemi gjetur një gjuhë bashkëpunimi të shkëlqyer dhe investojmë së bashku për të ardhmen e qytetarëve tanë më të rinj, duke qenë të vetëdijshëm se për këtë nuk mjaftojnë njerëzit e mirë, por duhen qytetarë të mirë. Për të gjithë ata që e hapin depozitën dhe nuk i tërheqin menjëherë lekët e vëna në dispozicion nga Bashkia, kanë një dhuratë prej 500 lekësh dhe arushin për fëmijët, që do të thotë simbolikisht që ne bashkë me Bankën “Raiffeisen†dëshirojmë që kjo të jetë një depozitë për të ardhmen e fëmijëve.
Nga ana tjetër, kjo do të ndihmojë edhe për të regjistruar në Gjendjen Civile që të gjithë fëmijët, kjo do të ndihmojë për të krijuar një lidhje mes prindërve e familjeve me sistemin bankar, gjë që bën që në një aspekt të jetë edhe një urë bashkëpunimi me komunitetin kundër informalitetit dhe njëkohësisht edhe për të krijuar një kulturë të re të përdorimit të të ardhuraveâ€.
Për përfitimin e dhuratës nga Bashkia e Tiranës:
- Prindërit regjistrojnë fëmijët pranë Gjendjes Civile të Njësisë Bashkiake ku jetojnë.
- Zyrat e Gjendjeve Civile dërgojnë brenda datës 7 të çdo muaji listën e plotë të fëmijëve të lindur, datën e regjistrimit të të porsalindurit, atësinë, mëmësinë, shoqëruar me certifikatën e lindjes.
- Bashkia e Tiranës brenda 5 ditëve nga marrja e listët emërore nga Njësitë Bashkiake, kryen likuidimin pranë degës së Thesarit në Bankën “Raiffeisenâ€.
- Tërheqja e dhuratës prej 5000 (pesëmijë) lekësh bëhet nga prindërit pranë Bankës “Raiffeisenâ€, duke paraqitur certifikatën e lindjes së fëmijës dhe një dokument identifikimi.
- Në zbatim të akt-marrëveshjes së lidhur ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe Bankës “Raiffeisenâ€, prindërit mund të tërheqin shumën e dhuruar nga Bashkia e Tiranës ose të përfitojnë nga dhuratat e ofruara nga “Raiffeisenâ€.
Në këtë rast Bashkia e Tiranës konsiderohet se e ka kryer pagesën ndaj të porsalindurit dhe nuk ka më asnjë detyrim ndaj përfituesve të kësaj dhurate.
Banka “Raiffeisen†dhuron për të porsalindurit:
- Depozitën “Mjelmëâ€, e cila ofrohet me norma interesi preferenciale +1 % mbi normën normale, shton 500 lekë mbi shumën e ofruar nga Bashkia si edhe një lodër,
- Për fëmijët, prindërit e të cilëve duan të tërheqin shumën e vënë në dispozicion nga Bashkia, vetëm një lodër
Në depozitën “Mjelmëâ€:
- Mund të depozitohen para në çdo moment që prindërit kanë mundësi.
- Mund të transferohen automatikisht çdo muaj nga kursimet e pagave nga ana e prindërve etj.
Prindi mund të paraqitet në të gjitha degët e Bankës “Raiffeisen†në Tiranë pas datës 15 të muajit pasardhës të regjistrimit të fëmijës.