Ekonomia ne vend te likuiditetit si nxites kryesor


26.6.2013

Viene, 27 Maj 2013

• GDP ne Eurozone do te arrije zonen e rritjes ne Q4, pritet nje rritje midis 1 dhe 1.5 per qind ne 2014
• Eurozona ne rrugen e saj drejt daljes nga recesioni
• SHBA planifikojne te dalin nga program i blerejes se aksioneve
• Diversifikim me i fuqishem per strategjite e portofolit

“Si rezultat i impulseve monetare dhe reformave strukturore, si dhe nga mungesa e pengesave sic ishte ristrukturimi I Greqise vitin e kaluar, Eurozona do te kete perseri nje tremujor te dyte negative, por do te arrije zonen e rritjes ne tremujorin e katert. Per 2014, mund te pritet nje rritje mesatare e GDP midis 1 dhe 1.5 per qind dhe ne kete menyre nje rimekembje e metejshme ekonomike”, thote Valentin Hofstätter, Drejtori i Kerkimit te Tregut te Bondeve dhe Valutes ne Raiffeisen Bank International AG (RBI), ne publikimin e fundit  per tremujorin e trete te „Strategjite ne Tregjet Globale“. Ne te njejten kohe, Hofstätter thekson qe parashikimet e rritjes ne Eurozone si dhe ne SHBA bazohen ne permiresimin e rendesishem te treguesve kryesore per tre ose kater muajt e ardhshem.
.

Sipas Fondit Monetar Nderkombetar (FMN), Tregjet ne Zhvillim pritet te kene nje rritje mesatare prej 5.3 per qind, e cila thekson edhe nje here ndikimin e tyre te madh ne zhvillimin ekonomik nderkombetar. Megjithate, Helge Rechberger, Drejtore e Analizes se Tregut te Kapitalit ne Raiffeisen Research nenvizon qe tregjet e kapitalit te Tregjeve ne Zhvillim kane rene nen tregjet e zhvilluara qe ne Tetor 2010 dhe se fundi jane ekspozuar ndaj presionit te shitjeve masive. “Te dyja tendencat respektive ne politikat monetare dhe dobesimi I treguesve te rrijes se hershme ne Kine iu shtuan humbjeve ne Maj”, analizon Rechberger.


Eurozona ne rrugen e saj drejt daljes nga recesioni

“Pas nje gabimi ne performance ne fillim te pranveres, treguesit kryesore te Eurozones u rimekemben ne tremujorin e dyte te 2013. Parashikimi yne ne lidhje me rimekembjen ekonomike mbeshtetet nga indkese te shendosha blerjesh”, shpjegon Hofstätter. “Vecanerisht pozitiv eshte fakti qe keto indekse po rriten jo vetem ne Gjermani, por edhe ne Spanje, Itali dhe France, e cila kohet e fundit ka qene nen nje presion te madh. Eurozona eshte ne rrugen e saj drejt daljes nga recesioni.

Sipas eksperteve te Raiffeisen Research, disa faktore cuan ne kete rimekembje ekonomike. Si fillim perpjekjet e konsoliduara po fillojne te tregojne ndikim dhe keshtu efekti frenues I politikave fiskale po ulet. , ndersa ne te njejten kohe Komisioni Evropian eshte me pak strikt me arritjet aktuale te qellimeve te deficitit. Gjithashtu, politikat monetare ne shume pjese te Eurozones cuan ne kushte financiare te lira. “Ne teresi ne parashikojme eksporte ne rritje per te iniciuar investime private te cilat do te cojne ne me shume punesim dhe konsum ne 2014”, konkludon Hofstätter pikepamjen e tij per Eurozonen.


SHBA planifikojne te dalin nga program i blerejes se aksioneve
Nivelet jashtezakonisht te ulta te interesit dhe programet e shumta te blerjes se aksioneve po cojne aktualisht ne nje zhvillim qe nxitet nga likuiditeti te tregjeve te kapitalit ne shume rajone me ekonomi te ngritur.

“Ne pranvere, diskutimet per nje dalje nga programet e blerjes se aksioneve, qe eshte rreth 85 miliarde USD cdo muaj per ekonomine amerikane, kane filluar. Bazuar ne prezumimin e nje zhvillimi te vazhdueshem te tregjeve te punes, ne parashikojme nje reduktim te likuiditetit duke filluar nga tremujori I katert.”, thote Hofstätter ne lidhje me njoftimet e fundit te Guvernatoreve te Rezerves Federale.

“Megjithate, ne kete kontekst, une konsideroj nje rritje te normave te interesit ne SHBA perpara 2015, duke pare riskun ekonomik te lidhur me nje veprim te tille”, shpjegon Hofstätter.
.


Diversifikim me i fuqishem per strategjite e portofolit

“Rritja ekonomike mund te permiresohet tani nese trendi rritesne tregjet e ngritura te kapitalit do te te ringrihet perseri vete. Ne parashikojme qe SHBA te udheheqe rrugen perpara Eurozones dhe si rrjedhim rajoni CEE do te ndjeke trendin deri ne fund te vitit”, thote Rechberger. “Japonia duhet te zbatoje veprime duke ndjekur njoftimet politike, ne aktualisht vlersojme rritjen e fitimit te jete ne 50 per qind per periudhen aktuale. Megjithate, duke qene se cmimet aktuale te aksioneve kane perthithur tashme nje pjese te konsiderueshme te ketyre fitimeve, nje blerje ne kete pike nuk eshte me vecanerisht e lire”.


Ne lidhje me sektoret e industries, analistet e Raiffeisen Research synojne qarte nje pozicionim ciklik dhe keshtu rekomandojne dhenien e peshes sektoreve te nergjise, industrial, konsumatoreve ciklike, IT dhe utiliteteve.