Elevator LAB: 336 aplikime për programin fintech accelerator të RBI-së


3.8.2017

Vjenë, 3 gusht 2017

31 korriku shënoi fundin e fazës së aplikimit për "Elevator Lab", programin fintech accelerator të Raiffeisen Bank International (RBI) AG. Programi nisi zyrtarisht më 1 qershor nga Johann Strobl, Drejtori Ekzekutiv i RBI, gjatë festivalit të themeluesve dhe teknologjisë "Pioneers" 17 dhe gjithashtu u përhap gjerësisht nga 14 bankat e rrjetit të RBI në Evropën Qendrore dhe Lindore (CEE).

336 fintech start-ups shfrytëzuan mundësinë për një bashkëpunim potencial afatgjatë me RBI Group dhe 16.6 milionë klientët e RB-së në Austri dhe në rajonin e EQL. 13.4 për qind e të gjitha aplikacioneve janë paraqitur nga fintechs austriake, 27.1 për qind fintechs nga rajoni i EQL, me një numër relativisht të lartë aplikimesh nga Hungaria, Rumania dhe Sllovakia, duke reflektuar komunitetet fintech të zhvilluara në këto vende. Shqipëria paraqiti 6 aplikime, një numër i rëndësishëm duke patur parasysh tregun shqiptar fintech.  Aplikacionet e tjera u paraqitën kryesisht nga zonat e Europes perëndimore, aziatike dhe amerikane, gjë që na tregon se Elevator Lab  tërheq interes të madh ndërkombëtar. Shumica e aplikimeve ishin të lidhura me shërbimet e pagesave dhe transaksioneve, të ndjekur nga fushat e investimit dhe tregtimit, Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Databaze per analizimin e të dhënave (Big Data Analytics), RegTech, Degët e të Ardhmes,si dhe Teknologjia e Investimit dhe Tregtisë.

"Ne jemi të lumtur që arritëm ta mbyllnim me sukses fazën e aplikimit për Elevator Lab dhe se kemi aplikacione nga të gjitha 14 tregjet tona në Evropën Qendrore dhe Lindore. Numri i lartë dhe cilësia e përgjithshme e aplikacioneve i tejkaluan pritjet tona. Deri në fund të muajit gusht, ne do të shqyrtojmë intensivisht dokumentet në mënyrë që të identifikojmë ato 30 start-up të cilat do të kenë mundësinë të bindin jurinë tonë të lartë për konceptet e tyre gjatë seancave fillestare ", shpjegon Michael Hoellerer, vendimmarresi per këtë projekt në RBI, i cili, ndër të tjera, është përgjegjës për strategjinë e digjitalizimit të Grupit RBI.

Të pesë start-ups që do të marrin pjesë në program do të zgjidhen në mes të shtatorit në Vjenë. RBI bashkepunoi me Pioneers Discover dhe u mbeshtet nga partneret dhe Venionaire. Të gjitha detajet në lidhje me afatin kohor të mëtejshëm të Elevator Lab janë gjithashtu të listuara në faqen e internetit: www.elevator-lab.com

 

***

Rreth RBI-së

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qëndrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj Grupi ofronë sherbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve,gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.

 

Në total, ,më shumë se 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.6 milion klientëve nëpërmjet 2,500 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është e lire.Brenda Grupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI  është institucioni qëndror i bankave Raiffeisen në rajon dhe  institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion. 

Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]) ,ose
Andrea Pelinka-Kinz (+43-1-71707-8787, [email protected])
www.rbinternational.com | www.elevator-lab.com