Tiranë, 1 Qershor 2018

Raiffeisen Bank Albania përfundon me sukses sfidën Elevator Lab. Programi accelerator "Elevator Lab" për fintechs dhe startups e cila u prezantua në qershor të vitit 2017. Përvoja nga raundi i parë i programit virtual "Elevator Lab" ka treguar se bashkëpunimi midis sipërmarrjeve të reja dhe RBI është me përfitim nga të dyja anët.
Këtë vit Grupi i RBI synoi të përqendrohej në eko-sistemet Fintech në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Raiffeisen Bank Albania iu bashkua këtij programi. Kompania fituese e Elevator LAB u shpall Symmetric, e cila mori çmimin prej 5,000 Euro si dhe "Wild Card" për gjysmëfinalen me pjesëmarrës nga gjithë grupi duke patur mundësinë për të arritur dhe finalen e TOP 15 që do mbahet në Vjenë në shtator 2018.
“Jemi shumë të kënaqur që t'i japim fintechs në Shqipëri mundësinë për të marrë pjesë në këtë program dhe ky ishte një fillim i mirë. Dua të falenderoj veçanërisht të gjithë pjesëmarrësit dhe ju siguroj se të gjitha idetë janë mirëpritur dhe janë dhënë vlerësimet e duhura. Suksese të mëtejshme fituesit. “ tha Z. Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në fjalën e tij.
Raffeisen Bank Albania është në transformim të vazhdueshëm dixhital dhe gjithmonë do të mbështesë projektet teknologjike për të ndihmuar përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve.