Vienë
Gjithsej 27 çmime per Grupin RBI në “European Banking Awards” të EMEA Finance
Të gjitha bankat e rrjetit të RBI në Europën Qendrore dhe Lindore (EQL) u dekoruan
"Banka më e mirë", "Banka më e mirë e huaj", "Banka më e mirë e investimeve" dhe "Banka më e mirë private" në 15 vende
Jo më pak se 27 çmime u paraqitën per Grupin RBI në “European Banking Awards” të EMEA Finance. Revista e njohur e financave e quajti RBI si "Banka më e mirë në EQL dhe CIS. Ajo gjithashtu dekoroi kompaninë e fondit të investimeve RBI, Raiffeisen Capital Management, me çmimin për "Produktin më të mirë të lancuar në EQL dhe CIS" për prezantimin 'Raiffeisen Solution Fund' në tregun Hungarez së bashku me degët lokale të RBI, Raiffeisen Bank dhe Raiffeisen Investment Fund Management.
Për më tepër, EMEA Finance zgjodhi RBI dhe bankat e saj te rrjetit si "Banka më e mirë" në Austri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Hungari, Kosovë, Rumani, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë dhe si "Banka më e mirë e huaj" në Shqipëri, Bjellorusi dhe Rusi. Aktivitetet bankare të investimeve u njohën me çmimin "Banka më e mirë e investimeve" në Austri, Serbi,Bjellorusi, Rumani dhe Rusi ("Banka më e mirë e investimeve të huaja"). Përfundimi i këtij çmimi mbresëlënës, aftësitë e firmës në menaxhimin e pasurisë u njohën në pesë vende me çmimin "Banka më e mirë private" në Bullgari, Çeki, Hungari, Poloni dhe Sllovaki dhe si "Menaxheri më i mirë i aseteve" në Bullgari dhe Slovakia.
"RBI është banka më e mirë e EMEA Finance në rajonin e EQL dhe CIS. Banka përfundoi programin e saj të transformimit përpara afatit, uli kreditë e saj me probleme, njoftoi rezultate të jashtëzakonshme, dyfishoi fitimin e vitit të kaluar dhe krijoj lekundje në tregjet e kapitalit të rajonit ", tha Christopher Moore, botues dhe CEO i revistës EMEA Finance.
***
Revista EMEA Finance është revista e vetme e dedikuar ekskluzivisht për të raportuar ngjarjet financiare, ndodhite dhe arritjet e iniciuar dhe ndikuar nga industria financiare ndërkombëtare në rajonin EMEA. Profile te personaliteteve kryesore financiare, duke krijuar një platformë për audiencën e saj për të fituar një kuptim më të plotë të kolegëve të tyre dhe lajmeve të industrisë. Revista i drejtohet një audience të nivelit ekzekutiv që përfshin drejtorat ekzekutiv, zyrtarë kryesorë financiarë dhe drejtuesit e investimeve.
EMEA Finance Limited prodhon një revistë elitare, konferenca dhe një faqe interneti. Këto shërbime gjithëpërfshirëse të informacionit plotësohen nga shërbimi i rregullt i e-mail-it të lajmeve, emeafinance eNews, dhe nga konferenca në të gjithë rajonin e EMEA.
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit, përveç kësaj grupi ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e lizing-ut, menaxhimit të aseteve, bashkimet dhe blerjet.
Në total, rreth 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.6 milion klientëve nëpërmjet 2,400 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. Bankat Raiffesien në rajon zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve pjesa tjetër është e lirë. Brenda Grupit Bankar Raiffeisen, RBI është institucioni qendror i Bankave Raiffeisen në Rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion.
Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]),ose
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, [email protected])
http://www.rbinternational.com
Nëse nuk dëshironi të merrni ndonjë njoftim të mëtejshëm, si p.sh. njoftime për shtyp ose ftesa për ngjarjet e RBI, ju lutemi përgjigjuni në këtë e-mail.
Ju gjithashtu mund të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja me qëllim të marrjes së njoftimeve në ndonjë kohë tjetër. Kundërshtimi mund të bëhet edhe me shkrim në Communications Group, Am Stadtpark 9, 1030 Vienna ose me e-mail në [email protected]
Kundërshtimi është i vlefshëm nga momenti i marrjes nga RBI. Në rast kundërshtimi, përpunimi i të dhënave tuaja do të ndërpritet dhe të gjitha të dhënat personale rezultuese do të fshihen nga sistemet e përpunimit të të dhënave të RBI-së.
Ju do të gjeni informacionin e detyrueshëm sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave në www.rbinternational.com nën "Mbrojtjen e të Dhënave".