EMEA Finance: Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me çmimin “Banka më e mirë e huaj” në Shqipëri


27.4.2021

RBI është "Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore" dhe "Banka më e mirë në Austri”

  • Global Finance dhe EMEA Finance vlerësuan RBI dhe grupin e saj në EQL me disa çmime
  • Është hera e 14-të që RBI vlerësohet me çmimin Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) si dhe e gjashta herë radhazi
  • Të gjitha Bankat e Rrjetit të RBI u vlerësuan me çmime EMEA

Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka marrë sërish çmime të shumta nga revistat financiare “Global Finance” dhe “EMEA Finance”.

Në vlerësimet "Bankat më të mira të botës 2021" nga Global Finance, RBI u përzgjodh si "Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore" sikurse në vitet 2017, 2018 dhe 2020.

Kjo është hera e 14-të që nga viti 2004 që revista financiare i jep RBI këtë titull të rëndësishëm. Gjithashtu, filialet e RBI në Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe Rumani u zgjodhën si "Banka më e Mirë" në vendet e tyre përkatëse.

"Ne i vlerësojmë shumë këto çmime. Ndërsa reagimet e klientëve janë sigurisht burimi kryesor ku bazohemi kur bëhet fjalë për vlerësimin e performancës sonë, një krahasim me kolegët tanë është i domosdoshëm për të kompletuar panoramën dhe për marrjen e një konfirmim të vlefshmërisë të cilësisë së punës sonë", tha Drejtori i Përgjithshëm i RBI, Johann Strobl.

Në kuadër të "Europe Banking Awards 2020" të EMEA Finance, RBI u nderua si "Banka më e mirë në EQL & CIS ", për të gjashtën herë radhazi. Revista financiare gjithashtu nderoi RBI si "Banka më e mirë" dhe "Banka më e mirë e investimeve" në Austri, sikurse vitin e kaluar. RBI mori gjithashtu çmimin Green Finance dhe Raiffeisen Capital Management u njoh si "Administruesi më i mirë i pasurive" në Austri.

Të gjitha bankat e rrjetit të RBI morën çmimin lokal "Banka më e mirë". Raiffeisen Bank në Shqipëri u vlerësua nga Revista financiare si  "Banka më e mirë e huaj". Gjithashtu bankat në Republikën Çeke, Hungari, Serbi dhe Sllovaki u vlerësuan si "Banka Më e Mirë Private”.

 

*****

RBI i referohet Austrisë, ku është një bankë lider për korporata dhe investime, si dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) si treg mëmë. 13 tregje në këtë rajon mbulohen nga filialet e bankës. Për më tepër, Grupi RBI përfshin edhe ofrues të tjerë të shumtë të shërbimeve financiare, për shembull për qiratë financiare (leasing), menaxhimin e aseteve ose Bashkime & Blerje (M&A).

Rreth 45,000 punonjës u shërbejnë 17.2 milionë klientëve në përafërsisht 1,900 degë, duke mbuluar kështu pjesën më të madhe të territorit të EQL. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vienës. Bankat Rajonale Austriake Raiffeisen zotërojnë rreth 58,8 përqind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër operojnë të pavarura. Brenda Grupit Bankar Raiffeisen në Austri, RBI është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve të tjera të lidhura të kreditit.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:

Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected] ) ose Christof Danz (+43-1-71 707-1930, [email protected]

www.rbinternational.com