EMEA Finance: Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me çmimin “Banka më e mirë e huaj” në Shqipëri


28.4.2020

RBI është "Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore" dhe "Banka më e mirë në Austri”

  • Global Finance dhe EMEA Finance vlerësuan RBI dhe grupin e saj në EQL me disa çmime.
  • Është hera e 13-të që RBI vlerësohet me çmimin Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) si dhe e pesta herë radhazi.
  • Të gjitha Bankat e Rrjetit RBI u vlerësuan me çmime EMEA

Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka marrë çmime të shumta nga revistat financiare Global Finance dhe EMEA Finance. Në vlerësimet "Bankat më të mira të botës 2020" nga Global Finance, RBI u përzgjodh si "Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore". Kjo është hera e 13-të që nga viti 2004 që revista financiare vlerëson RBI-në me këtë titull. Gjithashtu, filialet e RBI në Kroaci dhe Ukrainë u zgjodhën "Banka më e mirë" në vendet e tyre përkatëse.

Në kuadër të "Europe Banking Awards 2019" të EMEA Finance, RBI fitoi gjithsej 23 çmime. Revista financiare gjithashtu nderoi RBI-në si "Banka më e mirë në EQL & CIS" për të pestën herë radhazi. Për më tepër, EMEA Finance zgjodhi RBI-në së bashku me bankat e rrjetit të saj si "Banka më e mirë" në Austri, Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Hungari, Kosovë, Rumani, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë. Bankat e rrjetit në Shqipëri dhe Rusi u zgjodhën si "Banka më e mirë e huaj".

Në Austri, Bjellorusi, Republikën Çeke dhe Rumani, RBI dhe bankat e rrjetit të saj u zgjodhën "Banka më e mirë e investimeve" për EMEA Finance. Bankave në Bullgari, Sllovaki, Çeki dhe Hungari iu dha titulli "Banka më e mirë private" në vendet e tyre përkatëse, dhe Raiffeisen Capital Management është "Administruesi më i mirë i pasurive" të Austrisë.

"Këto çmime dhe veçanërisht frekuenca e vlerësimit, do të thotë shumë për ne. Ata konfirmojnë korrektësinë e orientimit tonë strategjik si dhe cilësinë e gamës së produkteve tona dhe gjithashtu angazhimin dhe profesionalizmin e punonjësve tanë ", tha Drejtori i Përgjithshëm i RBI, Johann Strobl.

****

RBI i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) si tregu i saj. 13 tregjet e rajonit janë të mbuluara nga bankat e filialit. Për më tepër, Pjesë e Grupit RBI janë edhe shumë kompani të tjera që ofrojnë shërbime financiare, për shembull në qira financiare, menaxhim të pasurive apo M&A (përthithje dhe blerje).

Rreth 47,000 të punësuar u shërbejnë 16.5 milionë konsumatorëve përmes përafërsisht 2,100 degësh biznesi, pjesa më e madhe e tyre në EQL. Aksionet e RBI-së janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat Rajonale Austriake Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është në gjendje të lirë. Brenda Grupit Bankar Austriak Raiffeisen RBI-ja është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve të tjera kredituese.

Për më shumë informacion kontaktoni me:

Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected])

ose Christof Danz (+43-1-71 707-1930, [email protected]) http://www.rbinternational.com