“Erdhi shkolla” .......
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2017 – 2018, dhe me dëshirën e mirë për të ndihmuar fëmijët në nevojë, Raiffeisen Bank fton të gjithë klientët, por jo vetëm, që të bëhen pjesë e kësaj nisme e cila konsiston në dhurimin e materialeve të ndryshme shkollore.
Nëse keni libra, fletore, blloqe, çanta, lapsa, stilolapsa, etj. të cilat nuk ju nevojiten më, ju ftojmë t'i sillni ato pranë degëve tona duke filluar nga data 24 Gusht - 6 Shtator 2017.
Më poshtë është lista e degëve të Raiffeisen Bank që do të grumbullojnë këto materiale dhe do ti shpërndajnë tek familjet në nevojë.
Dega Nr. 1 Elbasan
Dega Gramsh
Dega Korçë
Dega Bilisht
Dega Ersekë
Dega Tepelenë
Dega Durrës
Dega Kuçovë
Dega Rruga e Kavajës
Dega Abdyl Frashëri
Dega Stadiumi Dinamo
Dega Laprakë
Dega Kamëz
Dega Shkodër
Dega Laç
Të gjithë së bashku për ndihmuar fëmijët që kanë më pak mundësi.