- GDP ne EQL pritet te rritet me 2.6 per qind ne 2012 – eurozona pritet te tkurret me 0.3 per qind
- Parashikimi per rritje te GDP per Austrine ne 0.7 per qind ne 2012
""Evropa Qendrore dhe Lindore (EQL) deri tani i ka rezistuar mire turbulencave dhe eshte zhvilluar me nje stabilitet te kenaqshem,†analizon Peter Brezinschek, Drejtor i Raiffeisen Research, nje njesi e Raiffeisen Bank International AG (RBI). Per 2012, Brezinschek parashikon per rajonin e EQL nje rritje mesatare te GDP prej 2.6 per qind – me nje parashikim 3.2 per qind per 2013. Ky eshte nje ndryshim i madh ne rritje krahasuar me eurozonen, ku GDP pritet te bjere me minus 0.3 per qind ne 2012 dhe me nje kthim te rritjes ne 2013 (parashikimi 0.8 per qind).
Sipas Brezinschek, ndryshimi ne prespektivat per rritje ne rajonet individuale te EQL ne tremujoret e kaluara do te vazhdoje edhe ne gjysmen e dyte te 2012. “Ne krye te listes mbeten Polonia me 2.8 per qind dhe Rusia me 3.7 per qind te rritjes reale te GDP. Sllovakia dhe Ukraina gjithashtu do te jene ne gjendje t’i shtojne 2.5 per qind rritje secila te dhenave te kenaqshme te dy viteve te kaluara.†Eksperti analist Raiffeisen Research. Ndryshe nga kjo, situate ne Ballkan mbetet me pak pozitive sipas opinionit te tij me Kroacine, Serbine dhe Bosnje dhe Hercegovinen qe nuk pritet te tregojne asnje rritje ne 2012. “Ky rajon ka qene rajoni me i ndikuar negativisht nga renia ekonomike ne shtetet perfierike te eurozones. Vetem nje gjallerim i moderuar i veshtrimit ekonomik eshte realist ne vitin qe vjen,†shpjegon Brezinschek.
Ne pergjithesi, Konfederata e Shteteve te Pavarura (CIS) do te zhvillohet me mire ne rajonin e EQL, me rritje te GDP prej 3.6 per qind ne 2012, e ndjekur nga Evropa Qendrore me 1.4 per qind. Evropa Juglindore do te shenoje vetem nje rritje te moderuar prej 0.3 per qind.
Per Austrine, analistet e Raiffeisen Research e kane ngritur parashikimin e tyre vjetor per 2012 ne 0.7 per qind mbi bazen e nje tremujori te pare cuditerisht te forte. Ekspertet parashikojne nje rritje reale te GDP prej 1.3 per qind per 2013.
Konsolidime buxheti ne Poloni, Republiken Çeke, Hungari, Rumani dhe Ukraine
""Çmimet konsumatore jane ne nivele te ulta historike ne Rusi, Ukraine dhe Rumani, ndersa trendi eshte rrites ne Hungari,†shpjegon Brezinschek, i cili gjithashtu parashikon konsolidime te buxhetit mbi te gjitha ne Poloni, Republiken Çeke, Hungari, Rumani dhe Ukraine. Megjithate, analisti ekspert ve re qe nivelet e borxhit te vendeve te EQL – me perjashtim te Hungarise – do te jene nen mesataren e eurozones. Sipas Brezinschek, nje reduktim I deficitit eshte planifikuar si ne 2012 ashtu edhe ne 2013.
Fuqizim i moderuar i monedhave te EQL kundrejt euros
Sipas Raiffeisen Research, shqwtesimet ne rritje ne eurozone te shoqeruara me nje dobesim te euros cuan nje turbulence tjeter te valutes ne mes te vitit. Ndersa monedha Polake dhe ajo Hungareze u rriten fuqishem, monedha Ruse, ajo Rumune dhe Çeke jane dobesuar te gjitha. “Duke marre parasysh politikat monetare respektive dhe faktin qe nje dalje e Greqise nga euro nuk do te ndodhe shpejt, do te shohim nje fuqizim te moderuar te monedhave te EQL kundrejt euros ne gjysmen e dyte te 2012. Ketu bejne perjashtim monedhat e Ukraines, Serbise dhe Hungarise,†thote Brezinschek, i cili parashikon qe bankat qendrore te reduktojne normat e interesit vetem ne Republiken Çeke dhe Rusi.
Rekomandim blerje per rezervat e EQL
Nga perspektiva e Raiffeisen Research, tregjet e obligacioneve te Evropes Lindore do te karakterizohen vetem nga nje rritje e lehte e yield-it ne tremujorin e trete. “ Ne shohim luhatje me te medha te mundeshme per te gjitha maturimet vetem ne Hungari, ne perputhje me trendin me te dobet te monedhes. Per kete arsye ne kemi vendosur ne shitje obligacionet e monedhes vendase hungareze,†thote Brezinschek, i cili deshiron te jape vetem nje rekomandim per blerje per Polonine per momentin. Sapo obligacionet Ruse te shenojne nje rritje te yield-it drejt 9 perqind, Brezinschek do ta shikonte edhe kete perseri si nje rekomandim me vlere.
Persa i perket aksioneve, potenciali i rikuperimit duhet gjithashtu te shtrihet ne vendet e EQL me injeksionet e reja globale te likuiditeti nga bankat qendrore. Brezinschek per kete arsye jep rekomandim per blerje ne te gjithe rajonin per fazen e pare te muajve te veres, me Vjenen, Budapestin dhe Mosken qe tregojne potencilat me te larta te çmimit, sipas opinionit te tij.
Aksionet Ruse jane te favorizuara nga nje rishikim i larte ne pritshmerite e tregut ne lidhje me rritjen e fitimit, nje rritje ne çmimin e naftes mbi shenjen e 100 dollarit ne tremujorin e trete, dhe vleresimi themelor terheqes. Kjo e fundit vlen edhe per indeksin hungarez te aksioneve, me renien dyshifrore te fitimit ne 2012 me çmimin tashme te vendosur. Me vendimtare, gjithsesi, eshte aftesia e re politike per kompromise, e cila ben qe nje marreveshje e IMF-se te jete me realiste ne fund te veres.
ATX: dinamikat e fitimit ulen ne tremujorin e dyte
Megjithese ATX ka leshuar shumicen e fitimit te saj ne fillim te ketij viti, duke pasur parasysh krizen e borxhit qeveritar duke u rritur dhe duke zene pjesen e tij gjithashtu ne Austri, ajo qendroi pak me mire mire se indekset e tjera ne te gjithe Evropen ne tremujorin e dyte. Ne pergjithesi, raporti i tremujorit te pare ka treguar qe ka qene mjaft i forte, veçanerisht ne Austri, me Andritz, OMV, Telekom Austria, SBO dhe AMAG nder kompanite qe mundin vleresimin e fitimit te Raiffeisen Centrobank’s (RCB) dhe nga ana tjeter, Strabag, Verbund, Rosenbauer dhe Zumtobel raportojne rezultate me poshte parashikimeve te analisteve te RCB. Ata presin dinamiken e fitimeve ne nje nivel agregat qe zbret poshte ne tremujorin e dyte, si pasoje e momentit me te dobet ekonomik dhe nivelit te ulet te monedhes se EQL.
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. Ne Evropen Qendrore dhe Lindore, RBI operon me nje rrjet te gjere bankash filiale, kompani leasing dhe dhe nje sere institucionesh qe ofrojne sherbime te specializuara financiare ne 17 tregje.
RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.
Ne total, rreth 61,300 punonjes te RBI u sherbejne rreth 14.6 milion klienteve nepermjet 3,100 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, kontaktoni Michael Palzer (+43-1-71 707-2828, [email protected]) ose Alexandra Jocham (+43-1-71 707-5627, [email protected]), ose Vilma Baçe (0 68 20 96 0 13, [email protected]) http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at
* * * * *
Raiffeisen Centrobank AG, Shtëpia e kapitalit të Raiffeisen Bank International, është udheheqes i investimeve bankar austriake me një përqendrim të fuqishëm në rajonin e EQL, duke ofruar të gjithë spektrin e shërbimeve dhe produkteve e shoqëruara me të aksioneve, derivatet, dhe transaksionet e kapital, duke përfshirë dhe duke përjashtuar bursën. Bazuar në këtë pozicion, banka e specializuar ofron gjithashtu edhe oferta ekskluzive, te bankingut individ privat.
Per informacione te metejshme, kontaktoni Andrea Pelinka-Kinz (+43-1-51 520-614, [email protected]) http://www.rcb.at