Evropa Qendrore perfiton nga lehtesimi i politikes monetare se Bankes Qendrore Evropiane


9.4.2015

  • Rritja ne Gjermani mbeshtet permiresimin ne rajonin e EQ
  • Shqiperia: Ekonomia drejt ritmeve me te shpejta te rritjes

""Nen rajonet e  Evropes Qendrore dhe Lindore (EQL) vazhdojne te tregojne nje zhvillim mjaft te dallueshem per vitin 2015. Ndersa Evropa Qendrore ka te ngjare te rritet me 3 per qind mesatarisht, rajoni i EQL qendron prapa me parashikimin e rritjes se PBB prej 1,9 per qind. Kjo eshte kryesisht per shkak te stanjacionit ne Kroaci dhe Serbi qe zbeh  rritjen 3,0 per qind ne Rumani. Te tre vendet e rajonit te Evropes Lindore, domethene Bjellorusi, Rusi dhe Ukraine, jane perballur me recesion, ""thote Peter Brezinschek, Analist Ekspert i Raiffeisen Research ne Raiffeisen Bank International AG (RBI) ne publikimin e fundit te tij te"" Strategjia e Europes Qendrore dhe Lindore "" per tremujorin e dyte te 2015.

Perveç rritjes te brendshme shume te forte (konsumit privat dhe investimet), lidhjet e ngushta ekonomike me Gjermanine jane gjithashtu nje arsye per performancen e qendrueshme te rajonit te Evropes Qendrore. Konkurrueshmeria e larte nga vendet e Evropes Qendrore gjithashtu lehteson balancat e  fuqishme te llogarive, qe nenkupton se vendet nuk jane te varura nga kapitali i huaj. Ne te vertete, flukset e kapitalit kane forcuar monedhat e ketyre vendeve qe nga fillimi i vitit. Ne tremujoret e kaluara, mungesa e inflacionit dhe zgjerimi i politikes monetare te BQE-se ka hapur liri veprimi per disa banka qendrore ne QE per te ulur normat e interesit. Per shembull, Polonia ka arritur nje ulje te re ne normat ne 1,5 per qind; norma baze ne Rumani pritet te kaloje ne 2 per qind dhe afro 1,5 per qind ne Hungari. Me kete, ciklit te shkurtimit te normes duhet ti vije fundi, dhe si pasoje monedhat ne keto vende mund te pranojne shkurtimisht disa nga fitimet e tyre te para te tremujorit kundrejt euros.

Shqiperia: Ekonomia drejt ritmeve me te shpejta te rritjes

Ne 2015 rritja e PBB se ekonomise shqiptare, pritet te shpejtohet ne rreth 3% ne baze te nje gjallerimi te moderuar te kerkeses se brendshme, rritjes se Investimeve te Huaja Direkte dhe lehtesimit i politikes monetare. Sektori i energjise i cili ka qene nje sektor kyç drejtues ne vitet e fundit, pritet te ngadalesohet duke qene se nxjerrja dhe prodhimi i naftes u ndikuan negativisht nga renia e çmimit te naftes ne tregjet nderkombetare.


Niveli i inflacionit pritet te jete afer nivelit 2 - 4% te kufirit te synuar duke qene se gjallerimi i moderuar i kerkeses se brendshme duhet te neutralizohet pjeserisht nga çmimet e ulura te importit. Prandaj pritet qe Banka e Shqiperise te ruaje nje politike ekspansioniste monetare per 2015 gjithashtu. Norma baze e interesit eshte aktualisht ne nje nivel te ulet historik prej 2.0%.

* * * *

Raiffeisen Bank, pjese e rrjtit Raiffeisen Bank International AG  është nje nga bankat më te madhe në vend me rrjetin më të madh të degëve, të bankomateve dhe të POS-eve (point of sales).

Raiffeisen Bank International bleu Banken e Kursimeve në Shqipëri në 2004 dhe gjatë10 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me shërbime të plota që i shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Me dhënien e kredisë klientëve korporate dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me trajnimin intensiv të stafit dhe ofrimin e produkteve të reja bankare, Raiffeisen Bank e ka përforcuar pozicionin e saj në treg, duke e sjelle sherbimin bankar ne Shqiperi ne nje nivel qe krahasohet me standardet Evropiane te shekullit te XXI-te. Raiffeisen Bank i shërben tashmë mbi 700,000 klientëve në Shqiperi .

 Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni Viola Smaja([email protected])

* * * *

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 15 tregjet e rajonit jane mbuluar nga bankat e filialit, pervec kesaj grupi ofrone sherbime te specializuara financiare si ne fushen e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, bashkimet dhe blerjet.

Ne total, rreth 54,700 punonjes u sherbejne rreth 14.8 milion klienteve nepermjet 2,900 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.

 

RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 60.7  perqind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.

Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]),ose
Anja Knass (+43-1-71 707-5905, [email protected]). http://www.rbinternational.com http:,//www.rzb.at

  * * * *

Raiffeisen Centrobank eshte nje banke lider austriake e investimeve qe ofron spekter te plote te sherbimeve dhe produkteve qe lidhen me aksione, derivate dhe te te transaksioneve te tregut te kapitalit, si nepermjet burses dhe jashte tregut. Raiffeisen Centrobank eshte nje dege 100%  e Raiffeisen Bank International AG.

Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni Andrea Pelinka-Kinz (+43-1-51 520-614, andrea.pelinka-Kinz @ rcb.at). http://www.rcb.at

 

[1]. Evropa Qendrore dhe Lindore (EQL) eshte e perbere nga rajonet e Evropes Qendrore (QE) me Republiken Çeke, Poloni, Sllovaki, Slloveni dhe Hungari, Europes Juglindore (EJ) eshte e perbere nga Shqiperia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Rumania dhe Serbia si dhe Evropa Lindore (EL) me Bjellorusi, Rusi dhe Ukraine.