- Fitimi i konsiliduar i 270 milion Euro, poshte 19.1 perqind vit ne vit si pasoj e ngarkeses ne tatim ( pro forma Q1 2010: 334 milion Euro)
- Tatimet e shtyra u rriten me 35 milion Euro per shkak te vleresimit te fitimit ne Q1 2011
- Fitimi perpara tatimit u rrit me 3.3 per qind ne 405 milion Euro (pro forma Q1 2010: 392 milion Euro)
- Provigjionet neto nga humbjet e kredive te keqija rane me 35.9 per qind ne 405 milion Euro (pro forma Q1 2010: 392 milion Euro)
- Raporti i kredive te keqija ra ne 8.6 per qind, raporti i mbulimit u permiresua ne 68 perqind
- Kthimi mbi kapital perpara tatimit rritet me 56.2 per qind (plus 3.0 pike perqindje me pak ne baze nga viti ne vit)
- Raporti kosto/te ardhura rritet me 56.2 per qind (plus 3.0 pike perqindje nga viti ne vit)
Të gjitha shifrat janë të bazuara në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF). Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka filluar aktivitetet e saj të biznesit Tetorin e kaluar, megjithatë, themelimi i bankës së re ishte efektive në mënyrë retroaktive nga data 1 Janar 2010. Përveç shifrave te fund-vitit 2010 dhe rezultateve te Q1 2011, të gjitha shifrat janë dhënë në një bazë të pro forma.
Raiffeisen Bank International AG (RBI) postoi një fitim të konsoliduar (pas tatimit dhe interesave jo-kontrolluese) prej 270 milion Euro në tremujorin e parë të 2011, që paraqet një rënie prej 19.1 për qind në krahasim me fitimin pro forma te RBI të konsoliduar në tremujorin e parë të vitit paraprak (pro forma Q1 2010: 334 milion Euro). Në të kundërt, fitimi perpara tatimit i RBI u rrit me 3.3 për qind në 405 milion Euro (pro forma Q1 2010: 392 milion Euro), ndërsa fitimi i saj pas tatimit ka rënë nga 305 milion Euro (pro forma Q1 2010: 359 milion Euro). Ky zhvillim reflekton rritjen e fortë ne ngarkim te taksave efektive te RBI në 100 milion Euro, një rritje atribuohet kryesisht njohjes se tatimit të shtyrë mbi fitimet e vlerësimit. Fitimet për aksion rane nga pro forma 1,46 Euro në tremujorin e parë të 2010 nga 0,33 cent Euro në 1,13 Euro.
""Gjatë tremujorit të parë të 2011, kemi arritur në ruajtjen e tendencës në rritje dhe në arritjen e një tjetër rezultat të mirë. Fitim jonë perpara tatimit për periudhën u rrit me tre për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, mbi të gjitha për shkak të zhvillimeve të kënaqshme në të dy të ardhurat neto nga interesi dhe pagesë neto dhe të ardhurat e komisionit. Megjithatë, shpenzimet shtesë të taksave të drejtuar nga taksat e shtyra peshonin rëndë mbi fitimin tonë të konsoliduara.†komentoi Herbert Stepic, Drejtor i Pergjithshem i RBI.
Te ardhurat operative rriten me 2 perqind nga viti ne vit
Pavarësisht 2 për qind rritje në të ardhurat operative, rezultatit operativ në tre muajt e parë të 2011 ra me 5 për qind ose 29 milion Euro nga periudha e krahasueshme me vitin e kaluar në 588 milion Euro. Arsyet kryesore për këtë janë rritja në shpenzimet e përgjithshme administrative, veçanërisht si pasojë e pagave ne rritje në një numër të tregjeve, dhe taksat bankare në Austri dhe Hungari arriten në 34 milion Euro, të cilat nuk janë përfshirë ende në të njëjtën periudhë te vitit kaluar.
Te ardhurat neto nga interesi u rritën me 3 për qind ose 26 milion Euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në 884 milion Euro. Ky ishte kontribuesi më i madh për të ardhurat operative, te llogaritur për 66 për qind të të ardhurave operative gjithsej.
Tarifat dhe komisionet neto nga të ardhurat u përmirësuan me 6 për qind ose 20 milion Euro në periudhën e krahasueshme të vitit të kaluar në 357 milion Euro. Kontributi më i madh në këtë rritje ka ardhur nga të ardhurat neto nga transfertat e pagesave, të cilat u rritën me 6 për qind ose 8 milion Euro në 141 milion Euro për shkak të vëllimit më të larta te transaksioneve në Republikën Çeke dhe Ukrainën.
Të ardhurat neto tregtare rane pak në krahasim me periudhën e krahasueshme të 2010, duke rëne me 2 për qind ose 3 milion Euro nga 123 milion Euro.
""Duke parë shpërndarjen e rezultateve tona perpara tatimit nga segmenti, CIS të tjera të përmirësuar paksa, ndërsa Evropa Juglindore ishte pak më i dobët. Të gjitha segmentet dhe bizneset e tjera të rajonit regjistruan nje rritje më të madhe se 40 për qind,"" theksoi Martin Grüll Drejtor Ekzekutiv I Finances.
Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija bie me 36 per qind
Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija në tre muajt e parë të 2011 arriti shumen 208 milion Euro. Kjo paraqet një rënie të ndjeshme prej 36 për qind ose 117 milion Euro nga niveli në tremujorin e parë të 2010 (325 milion Euro). Ky artikull gjithashtu përfshin 2 milion Euro ne fitim nga shitja e kredive.
""Fakti se vëllimi i kredive të klienteve tanë me probleme ka rënie të lehtë për herë të parë që prej fillimit të krizës, përkatësisht nga 2.4 për qind të 6.6 miliard Euro, është veçanërisht pozitiv,"" tha Drejtor Ekzekutiv i Riskut Johann Strobl.
Kjo prirje pozitive u reflektua në raportin neto te provigjionit (raporti i provigjioneve neto per humbjet nga kredite e keqija ne mesataren e riskut të ponderuara te aseteve), i cili ra me 0,68 pikë përqindje nga viti në vit për 1,16 për qind. Raporti më 31 Dhjetor 2010 ishte 1,66 për qind.
Raporti NPL, raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredive të klienteve, u përmirësua nga 0,4 pikë përqindje që në fund të vitit 2010 ne 8,6 për qind. Kredite me probleme u ballafaquan me provigjionet me 4,530 milione Euro. Kjo prodhoi një raportit të mbulimit të 68,3 për qind, një përmirësim prej rreth 2 pikë përqindje në fund të vitit 2010
Kthimi nga kapitali përpara taksave 15.6 përqind
Panvarësisht nga rritja e lehtë e fitimit përpara taksave, kthimi nga kapitali rezulton të jetë disi më i dobët. Kthimi i kapitalit përpara taksave ishte 15.6 përqind në fund të tremujorit të parë, një ulje prej 0.9 përqind nga 16.5 përqind në periudhën korespondente në 2010-tën. Kjo ishte si rezultat i rritjes së kapitalit bazë krahasuar me tremujorin e parë 2010 si rezultat i ruajtjes së fitimit. Mesatarja e kapitalit nënvizon llogaritjen e kthimit nga kapitalit me një rritje prej 10 përqind në 10.4 miliardë Euro.
Shpenzimet e përgjithshme administrative rritur me 8 përqind
Shpenzimet e përgjithshme administrative janë rritur me 8 përqind ose 53 milionë Euro krahasuar me tremujorin e parë të 2010, në 753 milionë Euro. Raporti kosto përfitim u rrit me 3 pike përqindje në 56.2 përqind kundrejt të njëjtës periudhë.
Shpenzimet e stafit janë rritur me 10 përqind ose 34 milionë Euro krahasuar me të njejtën periudhë të vitit që shkoi. Shpenzimet e stafit janë elementi më i madh në shpenzimet e përgjithshme administrative dhe zënë një peshë prej 51 përqind.
Numri mesatar i stafit ishte 59,842 dhe pati një rritje prej 856 krahasuar me tremujorin e parë të 2010.
Shpenzimet e tjera administrative janë rritur me 3 përqind ose 8 milionë Euro krahasuar me të njëjtën periudhe vitin që shkoi, rritja më e madhe vjen nga shpenzimet TI (rritur me 22 përqind), shpenzimet promocionale, të marketingut dhe të marredhënieve me publikun (rritur me 33 përqind) dhe kostot e hapësirave të zyrave (rritur me 4 përqind)
Rritja totale e aseteve me 6 përqind
Më 31 Mars 2011, totali i aseteve në RBI kapi shumen prej 139.5 miliardë Euro. Kjo ishtë 6 përqind ose 8.3 miliard Euro më lart krahasuar me të dhënat në fund të vitit 2010. Nga ana e aseteve, rritja është shkaktuar nga rritja e kredive ndaj bankave dhe klienteve. Nga ana e detyrimeve, rritja ka ardhur nga depositat nga bankat dhe klientët si dhe nga lëshimi i letrave me vlerë.
Vazhdimisht raporte të larta te kapitalit
Bashkimi i kapitalit, përbëhet nga kapitali i nënshkruar, kapitali pjesëmarrës, rezervat e kapitalit dhe fitimi i mbajtur, është rritur nga 1,046 milionë Euro në 9,297 milionë Euro. Rritja në fitimin e mbajtur është ulur kryesisht nga transferimi i shumave të fituara prej 1,087 milionë Euro.
Krahasuar me fundin e vitit 2010, bilanci i kapitalit të bankës (i përbërë nga kapitali i konsoliduar, përfitimet neto të konsoliduara dhe kapitali i interesave të pa kontrolluara) është rritur me 3 përqind ose 268 milionë Euro në 10,672 milionë Euro.
Numri i njësive bankare të qëndrueshëm
Krahasuar me 31 Mars 2010, numri i njësive të biznesit mbeti me 2,932 pak a shumë në të njëjtin nivel. Baza e klientëve mbeti konstante ne rreth 14 milion, sipas fundit të tremujorit të parë.
* * * * *
Ju mund të aksesoni versionin online të raportit tremujor në http://qr012011.rbinternational.com. Versioni gjerman është i disponueshem nëpërmjet http://zb012011.rbinternational.com. Një version i shtypur në gjuhën angleze mund të porositet gjithashtu nepermjete faqes se web.
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. Ne Evropen Qendrore dhe Lindore, RBI operon me nje rrjet te gjere bankash filiale, kompani leasing dhe dhe nje sere institucionesh qe ofrojne sherbime te specializuara financiare ne 17 tregje.
RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.
Ne total, rreth 60,000 punonjes te RBI u sherbjene rreth 14 milion klienteve nepermjet 3,000 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, kontaktoni Michael Palzer (+43-1-71 707-2828, [email protected]) ose Peter Klopf (+43-1-71 707-1930, [email protected]), ose Vilma Baçe (0 68 20 96 0 13, [email protected]) http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at