- Te ardhurat neto nga interesi rriten 4.4 përqind nga viti në vit në 1,663 milion Euro (gjysma e parë e vitit 2017: 1,593 milion Euro)
- Shpenzimet operative rriten me 4.7 përqind në 2,669 milion Euro ( gjysma e parë e vitit 2017: 2,551 milion Euro)
- Shpenzimet e përgjithshme administrative ulen me 0.6 përqind në 1,494 milion Euro ( gjysma e parë e vitit 2017: 1,503 milion Euro)
- Zhvillim pozitiv në humbjet nga zhvlersimi i aseteve financiare: 83 milion Euro (gjysma e parë e vitit 2017: minus 100 milion)
- Fitimi para tatimit rritet 20.7 përqind në 1,024 milion Euro (gjysma e parë e vitit 2017: 849 milion Euro)
- Fitimi mbas tatimit rritet 25.0 përqind në 820 milion Euro (gjysma e parë e vitit 2017: 656 milion Euro)
- Fitimi i konsoliduar rritet 28.7 përqind në 756 milion Euro (gjysma e parë e vitit 2017: 587 milion Euro)
- Raporti i kredive me probleme ulet 0.9 pikë përqind në 4.8 përqind krahasuar me fundvitin 2017
- Raporti CET 1 (përfundimtar) i qëndrueshëm në 12.8 përqind krahasuar me fundin e vitit 2017
- Fitimi për aksion rritet ne 2.21 Euro (gjysma e parë e vitit 2017: 1.79 Euro)
Më 1 janar 2018 hyri në fuqi standarti i ri i kontabilitetit për instrumentat financiar (IFRS 9). Në vazhdim të adaptimit të IFRS 9, RBI ka ndryshuar prezantimin e bilancit, i cili tani është në linjë me standartin e raportimit finaciar (FINREP) i publikuar nga Autoriteti Evropian i Bankave (EBA). Me adaptimin e standarteve, ishte gjithashtu e nevojshme të sistemohen periudhat e krahasimit dhe data e raportimit.
Në gjysmën e parë të vitit 2018, Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka gjeneruar një fitim të konsoliduar prej 756 milion Euro.
“Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatet tona gjysmëvjetore, sidomos duke pasur parasysh faktin se humbja e pritshme nga shitja e Raiffeisen Bank Polska është tashmë përfshirë në tremujorin e dytë", tha Johann Strobl, Drejtor i Përgjithshëm i RBI-së. "RBI është në një rrugë të qëndrueshme rritjeje."
Të ardhurat operative u rritën me 5 përqind nga viti në vit, ose 119 milionë Euro, në 2,669 milionë Euro. Të ardhurat neto nga interesi u rritën 4 përqind në 1,663 milionë Euro, të nxitura nga përmirësimi i 5 pikëve baze në marzhin neto të interesave për 2.48 përqind.
Shpenzimet e përgjithshme administrative treguan një rënie të vogël prej 9 milion Euro nga viti në vit në 1,494 milionë Euro. Raporti kosto / të ardhura u përmirësua nga 2.9 pikë përqindjeje në 56.0 për qind.
Shpërndarja neto prej 83 milion Euro
Pati një shpërndarje neto prej 83 milion Euro në humbjet nga zhvlërsimi i aseteve financiare në periudhën e raportimit, ndërsa humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare prej 100 milionë Euro ishin të nevojshme në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky zhvillim pozitiv u nxit nga një mjedis i mirë makroekonomik në lidhje me hyrjet dhe rikuperimit të suksesshëm me një total prej 361 milion Euro.
Përmirësimi në raportin e NPL vazhdoi gjithashtu edhe ne 2018; që nga fillimi i vitit ai ra me 0.9 pikë përqindjeje dhe qëndroi në 4.8 përqind në fund të Qershorit. Raporti i mbulimit të NPL u rrit me 6.5 pikë përqindje në 73.5 përqind.
Perspektiva
"Ne shohim prirjen pozitive në kostot e riskut që vazhdojnë edhe në gjysmën e dytë të vitit dhe prandaj kemi përshtatur perspektiven tonë", tha Strobl.
RBI do të ndjekë rritjen e kredisë me një rritje mesatare vjetore në intervalin mesatar të një shifre.
Humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare (shpenzimet e riskut) në vitin 2018 priten të jenë nën nivelin e vitit 2017.
RBI parashikon që raporti NPL do të reduktohet më tej në periudhën afatmesme.
Banka synon të arrijë një raport kosto / të ardhurash nën 55 përqind në afat të mesëm.
Në vitet e ardhshme, RBI synon një kthim të konsoliduar të kapitalit prej rreth 11 përqind.
Bazuar në këtë objektiv, RBI synon të shpërndajë midis 20 dhe 50 përqind (raporti i pagimit të dividentëve) të fitimit të konsoliduar.
Shitja e operacioneve kryesore bankare në Poloni nuk reflektohet në objektivat e kësaj perspektive.
* * * * *
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Për më tepër, Grupi RBI ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e lizing-ut, menaxhimit të aseteve ose M&A.
Në total, rreth 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.7 milion klientëve nëpërmjet 2,400 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. Bankat Raiffesien në rajon zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve pjesa tjetër është e lirë. Brenda Grupit Bankar Raiffeisen, RBI është institucioni qendror i Bankave Raiffeisen në Rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion.
Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055,
[email protected]),ose
Christof Danz (+43-1-71 707-1930,
[email protected])
http://www.rbinternational.com