Global Finance : Raiffeisen Bank, Banka me e Mire ne Shqiperi


4.4.2012

  • Raiffeisen Bank International merr çmimin CEE per te gjashtin vit ne rradhe
  • Çmimi “Banka me e Mire” shkon gjithashtu edhe per 5 banka te rrjetit ne Shqiperi, Bjellorusi, Rumani, Serbi dhe Sllovaki.

Raiffeisen Bank International AG (RBI) eshte nderuar me çmimin “Banka me e Mire ne Evropen Qendrore dhe Lindore (CEE) per te gjashten here ne rradhe ne konkursin “Bankat me te Mira te Botes ne Tregjet e zhvilluara dhe ato ne zhvillim” te organizuar nga revista e njohur financiare “Global Finance”. Ne total, RBI e ka fituar kete çmim prestigjoz tete here ne nente vjet.

Ne te njejten kohe, filialet e RBI Raiffeisen Bank Sh.a. ne Shqiperi, Priorbank JSC ne Bjelloriusi, Raiffeisen Bank S.A. ne Rumani, Raiffeisen banka a.d. ne Serbi dhe Tatra banka, a.s. ne Sllovaki u vleresuan si “Banka me e Mire” ne tregjet e tyre respektive.

“Shqetesimi yne kryesor eshte t’u ofrojme klienteve tane sherbimin me te mire ne te gjitha tregjet tona. Fakti qe ne kemi fituar çmimin “Banka me e mire ne CEE” per te gjashten here ne rradhe tregon qe ne i kemi ofruar sherbimet tona, edhe ne kohet e krizes financiare globale,” tha i kenaqur Herbert Stepic, CEO i RBI.

“Ky çmim vjen ne kohen e duhur me perpjekjet e vazhdueshme per te ofruar produktet me te mira dhe inovative ne vend. Raiffeisen Bank ne Shqiperi  pati nje vit te shkelqyer ne 2011 dhe une besoj fuqimisht qe 2012 do te jete nje tjeter sukses i stafit bashke me sfida te tjera. Ne kemi krijuar dhe prezantuar Fondin e Pare Privat te Investimeve ne vend qe u mireprit nga klientet dhe do te vazhdojme te permiresojme standardet bankare”, tha Christian Canacaris, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank ne Shqiperi.

“Ne mbetemi ne nje ambjent sfidues te pazakonte per bankat dhe klientet e tyre”, that publikuesi i Global Finance, Joseph D. Giarraputo. “Me shume se kurre, klientet po kerkojne kompetence te larte nga partneret e tyre bankare. Bankat e perzgjedhura jane ato me te mirat qe e ofrojne kete kompetence.”

Revista Global Finance do te publikoje nje raport te plote mbi perzgjedhjen e Bankes me te Mire ne edicionin e saj te muajit Maj.

Sukses i vazhdueshem

RBI eshte nje nga bankat udheheqese tregtare dhe investimi per 1,000 klientet me te medhenj tregtare ne Austri dhe gjithashtu nje nga bankat udheheqese universale ne Evropen Qendrore dhe Lindore, ku ajo ka nje rrjet te dendur filialesh, kompani leasing dhe nje seri kompanish te specializuara te sherbimeve financiare ne 17 tregje. Banka meme e RBI, Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB), eshte instituti kryesor i Grupit Austriak Bankar Raiffeisen, the grupi bankar i trete me i madh ne vend.

Rrjeti bankar i RBI-se ne Shqiperi eshte shpallur “Banka me e Mire” ne vend per here te gjashte. Banka kishte nje bilanc total prej 2.3 miliard Euro ne fund te vitit 2011.Ne terma te kredive te klienteve eshte banka me e madhe ne vend. Ne pergjithesi, 105 njesite e biznesit te bankes ofrojne sherbime per rreth 692,000 kliente.

Priorbank ne Bjellorusi ka marre titullin “Banka me e Mire” per here te katert. Ne nivel lokal, banka eshte ne vendin e peste ne terma te kredive te klienteve Ka nje bilanc te total prej 1.2 miliard Euro dhe ka 101 njesi biznesi qe ju sherbejne rreth 791,000 klienteve.

Ne Rumani, Raiffeisen perfaqesohet me 551 njesi biznesi dhe u sherben rreth 1.9 milion klienteve. Banka, e cila ka nje bilanc total prej 6.4 miliard Euro ne fund te vitit 2011, eshte banka e trete me e madhe ne vend ne termat e kredive per kliente. Raiffeisen Bank ne Rumani  eshte zgjedhur “Banka me e Mire” nga Global Finance per here te trete.

Raiffeisen bank ne Serbi eshte zgjedhur banka me e mire ne vend nga Global Finance per te teten here. Banka kishte nje bilanc te total prej rreth 2.2 miliard Euro ne fund te vitit 2011 dhe eshte banka e peste me e madhe ne vend. Ka me shume se 85 njesi biznesi qe u sherbejne rreth 508,000 klienteve.

Ne Sllovaki, Tatra banka ka marre titullin “Banka me e Mire” per te dhjeten here ne total. Tatra bank ka me shume se 156 njesi biznesi, rreth 788,000 kliente dhe eshte banka e trete me e madhe ne vend  per nga kredite e klienteve. Bilanci total ishte rreth 9,7 miliard Euro ne fund te vitit 2011.

* * * * *

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. Ne Evropen Qendrore dhe Lindore, RBI operon me nje rrjet te gjere bankash filiale, kompani leasing dhe dhe nje sere institucionesh qe ofrojne sherbime te specializuara financiare ne 17 tregje.

RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.

Ne total, rreth 59,000 punonjes te RBI u sherbjene rreth 13.8 milion klienteve nepermjet 2,900 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.

RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.

Per informacione te metejshme, kontaktoni Michael Palzer (+43-1-71 707-2828, [email protected]) ose Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 7076055,[email protected]), ose Vilma Baçe (0 68 20 96 0 13, [email protected]) http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at