Incident tek dega e Restorant Durresit


10.6.2009

Raiffeisen Bank njofton se ne degen prane Restorant Durresit ka hyre nje njeri i maskuar dhe me arme i cili duke kercenuar nje arketar ka mundur te rrembeje parate e gjendura ne banak.

Fatmiresisht asnje nga klientet apo stafi i deges se bankes nuk eshte plagosur apo demtuar. Aktualisht dega prane Restorant Durresit eshte e mbyllur dhe forcat e policise gjenden ne vendgjarje. Forcat e policise i jane pergjigjur situates menjehere dhe kane arritur ne degen prane Restorant Durresit rreth 3-4 minuta pas incidentit, por fatkeqesisht vjedhesi eshte zhdukur.

“Prioriteti yne i pare eshte pa dyshim siguria e stafit dhe ne jemi te kenaqur qe ata kane vepruar sipas politikes sone te sigurimit”, tha nje perfaqesues i Raiffeisen Bank.

Dega prane Restorant Durresit eshte e pajisur me te gjithe sistemet mbrojtese ashtu si te gjithe deget e tjera ne vend. Raiffeisen Bank merr te gjitha masat qe keto sisteme te jene funksionale dhe operacionale.