Karl Sevelda caktohet Drejtori i ri Ekzekutiv i Raiffeisen Bank International


7.6.2013

Viena

• 15 vjet me banken, qe nga viti 2010 Zevendes Drejtor Ekzekutiv
• Shprehje e besimit ne emer te Bordit Mbikeqyres dhe konfirmim i strategjise se biznesit
• Johann Strobl eshte Zevendes Drejtor i ri Ekzekutiv


Bordi Mbikeqyres i Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka pranuar sot doreheqjen e Herbert Stepic si Drejtor Ekzekutiv me efekt te menjehershem. Ky vendim erdhi pasi Herbert Stepic ofroi doreheqjen  e tij prej ketij pozicioni per shkak te arsyeve personale, ne 24 Maj 2013. Ne te njejten kohe, Karl Sevelda (63), i cili eshte anetar i bordit, pergjegjes per  Bankingun e Korporatave Globale, u emerua Drejtor i ri Ekzekutiv, dhe do te filloje detyrat e tij te reja me efekt te menjehershem. Kontrata e re e Seveldes perfundon ne mes te vitit 2017. Johann Strobl u  emerua  ne pozicionin e ri si  Zevendes Drjetor Ekzekutiv,  dhe kontrata e tij, si edhe e Drejtorit Ekzekutiv te Financave Martin Grüll, jane zgjatur deri ne  mes te vitit 2017.


""Me Karl Sevelda, ne kemi emeruar nje pasues shume te mire si Drejtor Ekzekutiv te RBI-se. Ai ka qene pjese e kesaj banke per 15 vjet, Zevendes Drejtor Ekzekutiv qe nga viti 2010 dhe eshte  ngushtesisht i lidhur si me  klientet ashtu dhe brenda Grupit Bankar Austriak Raiffeisen. Emerimi i tij eshte nje shprehje e besimit te Bordit Mbikeqyres ne vazhdimesine e strategjise aktuale. Ne e konsiderojme vazhdimesine si ne linjen e manaxhimit dhe te biznesit si nje prej faktoreve kyç te suksesit, sidomos ne kohe te veshtira, ""tha Walter Rothensteiner, President i Bordit Mbikeqyres te RBI. ""Ne emer te te gjithe Bordit Mbikeqyres, une falenderoj Herbert Stepic per me shume se 40 vitet e angazhimit te tij dhe meritat e tij te medha per Grupin Bankar Raiffeisen. Vizioni i tij strategjik dhe aftesite efektive te implementimint kane luajtur nje rol jetik ne ndertimin e RBI-se ne nje grup bankar kryesor ne Austri dhe Evropen Qendrore dhe Lindore.


“Une jam i kenaqur me besimin qe me kane dhene  dhe pres me padurim detyren e re. Vitet e kaluara nuk kane qene te lehta per shkak te mjedisit ekonomik, por pershtatja  proaktive e strategjise sone doli e  suksesshme,"" tha Karl Sevelda. ""Keshtu qe une do te vazhdoj ne menyren qe koleget e mi ne bord dhe une kemi ndjekur se bashku me Herbert Stepic. Emerimi im si Drejtor Ekzekutiv eshte ne menyre indirekte edhe nje konfirmim per korrektesine e ketij kursi.""


Karl Sevelda sjell me vete mbi 35 vite pervoje ne industrine bankare, duke perfshire me shume se 20 vjet me Creditanstalt. Nga viti 1998 deri ne 2010, ai ishte anetar i Bordit Drejtues te Raiffeisen Zentralbank Österreich AG dhe ka sherbyer si Zevendes Kryetar i Bordit Drejtues te RBI-se qe nga viti 2010. Krahas rolit te tij te ri si CEO, Sevelda do te mbaje pergjegjesine per Bankingun e Korporatave  derisa nje ndarje e re e te pergjegjesive funksionale do te  percaktohet nga bordi mbikeqyres.

* * * * *

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. Ne Evropen Qendrore dhe Lindore, RBI operon me nje rrjet te gjere bankash filiale, kompani leasing dhe dhe nje sere institucionesh qe ofrojne sherbime te specializuara financiare ne 17 tregje.

RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.

Ne total, rreth 59,000 punonjes te RBI u sherbjene rreth 14.2 milion klienteve nepermjet 3,000 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, kontaktoni Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 7076055,[email protected]nal.com) ose Christof Danz (+43 1 71 707 1930, [email protected]) ose Vilma Baçe ([email protected]) http://www.rbinternational.com http:,//www.rzb.at