• Revista financiare Euromoney nderon filialin e RBI në Slloveni
• Filialet në Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Sllovaki dhe Ukrainë u përzgjodhën si "Banka më e mirë" në vendet e tyre
• RBI "Banka më e mirë e Investimeve në Austri"
" Çmimet Euromoney për Ekselencën për vitin 2016" u prezantuan në Londër në një darkë festive. Raiffeisen Bank International (RBI) u nderua me gjashtë cmime. Filiali i saj ne Slloveni Tatra Banka fitoi çmimin "Banka më e mirë dixhitale në Evropën Qendrore dhe Lindore". Filialet e RBI në Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Sllovaki dhe Ukrainë u emëruan "Banka më e mirë" në vendet respektive. Përveç kësaj, revista financiare i dha RBI cmimin "Banka më e mirë e investimeve në Austri".
"Tatra Banka nuk është vetëm shembulli më i mirë i praktikës në fushën e dixhitalizimit për rrjetin bankar të RBI, por edhe për të gjithë industrinë bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore, gjë që është konfirmuar nga çmimi i Euromoney", thotë CEO i RBI Johann Strobl: " Banka dixhitale është një gur themeli i strategjisë së RBI dhe Tatra Banka luan një rol të rëndësishëm si udhëheqës i inovacionit dixhital. Ajo kombinon fleksibilitetin e një kompanie fintek me forcën e një institucioni udhëheqës financiar. "
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qëndrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj Grupi ofronë sherbime të specializuarafinanciare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit tëaseteve,gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.
Në total, ,më shumë se 50,000 punonjës u shërbejnë rreth16.6 milion klientëve nëpërmjet 2,500 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qëndrore dheLindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është e lire.BrendaGrupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI është institucioniqëndror i bankave Raiffeisen në rajon dhe institucionevetë tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion.