Çmimi i Karrieres dorezohet nga Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Oliver J. Whittle


8.6.2008

Raiffeisen Bank mendoi që në ditët e nxehta të këtij sezoni veror ti dhuronte shqiptarëve dhe të huajve të pranishëm gjatë kësaj periudhe në vëndin tonë një periudhë të pasur me aktivitet kulturor. Banka jonë në cilësinë e sponsorit special organizoi Festivalin Veror të Filmit, i cili ishte ndër aktivitet kryesore kulturore këtë verë për pushuesit e shumtë në qytetin e bukur bregdetar të Durrësit.

Ky festival ishte një arritje tjetër e shënuar në librin e sukseve të Raiffeisen Bank. Një aktivitet i përmasave ndërkombëtare që mblodhi rreth tij artistë, regjisor, aktorë dashamirës të artit personalitet dhe qytetarë të shumtë ishin të pranishëm në këtë festival. Për 9 ditë në teatrin e Aleksandër Moisiu të qytetit të Durrësit u shfaqën filmat konkurues në këtë aktivitet.

Një traditë e vjetër që me mbështjetjen e bankës sonë mundi të arrinte përmasa më të mëdhaja dhe të përmbushte qëllimin e ideatorëve të saj. Në edicionin e parë të këtij festivali të filmit u shfaqën për publikun 51 filma nga 23 shtete të ndryshëm. Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit që u zhvillua nga data 23-31 gusht shpalli fituesit e tij.

Të 51 filmat konkurues ishin shumë cilësorë dhe ishte e vështirë për jurinë që të përzgjidhte mes tyre. Filmi ""Unë i shërbeva mbretit të Anglisë"" i regjisorit çek Jiri Menzel u shpall mbrëmjen e kaluar fitues i çmimit të madh ""Gladiatori i artë"" i Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit që u zhvillua në qytetin bregdetar të Durrësit. Çmimi i madh i festivalit “Gladiatori i Artë”, një skulpturë simbolike e punuar nga mjeshtri Sadik Spahia.

Ky festival përvec vëmendjes ndaj filmave të huaj kishte në focus të vecantë kinemanë kombëtare me produksionet e saj më të fundit për të risjellë në vijimësi të përvitshme traditën e festivaleve kombëtare ku shpalosen më së miri përpara një vlerësimi professional ndërkombëtar vlerat e kinematografisë shqiptare dhe nderkombëtare.

Për të qenë sa më gjithpërfshirës ky festival nuk u kushtëzua me shfaqjen e filmave vetëm në teatrin “Aleksandër Moisiu” por edhe në amfiteatrin e lashtë 2800 vjeçar të qytetit të Durrësit.

Artëdashës, artistë, politikanë të pranishëm në sallën e teatrit ""Aleksëndër Moisiu"" përshëndetën fituesit e përzgjedhur nga juria e drejtuar nga Roland Sejko në përbërje të së cilës merrnin pjesë Marian Tutui, Burbuqe Berisha, Mimmo Mongelli, Elena Ciuffrida dhe Havier Lamburs.

Nën duartrokitjet e gjata të publikut çmimin e madh ""Gladiatori i artë"", juria ia dha regjisorit çek Jiri Menzel për filmin ""Unë i shërbeva mbretit të Anglisë"".

Çmimin special të jurisë e fitoi filmi norvegjez me temë shqiptare ""Mirush""Çmimi për filmin më të mirë kombëtar e fitoi filmi ""Koha e kometës"" me regji të Fatmir Koçit.

Çmimi i karrierës në fushën e regjisurës iu dha regjisores Xhanfise Keko, (pas vdekjes), autore e 12 filmave, ndërsa Çmimi i karrierës për kontributin e dhënë si aktor iu dha aktorit Sandër Prosi (pas vdekjes). Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Z. Oliver J. Whittle , i dorezoi cmimin e karrieres Z. Ilir Keko ne emer te regjisores se shquar. Z. Whittle shprehu kënaqësinë e tij që ishte i ftuar në këtë festival dhe deklaroi se Raiffesien Bank do të jetë një partner i rëndësishëm i këtij festivali për ta shndërruar këtë eveniment në një aktivitet të përvitshëm.

Çmimin si aktorja e më e mirë e fitoi protagonistja e filmit grek me temë shqiptare ""Correction"", Ornela Kapetani Çmimin si aktori më i mirë e fitoi grupi i aktorëve meshkuj në filmin ""Të gjallë e të vdekur"". Në edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar Veror të filmit në Durrës konkurruan 16 filma të autorëve nga Kroacia, Maqedonia, Serbia, Iraku, Estonia, Çekia, Turqia, Sllovenia, Gjermania, Greqia, Italia, Norvegjia e Bosnja, si dhe katër filma shqiptarë.