Mjedis i veshtire ne nente muajt e pare te 2014: RBI me nje fitim te konsoliduar prej 225 milion Euro


21.11.2014

Viene, 20 Nentor 2014

 

Mjedis i veshtire ne nente muajt e pare te 2014: RBI me nje fitim te konsoliduar prej  225 milion Euro

Te ardhurat neto nga interesat rriten 4.2 per qind ne 2,894 milion € nga viti ne vit (e njejta periudhe/2013: 2,776 milion €)
Te ardhurat operative ulen me 3.0 per qind ne 4,137 milion € (e njejta periudhe/2013: 4,267 milion €)
Shpenzimet e pergjithshme administrative ulen 5.5 per qind ne 2,295 milion € (e njejta periudhe ne 2013: 2,430 milion €)

Te gjitha shifrat bazohen ne standardet (IFRS).

Gjate nente muajve te pare te vitit 2014, Raiffeisen Bank International AG (RBI) gjeneroi nje fitim para takses prej 502 milion €, I cili korrespondon me nje ulje prej 28 per qind, ose 194 milion € nga viti ne vit. Kjo periudhe raportimi u dominua nga tensionet gjeopolitike ne Ukraine dhe presionet e reja ne sektorin bankar ne Hungari.

Fitimi pas takses u ul 44 per qind ne 259 milion € nga viti ne vit. Fitimi qe i atribuohet interesave jo te kontrollueshme u ul 16 milion €, ne minus 34 milion €. Kjo rezultoi ne nje fitim te konsoliduar prej 225 milion €.

Si rezultat i rritjes se kapitalit ne fillim te 2014, numri mesatar i aksioneve  ne periudhen e raportimit u rrit ne 282.7 milion (krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar : 194.9 milion). Kjo rezultoi ne perftimet per aksion prej 0.42 €, e cila qendron ne 1.34 € krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.

Te ardhurat neto nga interesat u rriten 4 per qind

Te ardhurat operative u ulen 3 per qind, ose 130 milion €, ne  4,137 milion €  nga viti ne vit.

Ne nente muajt e pare te  2014, te ardhurat neto nga interesat u rriten 4 per qind, ose  117 milion €, ne  2,894 milion €  nga viti ne vit.

Raporti kosto/te ardhura u permiresua ne 55.5 per qind

Shpenzimet e pergjithshme administrative u ulen 6 per qind, ose 135 milion €, ne 2,295 milion € nga viti ne vit. Raporti kosto/te ardhura u permiresua 1.5 pike perqindjeje ne 55.5 per qind.

Ne masen 50 per qind, komponenti me i larte ne shpenzimet e pergjithshme administrative ishte shpenzimet per stafin -  nje renie prej 6 per qind, ose 78 milion €  ne 1,149 milion €.

Rritje ne provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija me 35 per qind per shkak te krizes ne Ukraine

Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija u rriten me nje total prej 35 per qind, ose 283 milion €, ne 1,083 milion €. Kjo erdhi kryesisht per shkak te 272 milion € rritje ne provigjionet neto per humbjet nga kredite individuale – nga te cilat 227 milion € ne Ukraine.

Ne periudhen e raportimit, raporti NPL (kredite me probleme) u rrit me 0.4 pike perqindjeje ne 11.1 per qind krahasuar me fundin e vitit 2013. Kredite me probleme u vendosen kundrejt provigjioneve per humbjet nga kredite prej 6,018 milion €, duke permiresuar normen e mbulimit te NPL ne 65.4 per qind krahasuar me 63.1 per qind ne fund te vitit.

Zhvillimet e monedhes me impakt negativ ne kapitalin total te RBI-se

Ne 30 Shtator  2014, totali i kapitalit te RBI-se kishte vleren 12,333 milion €. Kjo korrespondon me nje renie prej 353 milion € krahasuar me shifren e fundit te vitit 2013 te llogaritur nen Basel II dhe erdhi kryesisht nga performanca negative e monedhes Ukrainase (hryvnia) dhe asaj Ruse (rubla). Ndersa rritja e kapitalit ne fillim te 2014 rezultoi ne nje fitim neto ne kapital, ripagimi i kapitalit pjesemarres shteteror ne Qershor 2014 ne nje vlere prej 1,750 milion € si dhe ripagimi i kapitalit pjesemarres privat ne Shtator 2014 ne vleren prej 750 milion €, paten nje efekt negative ne kapitalin rregullator.

Provigjionet larta neto per humbjet nga kredite e keqija ne tremujorin e trete me impakt negativ mbi rezultatet

Krahasuar me tremujorin e dyte, te ardhurat neto nga interest rane 4 per qind, ose 35 milion €, ne 940 milion € ne tremujorin e trete. Te ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u rriten 15 milion € ne 404 milion € krahasuar me tremujorin e dyte.

Krahasuar me tremujorin e kaluar, e ardhura tregtare neto u permiresua nga 28 milion € ne 30 milion €. Kjo erdhi nga nje rritje ne te ardhurat neto nga transaksionet e bazuara ne interes ne Poloni, Republiken Çeke dhe Rumani. Ndersa keto transaksione rane kryesisht ne Rusi dhe Ukraine, ku zhvleresimet e konsiderueshme te monedhave çuan ne humbje nga vleresimet ne derivativet dhe pozicionet e monedhave te huaja.

„Ashtu sic pritej, rezultatet e tremujorit u ndikuan nga efekte negative. Kriza ne Ukrainen Lindore rezultoi ne nje rritje te forte te kostove te riskut dhe legjislacioni i ashper bankar ne Hungari coi ne kosto te larta, nderkohe qe rezultati operativ mbeti pothuajse i qendrueshem krahasuar me tremujorin e meparshem. Ne jemi mjaft te kenaqur me zhvillimin e biznesit ne tregjet tona te tjera. Keshtu qe, presim te kthehemi ne zonen e fitimit ne vitin e ardhshem financiar dhe parashikojme nje fitim te konsoliduar ne nivelin e qindra milioneve, “ komentoi mbi rezultatet Karl Sevelda, Drejtor i Pergjithshem I Raiffeisen Bank International.

 

Perspektiva

RBI parashikon qe kredite dhe paradheniet bankare per klientet ne 2014 te mbeten afersisht ne te njetin nivel me vitin e meparshem. Banka parashikon nje kerkese neto per provigjione prej afersisht 1,800 milion € ne 2014, megjithate rezultatet mund te ndikohen nga nje perkeqesim I metejshem I situates ne Ukraine dhe Rusi.

Ne lidhje me programin e reduktimit te kostove te RBI, banka planifikon te reduktoje shpenzimet e pergjithshme administrative nen nivelin e vitit 2012 deri ne vitin 2016. RBI synon te arrije nje raport kosto/te ardhura ndermjet 50 dhe 55 per qind deri ne 2016. Kostot ne 2014 parashikohet te jene nen nivelin e 2013.

Per 2015 RBI parashikon nje firim te konsoliduar ne nivelin e disa qindra milioneve. Banka synon per nje kthim nga kapitali para takses prej afersisht 14 per qind dhe kthim nga kapitali te konsoliduar prej afersiht 11 per qind ne terma afat mesme.

 

* * * * *

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 15 tregjet e rajonit jane mbuluar nga bankat e filialit, pervec kesaj grupi ofrone sherbime te specializuara financiare si ne fushen e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, bashkimet dhe blerjet.

RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.

Ne total, rreth 56,000 punonjes te RBI u sherbejne rreth 14.6 milion klienteve nepermjet 2,900 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.

RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 60.7  perqind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.

Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]),

ose
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, [email protected]).

http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at