Njoftim


10.3.2020

Në vijim të zhvillimeve të fundit në lidhje me koronavirusin COVID-19, dëshirojmë t’ju komunikojmë disa informacione dhe këshilla bazë.

Së pari, theksojmë se të gjithë ne duhet të ruajmë qetësinë dhe mbi të gjitha të respektojmë Rregulla bazë të rekomanduara nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësis)

 

1. Zbatoni rigorozisht rregullat bazë të higjienës

  • Lani duart shpesh me sapun dhe ujë, ose përdorni një dezinfektues për duart me bazë alkooli;
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara;
  • Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
  • Mënjanoni kontaktet e ngushta me të tjerë në rast të shfaqjes së simptomave (si  p.sh. temperaturë dhe kollë);
  • Pastroni rregullisht dhe dezinfektoni objektet e prekura shpesh;

2. Qëndroni në shtëpi ose izolohuni nëse keni shqetësime ose simptoma gripi.

3. Shmangni frekuntimin e kafeneve dhe restoranteve.

4. Brenda mundësive shmangni transportin publik.

5. Shmangni udhëtimet në vendet e prekura.

6. Konsumoni ushqime të pasura me vitamia C,D,A

 

Kontaktoni Shërbimin e Urgjencës Kombëtare në numrin 127, nëse keni shenja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarrje

Raiffeisen Bank në kuadër të masave parandaluese ndaj koronavirus COVID-19, ju fton të përdorni shërbimet dhe platformat tona dixhitale.

 

Kryeni veprimet e përditshme bankare nga rehatia e shtëpisë nëpërmjet platformës Raiffeisen ON:

  • Dërgo para
  • Paguaj faturat
  • Paguaj me QR Code
  • Kryej transferta dhe detyrime të tjera bankare

Pyesni asistenten virtuale RONA ne Messenger, Viber, WhatsApp, në vend që të vizitoni një degë. 

Përdorni Kartat e Debitit dhe Kreditit  duke kufizuar kontaktin me monedhat dhe kartëmonedha.

Të gjitha blerjet janë me komision zero brenda vendit. Kartat ofrojnë mundësinë e blerjes contactless dhe nuk keni nevoje të vendosni PIN-in.

Shmagni vizitat e panevojshme në degë dhe përdoni bankomatet për tërheqje dhe depozitim.

Foto Galeri