Njoftim për klientët!


23.3.2020

Të nderuar klientë!

Në vijim të masave më të fundit të ndërmarra nga Qeveria e Shqipërisë për oraret e lëvizjes së qytetarëve gjatë ditës, dëshirojmë t'ju njoftojmë se Raiffeisen Bank nga data 24 mars deri në një vendim të 2-të, do të punojë vetëm në 57 degët kryesore të saj në orarin 07:00-11:30. Në këto degë do të mund të kryhen veprimet kryesore bankare. 

Ju lutem gjeni në linkun më poshtë listën e degëve të cilat do të jenë hapur.

Lista e degëve

Zonat e vetshërbimit 24/7 dhe bankomatet do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht në të gjithë rrjetin.

Raiffeisen Bank ka marrë të gjitha masat e nevojshme për dezinfektimin e të gjitha degëve dhe ATM-ve për të mbrojtur klientët dhe punonjësit e saj.

Stafi i shërbimit ndaj klientëve është i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme të sigurisë.

Gjithashtu i lutemi të gjithë klientëve të zbatojnë rregullat e sigurisë gjatë hyrjes në degë, si edhe të ruajnë distancën prej 1.5 metër nga të tjerët dhe stafi i shërbimit.

Ju rekomandojmë të vazhdoni të përdorni platformën dixhitale, RaiffeisenON, nga shtëpia për transaksione bankare  transferta apo pagesa të domosdoshme, dhe kartat e debititi ose të kreditit të Raiffeisen Bank.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe urojmë të kalojmë sa më lehtë këtë situatë të gjithë së bashku!