Njoftim për klientët! Financimi për Paga në skemën e Garancisë Qeveritare


23.4.2020

Të nderuar klientë,

Duke ju uruar shëndet dhe kurajo ju dhe familjeve tuaja gjatë përballimit të kësaj situate të jashtëzakonshme që po kalojmë, dëshirojmë  t'ju njoftojmë se Raiffeisen Bank është plotësisht e angazhuar të ndërmarrë masa lehtësuese për klientët e saj.

Raiffeisen Bank ka nënshkruar me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë më datë 15 Prill 2020 “Marrëveshjen  e garancisë për garantimin e huamarrjes së bizneseve, aktiviteti i të cilëve është prekur nga situata e krijuar nga Covid-19” në kuadër të VKM-së Nr.277 datë 06.04.2020.

Kriteret e përfitimit të Financimit për Paga në skemën e Garancisë Qeveritare sipas VKM-së Nr.277 Datë 06.04.2020 

Kualifikohen për të aplikuar nën këtë skemë financimi kompanitë që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Kompanitë që procesojnë pagat e punonjësve pranë Raiffeisen Bank ku bazë për çdo përllogaritje sipas VKM-së janë pagat e procesuara në muajin Shkurt 2020.
  2. Të mos jenë subjekt i përfitimit nga skema e subvencionimit të pagës sipas VKM 254, datë 27.03.2020.
  3. Kompanitë aktiviteti i të cilave është impaktuar nga Vendimet e Këshillit të Ministrave dhe Urdhrave të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19, ku treguesi që do të merret për bazë për të vlerësuar ndikimin e aktivitetit është rënia e xhiros (si bazë krahasimi do të përdoret Deklarata e Tatimit mbi vlerën e shtuar Mars 2019 me Deklaratën e Tatimit mbi vlerën e shtuar Mars 2020).
  4. Bashkëngjitja dhe dorëzimi  i të gjithë dokumentacionit të kërkuar nga banka sipas instruksioneve në Formularin e Aplikimit në adresat e mëposhtme:

 

Klientët Korporatë në adresën:  [email protected]            

-Formulari i Aplikimit  Klient kredie ekzistues Korporate 

-Formulari i Aplikimit Klient kredie i ri Korporate

 

Klientët SE në adresën:  [email protected]                                  

-Formulari i Aplikimit Klient kredie ekzistues SE

-Formulari i Aplikimit Klient kredie i ri   SE

 

Klientët Mikro ne adresën:  [email protected]                          

Formulari i Aplikimit Klient Mikro

 

Ju informojmë që paraqitja e Dokumentacionit sipas këtij njoftimi në adresën përkatëse nuk përbën asnjë angazhim nga ana e Bankës Raiffeisen për aprovimin e kësaj kërkese për financim. Aplikimi juaj do të konsiderohet për tu shqyrtuar nga ana e Bankës në momentin që Forma Aplikimit së bashku me dokumentacionin shoqërues është depozituar i plotë. Akordimi i këtij financimi është subjekt i plotësimit i të gjitha kushteve të Vendimit Nr. 277 Datë 06.04.2020 të Këshillit të Ministrave, ku përveç kritereve të përcaktuara sipas këtij vendimi, Banka do të shqyrtoje aftësinë ripaguese të kompanisë tuaj si edhe do te marrë aprovimet e nevojshme sipas kushteve  dhe politikave të brendshme të kredidhënies .

Depozitimi i Formës së Aplikimit dhe i gjithë dokumentacionit shoqërues të kërkuar nga ana e Bankës, sipas udhëzimeve të mësipërme, do të duhet të kryhet nga ana juaj brenda datës 20 Qershor 2020.