Njoftim për klientët! Shtyrja e dytë e kësteve të kredisë


5.6.2020

Raiffeisen Bank njofton të gjithë klientët e saj kredimarrës për një tjetër shtyrje të kësteve të kredisë.

Në zbatim të vendimit të marrë nga Qeveria dhe Banka e Shqiperisë me datë 28.05.2020, për një tjetër shtyrje të kësteve të kredisë  për ata klientë (individë apo biznese), të cilët vazhdojnë të kenë vështirësi në pagesën e  detyrimeve të tyre kontraktuale me Raiffeisen Bank do të kenë mundësi të aplikojnë për shtyrje të pagesës së detyrimeve, nga data 1 qershor deri në 31 gusht 2020.

Për të gjithë klientët që do të kërkojnë të aplikojnë duhet të ndjekin hapat më poshtë:

  1. Klikoni mbi link, plotësoni të gjitha fushat e kërkuara dhe më pas bëni “Submit” aplikimin.

Aplikim per shtyrje Kredie Individe 2

Aplikim për shtyrje Kredie biznes Mikro 2

  1. Kërkesa/aplikimi do të jetë subjekt verifikimi nga ana e bankës dhe do të njoftoheni nëpërmjet SMS, nëse kërkesa juaj do të aprovohet.

 

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni në numrin 00355 4 2274 566, ose në adresën

e e-mail-it: [email protected]

 

Faleminderit për besimin,

Raiffeisen Bank