Te nderuar kliente,
Keto dite ne disa portale online po qarkullon nje lajm me titull “Raiffeisen Bank ua merr qytetareve parate e grabitura ne Rinas”, bazuar ne postimin e nje qytetari ne Facebook. Qytetari ka postuar gjithashtu edhe nje leter qe Raiffeisen Bank ka derguar per njoftimin e klienteve ne lidhje me komisionet e reja qe Banka do te vendose duke filluar nga muaji Tetor 2016, me pretendimin qe Banka do te vendose komisione te reja me qellim zevendesimin e parave te grabitura ne Rinas.
Raiffeisen Bank deshiron te sqaroje te gjithe klientet e saj dhe opinionin publik qe Banka duhet te jete transparente me klientet e saj dhe duhet te informoje ata per termat dhe kushtet e produkteve dhe sherbimeve qe ajo ofron si dhe komisionet dhe tarifat qe ajo vendos ashtu si te gjitha bankat e tjera ne sistemin bankar shqiptar. Per me teper, te gjitha bankat ne Shqiperi jane te detyruara te zbatojne rregulloren e Bankes se Shqiperise ne lidhje me transparencen.
Gjithashtu, deshirojme te theksojme qe Raiffeisen Bank ka filluar procesin e njoftimit te klienteve me ane te ketyre letrave ne Shkurt te vitit 2016.
Persa i perket ngjarjes se Rinasit, organet kompetente, Policia dhe Prokuroria po hetojne çeshtjen dhe ne kemi besim ne aftesine dhe profesionalizmin e tyre ne ushtrimin e detyres.
Raiffesien Bank ne Shqiperi mbetet e angazhuar ne sherbimin ndaj klienteve. Klientet tane jane prioriteti yne dhe ne synojme te ofrojme gjithmone produktet dhe sherbimet me te mira ne treg.
Me respekt
Raiffeisen Bank