Perditesim per Vulnerabilitetin e OpenSSL (HeartBleed)


14.4.2014

Javen e shkuar, me shume mundesi keni degjuar per lajmin me te fundit , qe afektoi pjesen me te madhe te internetit, Vulnerabiliteti ""HeartBleed"".
HeartBleed eshte nje problem i mekanizmit te kriptimit (shifrimit te te dhenave) qe perdoret per te kriptuar te dhena sensitive (si fjalekalimet, kartat e kreditit etj). Ky problem mund te shkaktoje ekspozim potencial te te dhenave sensitive ndaj sulmuesve te ndryshem te internetit.

Deshirojme t'ju njoftojme se sistemet dhe sherbimet tona online nuk afektohen nga ky problem.
Siguria e sherbimeve tona online eshte nje prioritet per ne.
Ne po e mbajme situaten nen monitorim, ne menyre te vazhdueshme, dhe ju sigurojme qe ju mund te perdornin ne menyre te sigurte te gjitha sherbimet online te RBAL-se.

Per llogarite tuaja personale ne internet (si emaili etj), ju rekomandojme te ndryshoni te gjitha fjalekalimet, ne menyre qe te mos ekspozoheni me ndaj faqeve qe mund te jene vulnerabel ne internet.