Raiffeisen Bank eshte Ko-Sponsor gjeneral i Komitetit Olimpik Shqiptar ne Lojrat Olimpike “Pekin 2008â€. Statusi i Raiffeisen Bank si Ko- Sponsor gjeneral ne kete aktivitet te rendesishem eshte nje vleresim i vlerave dhe mbeshtetjes qe nje biznes jep per eliten e sportit shqiptar dhe me gjere. Ne kete kuader gjate vitit 2008 i cili eshte quajtur viti Olipik, Raiffeisen Bank ka qene prezente ne te gjithe aktivitetet e organizuara nga KOKSH me rastin e Lojrave Olimpike “Pekin 2008â€.
Aktiviteti me i rendesishem me kete rast ishte dorezimi i flamurit kombetar Ekipit Olimpik nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi. Ne ceremonine e organizuar me kete rast ne Pallatin e Brigadave mori pjese edhe Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Oliver Whittle. “Raiffeisen Bank eshte e lumtur qe eshte Ko-Sponsor gjeneral i KOKSH ne Lojrat Olimpike “Pekin 2008â€. Meqenese ne jemi shume prane fillimit te ketij aktiviteti te nje rendesie globale une do te doja t’i uroja suksese Ekipit Olimpik Shqiptar. Sporti shqiptar si nje pjese shume e rendesishme e edukimit te brezit te ri do te vazhdoje te jete ne fokusin e mbeshtetjes se Raiffeisen Bank edhe ne te ardhmenâ€, tha Z. Whittle ne fjalen e tij.
Pjese e Ekipit Olimpik shqiptar ishte edhe nje pjesetar i stafit te Raiffeisen Bank, Taulant Stermasi me cilesine e trajnerit te atletes Klodiana Shala. Atletja ka marre pjese me trajnerin e saj Stermasi ne Lojrat Olimpike te Sidnejit 2000. Athines 2004, etj. Ekipi Olimpik Shqiptar perbehej nga 11 atlete dhe trajneret e tyre perkates te cilet performojne ne fusha te ndryshme si atletike, peshengritje, not, qitje, etj.