Raiffeisen Bank ka kenaqesine te njoftoje se ka transferuar Agjencine se saj tek Stadiumi Dinamo, ne ambjentet e reja prane kryqezimit te Komunes se Parisit me Rrugen Muhamet Gjollesha. Banka ofron tashme nje ambjent te ri per te gjithe klientet e saj me nje model te ri sherbimi, me qellim permiresimin e standardit te sherbimit ndaj klientit.
Agjencia e re, ofron nje hapesire me te madhe sherbimi, me permiresime te dukshme krahasuar me agjencine e meparshme. E ndodhur ne nje zone te madhe rezidenciale dhe sherbimesh, ne kete agjenci do te ofrohen produkte dhe sherbime bankare si per klientet ekzistues dhe per ata te rinj.
Raiffeisen Bank, e cila eshte e angazhuar ne ofrimin e nje game te plote produktesh dhe sherbimesh bankare, per te permbushur sa me mire kerkesat gjithnje ne rritje te klienteve te saj.
Raiffeisen Bank eshte banka me rrjetin me te madh te degeve ne Shqiperi dhe numeron 89 dege dhe agjenci te shperndara ne te gjithe vendin.